Ministrja Nikolla: Fituesit e fundit të maturantëve do të shpallen më 16 tetor

477
Sigal

Gazeta Telegraf/

Dezdemona Porja

 Ministrja e Arsimit
dhe Sportit, Lindita Nikolla, në një dalje publike, ka sqaruar maturantët në
lidhje me raundin e dytë të pranimeve në programet e studimit. “Ministria e
Arsimit dhe Sportit, në funksion të këtij procesi ka vënë në përdorim një
program të kompjuterizuar që është i lidhur me të gjitha sekretaritë e njësive
kryesore ku bëhen regjistrimet. Çdo përditësim lidhur me regjistrimet e kandidatëve
do të bëhet në kohë reale. Kjo do të lejojë edhe kontrollin në kohë reale të
veprimeve të kryera nga të gjithë kandidatët në programet e ndryshme të
studimit, për të cilat jeni të interesuar dhe për pasojë, operimin e
menjëhershëm në përgjigje të veprimeve të kërkuara nga kandidatët apo
sekretaritë mësimore. Nisur nga fakti se preferencat tuaja janë shprehur përmes
aplikimeve me shumë alternativa, shanset për të fituar janë mjaft të gjera. Nga
ana tjetër,  është e kuptueshme që do të
ketë kandidatë që do të fitojnë më shumë se një alternativë duke bllokuar më
shumë kuota. Asnjë panik”, deklaroi Nikolla.

Ministria e Arsimit
dhe Sportit gjithashtu bën me dije se raundi i dytë vijon me fazat e mëtejshme
të uljes së vizës për kandidatët fitues, duke vendosur në dispozicion të gjitha
kuotat e mbetura të paplotësuara për çdo program studimi, deri në plotësimin e
të gjitha këtyre kuotave nga kandidatët e ankuar në listën përfundimtare të
shpallur më datë 12 tetor 2016 nga institucionet e arsimit të lartë. Pra, nuk
do të ketë kuota të paplotësuara në të gjitha ato programe ku ka kandidatë të
rankuar në lista. Asnjë shqetësim dhe për kandidatët që kanë rezultuar jo
fitues deri në fund të raundit të dytë! Kandidatët që kanë rezultuar jo fitues
deri në fund të raundit të dytë duhet të presin fazat pasardhëse, pasi për
regjistrimet në përfundim të çdo faze mundësitë shfaqen në fazën e mëpasshme,
në fillim të saj, si dhe gjatë regjistrimeve në kohë reale më pas. Sipas
Nikollës, ulja e vizës së fituesit të fundit do të bëhet pas mbylljes së
procesit të regjistrimeve për raundin e dytë, më datë 16 tetor 2016 dhe do të
pasohet nga dy nën faza të tjera 2-ditore, gjatë të cilave do të plotësohen të
gjitha kuotat e mbetura pa plotësuar.

 

 

 

Një deputet i “Rilindjes” në qershor 2017 shkon drejt LSI

 

“Turp, na vunë njollën e zezë me hashashin”

 

 

Som

Deputeti mendon se “rruga e vetme dhe e drejtë do të
ishte dorëheqja urgjente e të paktën tre ministrave, ku e para duhej të ishte
ajo e Sajmir Tahirit, dhe gjithë shpurës së tij, që kanë marrë përsipër të
mbushin thasët me para hashashi, pavarësisht se i vunë njollën e zezë vendit,
qeverisjes dhe ligjvënësve të mazhorancës, imazhit të shqiptarëve në botë

 

Duket se turpin që
hashashi po i vë vendit, politikës qeverisëse dhe segmenteve të caktuara edhe
në strukturat e Policisë Shtetit, nuk duan ta kapërdijnë edhe një pjesë e mirë
edhe nga deputetët e pa përfolur të Rilindjes. Një deputet i shumicës socialiste,
që ka garuar dy herë dhe ka fituar me shumicë vota në qarkun e Elbasanit, ka
shprehur indinjatën e tij të ligjshme lidhur 
me situatën në të cilët ndodhet vendi, imazhi i tij, dhe ai i qeverisë
aktual në sytë e popullit dhe ndërkombëtarëve. “Nuk mund të pajtohem kurrsesi
me një situatë të tillë, kur konstatoj nga 
informacionet në rrugë operative dhe ato zyrtare se si vendi po mbushet
në çdo cep me parcela me hashash, nuk mund të pajtohem intelektualisht dhe
politikisht me implikimin e emrave dhe segmenteve të ndryshme të policisë,
ushtrisë, politikës, qeverisë vendore dhe asaj qendrore. Lidhur me kultivimin
dhe trafikun e hashashit, ndaj kam vendosur të bëj zgjedhjen time, largimin nga
PS në 2017, dhe afrimin pa asnjë mëdyshje tek LSI”- deklaroi për “Telegraf”
deputeti aktual

