Ministrja Shahini: Sondazhi Kombëtar i Studentëve dikton nevojat në universitete

507
Sigal

“Pakti për Universitetin”/ Ministrja Shahini takon pedagogët e Universitetit “Ismail Qemali”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini është takuar me pedagogët e Universitetit të Vlorës, ku i ka informuar rreth rezultateve të Sondazhit Kombëtar të Studentëve.

Ajo e ka cilësuar si shumë të rëndësishme që mesazhi i qartë i studentëve të lexohet po aq qartë edhe nga ana e universiteteve në Shqipëri.

Sipas sondazhit, studentët deri diku janë të kënaqur me pedagogët e tyre dhe ky vjen si një lajm pozitiv për Institucionet Arsimore të Larta në Shqipëri.

Por ministrja e vë theksin tek përmirësimi i ofertës së universiteteve në lidhje me programet që kanë vlerë për zhvillimin ekonomik dhe social të qarkut të Vlorës në veçanti dhe Shqipërisë në përgjithësi.

 

Ajo nënvizon se programet e reja duhet të kenë syllabuse apo përmbajtje mjaft të mirë, në mënyrë që të fuqizojnë pjesën e praktikës dhe të bëjnë lidhjen me prioritetet kombëtare për zhvillim ekonomik. Ministrja Shahini ka premtuar se udhëzimi për hapjen e programeve të studimit do të botohet së shpejti,  me shpresën që të ndihmojë në përmirësimin e aplikimeve që vijnë nga universitetet.