Ndryshojnë datat e provimit të lirimit, për klasat e 9-ta

138

Njësoj siç bëri pak ditë më parë me maturën shtetërore, ministria e Arsimit ka ndryshuar edhe datat e provimeve të lirimit, për klasat e 9-ta.

Sipas këtij vendimi të marrë nga MAS mësohet se provimi i parë, ai i lëndës ‘Gjuhë e huaj’, i cili ishte parashikuar të zhvillohej më 10 qershor, do të jetë më 13 qershor.

Provimi i dytë i lëndës ‘Gjuhë Shqipe’, do të zhvillohet më 18 qershor dhe ai ‘Matematikës’, do të jetë më 21 qershor.

Ndërsa për sa i përket lëndës së gjuhëve të huaja, nga udhëzimi i MAS mësohet se provimet e detyruara janë: Anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.