Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë reagon mbi akuzat për testin e lirimit të klasave të 9-ta

595
Sigal

Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë (MASR), me keqardhje edhe njëherë reagon ndaj shpifjes më të fundit në lidhje me testin e lirimit të klasave të 9-ta, duke i bërë me dije opinionit publik se testi i botuar nuk është testi i administruar!

Nënvizojmë se kjo është shpifja e rradhës e opozitës jashtë-parlamentare që ka për qëllim të vetëm krijimin e panikut, te cilën e dënojmë fuqishëm!

MASR dënon aktet e vazhdueshme të politikanëve opozitarë që zgjedhin të politizojnë edhe procese krejt teknike siç është testi i lirimit të klasës së 9-të! Gjithsesi, nuk duhet të çuditemi për sulme të tilla të pakuptimta dhe aspak të nevojshme, pasi ata që djegin e dëmtojnë shkolla nuk mund të mbrojnë kurrë të ardhmen e të rinjve tanë!