Ministria e Arsimit shpall listën përfundimtare e 31 mijë fituesve në Universitete, për vitin akademik 2013-2014

658
Sigal

Zyrtare/Ja pikët e fituesit të fundit sipas degëve

Ministri e Arsimit dhe e Sportit ka shpallur dje listën përfundimtare të fituesve në universitetet publike, ndërsa nga datat 8-13 tetor bëhet regjistrimi i të gjithë studentëve me dokumentacionin e plotësuar. Të gjithë maturantët që nuk kanë mundësi të shohin listat e afishuara nëpër Fakultetet përkatëse, Ministria e Arsimit i ka publikuar në versionin online. Ndërsa për maturantët të cilët nuk kanë mundësi të shohin online nëse janë fitues apo jo, gazeta “Telegraf” publikon pikët e fituesit të fundit për çdo degë dhe vetë maturantët me pikët e tyre  e llogarisin se në cilën degë kanë fituar, duke pasur parasysh dhe renditjen e preferencave. Ndërkohë, sipas udhëzimit të MAS, “Institucionet publike të arsimit të lartë dhe DAR/ZA shpallin në vende të dukshme listat përfundimtare brenda datës 2 tetor 2013. Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga datat 8-13 tetor 2013, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, të pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtëm: a) dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit (e panoterizuar); b)2 fotografi; c) mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekësh, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IPAL përkatëse. Gjatë kryerjes së procedurës së dorëzimit të dokumentacionit plotësues, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues dhe sekretarisë mësimore. Institucionet publike të arsimit të lartë të dorëzojnë pranë AKP-së deri në datën 14tetor 2013 listat përfundimtare të studentëve të regjistruar, për çdo program studimi, të ciklit të parë me kohë të plotë, sipas udhëzimit nr.45, datë 19.12.2011 “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit”, i ndryshuar, në formë shkresore dhe elektronike”.

Formulari A3

Këtë vit pritet që të zënë vend në auditore rreth 31 mijë të rinj në sistemin me kohë të plotë, ndërkohë që ata që nuk do të kenë mundësi të fitojnë në fazën e parë, në të dyja raundet, do të kenë një shans të dytë nëpërmjet plotësimit të formularit A3. Por në këtë rast ata do të jenë të kushtëzuar të zgjedhin mes kuotave që do të rezultojnë të paplotësuar në fakultetet përkatëse dhe jo në bazë të meritë-preferencës.

Sistemi part-time

Të gjithë ata studentë që nuk rezultojnë fitues në sistemin me kohë të plotë kanë mundësi të aplikojnë në sistemin part-time. Ministria e Arsimit ka miratuar kuotat për këtë sistem part-time, ku mund të aplikojnë ata që nuk shpallen fitues në sistemin e ditës. Ndërkohë në total për të gjitha universitete publike të vendit janë aprovuar rreth 8,522 kuota studimi për ciklin part-time.

listën e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf