Ndryshojnë rregullat për marrjen e provimit të patentës

585
Sigal

Ndryshojnë rregullat për marrjen e provimit të patentës

Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor pritet të implementojë për herë të parë në rajon një sistem monitorimi të testimit të praktikës për të marrë lejen e drejtimit. Si fillim kjo do bëhet e mundur vetëm për lejen e drejtimit për kategorinë B, pra autoveturat. Sipas postimit të DPSHTR-së, monitorimi do të jetë 360 gradë me audio dhe figurë si dhe do ketë gjurmim me GPS të vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar. Mesa duket kohëve kur jepeshin para për të marrë patentën, i ka ardhur fundi, pasi ky sistem pritet të inkorporohet që nga vjeshta e këtij viti.

Risitë

-Monitorim 360 gradë me audio dhe figurë;

-Livestreaming në kohë reale;

-Gjurmim me GPS i vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar;

-Menaxhim dhe analizë e videove;

-All in One Mobile Camera FULL HD (NVR).