Ministria e Arsimit nis testimin sipas portalit “Mësues për Shqipërinë”, pikët dhe provimi i 21 janarit

500
Sigal

 

Ka përfunduar faza e parë e konkurrimit për këto vende të lira pune. Drejtoritë arsimore kanë vlerësuar me pikë të gjitha dosjet e mësuesve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e kësaj gare për punësimet e reja të 2017-ës. “Të gjithë kandidatët që kanë dorëzuar dosjen e aplikimit të fazës së parë, duhet të paraqiten pranë drejtorive arsimore në datat 6 deri në 9 dhjetor, për të marrë rezultatet e pikëve, me të cilat do të hyjnë në provimin e 21 janarit. Pas mbylljes së fazës së parë të konkurrimit me vlerësimin e dosjeve të kandidatëve nga drejtoritë dhe zyrat arsimore rajonale, nis edhe faza e dytë e këtij procesi, i cili ka të bëjë me provimin e datës 21 janar 2016. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin e aplikimit, të gjithë mësuesit që kualifikohen nga drejtoritë e arsimore pas  shqyrtimit të dosjeve të aplikimit. Testimi do bëhet në të njëjtën ditë dhe orë në të gjithë drejtoritë arsimore të vendit, në zbatim të portalit “Mësues për Shqipërinë”.