i shumicës, i cili
nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndonjë hakmarrje  politike apo edhe familjare. Duke shprehur
indinjatën e tij, deputeti që realisht bën pjesë tek ajo pakicë e atyre
ligjvënësve që kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe të forta me elektoratin e
tyre, për shkak të qëndrimit larg nga klanet e rrezikshme, u shpreh se “nuk ka
ditë të mos dëgjoj, të mos marr telefonata 
dhe sms nga miq, shokë, votues të mi, për të mësuar fakte skandaloze,
për mbjelljen e parcelave të dikurshme të grurit dhe misrit, tashmë me “bimën”
e hashashit, nuk e kuptoj çfarë është kjo lukuni, kjo babëzi e padëgjuar që ka
prekur edhe qeveritarët, që në 2013 erdhën me tjetër program, apo edhe zyrtarë
të këtij shteti, që duke shkelur ligjet e vendit, duke diskredituar figurën dhe
emrin e tyre, kërkojnë të bëhen milionerë me para droge, me mbështetje
trafikantësh, jo kjo nuk është në agjendën time, jo kjo nuk është rruga ime
politike, jo kjo nuk është rruga ime drejt karrierës, pasi  jam intelektual, jam dinjitoz, dhe kam
firmosur në 2013 një program tjetër nga ky që sot po u bëhet prezent
shqiptarëve, përmes kultivimit dhe pasurimit 
përmes  korrupsionit, hashashit”.
Deputeti mendon se “rruga e vetme dhe e drejtë do të ishte dorëheqja urgjente e
të paktën tre ministrave, ku e para duhej të ishte ajo e Sajmir Tahirit, dhe
gjithë shpurës së tij, që kanë marrë përsipër të mbushin thasët me para
hashashi, pavarësisht se i vunë njollën e zezë vendit, qeverisjes dhe
ligjvënësve të mazhorancës, imazhit të shqiptarëve në botë. E dini, para 1
muaji isha në Kanada tek njeriu im i afërt, dhe sapo morën lajmin se isha
deputet në Parlamentin e Shqipërisë, erdhën dhe më takuan, por edhe më pyetën
shqiptarë dhe vendas atje, “kemi dëgjuar se Shqipëria po mbulohet nga hashashi,
e vërtetë është, si ka mundësi nuk vepron shteti fare atje ”. U vura në siklet,
por realitetin nuk mund ta mbuloja me gjethe fiku, ndaj u thashë nga turpi se
,” qeveria po punon”. Duke vazhduar bisedën, deputeti që shpërtheu në akuza dhe
deklarata tha se “shpesh pendohem që i hyra 
politikës, pasi do të ishte më mirë për mua të vazhdoja rrugën time në
profesionin tim, nga ku ndjehesha i qetë, i vlerësuar, i nderuar, dhe larg skenarëve
dhe intrigave klanore dhe të ndyra me të cilat jetojnë sot shumica e atyre që i
thonë nga mëngjesi deri në darkë “lepe-peqe” kryetarit apo sejmenëve të tij,
dhe meqë ra fjala , Blushi sapo hapi rrugën i pari, mendoj se pas tij rrjedhja
pritet të jetë më e madhe nga kjo shumicë të cilën Rilindja, po e diskrediton
çdo ditë në sytë e

shqiptarëve dhe
ndërkombëtarëve”.      

 

 

Brenda Dhjetorit do jetë gati sistemi i ri i adresave, në
të kundërt gjoba

 

Të gjitha njësitë
vendore në Shqipëri do të duhet të pajisin çdo objekt, me një adresë të saktë
brenda datës 31 dhjetor të këtij viti. Ligji i ri që ka hyrë në fuqi parashikon
sanksione që pothuajse u dyfishuan. Kështu nëse për një objekt ekzistues nuk
vendosen adresat, njësia administrative gjobitet me 100,000 lekë nga rreth
50,000 që ishte më parë. Për godinat e reja, ligji parashikon që duhet të
pajisjen me adresa që në momentin që marrin lejen e ndërtimit dhe në rast se
kjo nuk zbatohet, gjoba shkon në 50,000 lekë. Këto sanksione mund të ankimohen
në gjykatat administrative. E nëse bashkitë do të dështojnë në realizimin e
këtij detyrimi, atëherë në ‘lojë’ hyn institucioni i prefekturës. Ja çfarë
duhet të përmbajë një adresë: emri i njësisë së vetëqeverisjes vendore, në të
cilën ndodhet ndërtesa; emri i njësisë administrative, në të cilën ndodhet
ndërtesa; emri i qytetit ose fshatit ku ndodhet ndërtesa;emri i bulevardit,
rrugës, rrugicës, sheshit ose parkut ku ka daljen ndërtesa dhe përcaktohet
vetëm me njërin nga elementet e mësipërme. Emri formohet nga shkronja të
alfabetit shqip dhe numra arabë, por jo vetëm me numra; numri rendor i
ndërtesës, bulevardit, rrugës, rrugicës, parkut ose sheshit. Ky numër rendor
mund të jetë: një numër natyror; dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e
fraksionit (/);numri i hyrjes, që shërben për identifikimin e hyrjes në të
njëjtën ndërtesë. Ky numër rendor, mund të jetë: një numër natyror; dy numra
natyrorë, të ndarë me shenjën e fraksionit (/);numri i apartamentit, që shërben
për identifikimin e një banese/biznesi në një hyrje të ndërtesës. Ky numër
rendor mund të jetë: një numër natyror; dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën
e fraksionit (/);kodi postar, i miratuar.

D. Porja