Ministrja Lindita Nikolla në shkollën “Çajupi”, në aktivitetin “Ditët e Hapura të Shkollës-Qendër Komunitare”

569
I iniciuar rreth tre vite më parë projekti i “Shkollës Qendër Komunitare” , projekti i së ardhmes dhe transformimi i ambientit të shkollës në një mjedis, jo vetëm mësimi, por dhe edukimi e rivitalizimi, ka qenë dhe mbetet një prej prioriteteve ambicioze të ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në kuadër të këtij projekti në ambientet e gjimnazit “Andon Z. Çajupi” u zhvillua aktiviteti “Ditët e Hapura” pjesë e programit të MAS për “Shkollën Qendër Komunitare”. Vazhdimësia dhe suksesi i këtij projekti ka bërë që vit pas viti, të rritet edhe numri i mbështetësve të vizionit tonë, qoftë nga vet komuniteti, por dhe donatorët e bashkëpunëtorët tanë. Falë mbështetjes së projektit IADSA, sot kemi në këto ambiente një Qendër të re Burimore të ShQK-së, një hapësirë e dedikuar e shkollës për organizimin e aktiviteteve dhe shërbimeve komunitare me fokus të larmishëm dhe pjesëmarrje të gjerë të komunitetit. E pranishme në aktivitet ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, theksoi se ky projekt është shoqëruar me investime të shumta që në fillim duke përfshirë periudhën 2014 – 2016 në të cilën janë financuar 126 ndërtime dhe rikonstruksione shkollash (përfshirë dhe palestrat e tyre) si dhe 43 terrene sportive në 12 qarqe në vend. Ministrja e Arsimit në fjalën e saj vuri theksin tek fakti, se në këto vite është rritur numri i Shkollave Qendër Komunitare nga 60 në 225 brenda vitit 2016, duke synuar që brenda vitit 2017 ta çojmë këtë numër deri në 350 të tilla. Përfaqësuesja e projektit IADSA, Mariarita Capirici, në fjalën e saj theksoi, se falë mbështetjes së qeverisë shqiptare e Ministrisë së Arsimit, Projekti i “Shkollës Qendër Komunitare” ka sjellë përmirësim të cilësisë në arsim.
Sigal