Miratohen 1305 kuotat për Doktoratën dhe tarifat e studimit

515
Sigal

ZYRTARE/Këshilli i Ministrave miraton kuotat për ciklin e tretë të studimeve

 Ditën e djeshme Këshilli i Ministrave ka kuotat e pranimit dhe të tarifat e shkollimit, në programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2012-2013. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34 dhe 75 të ligjit  nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kuotave të pranimit, gjithsej 1305, në programet e studimeve të ciklit të tretë, doktoratë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2012-2013, nga të cilat:

a.1141 kuota për kandidatët brenda territorit të vendit

b.154 kuota për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit

c. 10 kuota për shtetasit e huaj

2.Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit, të përcaktuara në germën a) të pikës 1 të këtij vendimi, të ndara sipas programeve të studimit, pasqyrohen në kolonën D të tabelës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.

3.Kuotat e pranimit për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit, të përcaktuara në germën b) të pikës 1 të këtij vendimi, të ndara sipas programeve të studimit, pasqyrohen në kolonën E të tabelës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.

4.Kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, të përcaktuara në germën c), të pikës 1, të këtij vendimi, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ato shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe, si dhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe  Shkencës nga persona të interesuar.

Tarifat e studimit

Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë të doktoratës, të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, është 216 320 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet) lekë. Tarifa e shkollimit paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Efektet financiare, për zbatimin e këtij vendimi, përballohen nga buxheti i secilit institucion publik të arsimit të lartë, pa efekte buxhetore shtesë.