Miratohen kuotat dhe tarifat për “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”

511
Sigal

Mbledhja e fundit, qeveria miraton 70 vendime

Qeveria në ikje “Berisha” u mblodh dje për të fundit herë, për të miratuar mbi 70 vendime, që nga zyrtarizimi i dorëheqjeve të zv/ministrave deri tek vendime të tjera të rëndësishme të karakterit ekonomik. Zyra e shtypit e Kryeministrisë zbardhi vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë. Një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj qeverie në ikje, ishte miratimi i kuotave të pranimit dhe tarifave në programet e dyta të studimit për master shkencor dhe profesional në sistemin me kohë të plotë dhe part-time në universitetet tona.

Qeveria miraton pensione të posaçme për disa personalitete

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e së enjtes, mori vendim për dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, një sërë personalitetesh. Emrat që përfitojnë nga ky vendim i marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë në ikje, vijnë nga fusha e artit e sportit, e letërsisë, nga shtresa e të përndjekurve politikë etj. Konkretisht përftojnë shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, Pali Kuke, Luan Myftiu, Reshat Kripa, Flamur Tartari, Flamur Shehu, Saimir Maloku, Ndoc Tusha, Filip Meshi dhe Nikolla Profkola.

Miratohet kalimi i pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informalë
Këshilli i Ministrave mori vendimin për:
1. Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për:
a)    Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 2, 1 (një) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1450 (një mijë e katërqind e      pesëdhjetë) m²;
b) Drejtorinë e ALUIZNI-t Kavajë, 2 (dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 289,85 (dyqind e tetëdhjetë e nëntë presje tetëdhjetë e pesë) m²;
c) Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës, 21 (njëzet e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4764 (katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër) m²;
ç) Drejtorinë e ALUIZNI-t Shkodër, 37 (tridhjet e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 13971,5 (trembëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e një presje pesë) m²;
d) Drejtorinë e ALUIZNI-t Lushnjë, 2 (dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 362,5 (treqind e gjashtëdhejtë e dy presje pesë) m²;
dh) Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan (2), 18 (tetëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4374,65 (katër  mijë e treqind e shtatëdhjetë e katër presje gjashtëdhjetë e pesë) m²;
e) Drejtorinë e ALUIZNI-t Gjirokastër, 1 (një) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 246 (dyqind dyzet e gjashtë) m²;
ë) Drejtorinë e ALUIZNI-t Fier 1, 11 (njëmbëdhjetë) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2557,9 (dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë) m²;
f) Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlora 1,  2 (dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 362,5 (treqind e gjashtëdhjetë e dy presje pesë) m²;
g) Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlora 2,  3 (tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 868 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë) m²;
gj) Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 3, 1 (një) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 16.1 (gjashtëmbëdhjetë presje një) m²;
h)Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 1, 1 (një) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 324.4 (treqind e njëzet e katër presje katër) m².

Vendim për shpërblimin e pronarëve që preken nga ndërtimet informale

Këshilli i Ministrave mori vendimin për:

1.    Shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në Shkodër, Durrës, Elbasan, Dibër,Vlorë dhe Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen me këste nga fondi i kompensimit, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i parcelave ndërtimore, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen  prej 9 624.69 (nëntë mijë e gjashtëqind e njëzet e katër pikë gjashtëdhjetë e nëntë) m² tokë truall, me vlerë të përgjithshme   prej 157 279 345.49 (njëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e treqind e dyzet e pesë pikë dyzet e nëntë) lekësh.

2. Vlera e përgjithshme e shpërblimit të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, të parashikuar nga ligji nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”.

3. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me këtë vendim, të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar në pronësi të shtetit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.