Ministria e Arsimit braktisë fëmijët e ngujuar

596
Sot rreth 500 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor, ku 30 mijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Por ky fillim viti shkollorë është përfshirë edhe nga disa problematika, përveç kushteve skandaloze në disa shkolla ku rrezikohet seriozisht procesi mësimorë, shqetësim vijon të mbetet shkollimi i fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja, mos shkollimi i komunitetit rom si dhe rënia e numrit të nxënësve për shkak të largimit drejt vendeve të Bashkimit Europian për të kërkuar azil. 
Ministria e Arsimit braktis fëmijët e ngujuar
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla përshëndeti dje startimin e fillimit të vitit të ri shkollor, por në deklaratën e ministres nuk kishte hapësirë për rreth 35 mijë fëmijë të ngujuar në zonat e veriut. Kjo plagë shekullor, e cila privon nga shkollimi një numër të madh fëmijësh ende nuk ka marr një zgjidhje konkrete nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria. Prej 25 vitesh nuk ka shifra të sakta për familjet e ngujuara në veriun e Shqipërisë, ndërsa shumë fëmijë mbesin pa u arsimuar siç duhet dhe nga ana tjetër shteti shqiptar nuk e njeh zyrtarisht fenomenin e gjakmarrjes. Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) vetëm pak ditë më parë publikoj vendimin për kategoritë që përfitojnë tekstet shkollore falas, ndërsa fëmijët e ngujuar nuk bënin pjesë në këtë kategori. Ja kush përfiton tekste shkollore falas sipas MAS: Familjet që vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara të lindur ose të bërë të tillë. Fëmijët që vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti, fëmijët e moshës shkollore të arsimit bazë, viktima të trafikimit, të cilëve u ofrohet ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit. Fëmijët e moshës shkollore të arsimit bazë, që gëzojnë statusin e viktimës/viktimës së mundshme të trafikimit.
Individët e moshës shkollore të arsimit bazë, të cilët janë në institucionet e paraburgimit/vuajtjes së dënimit. Fëmijët e moshës shkollore të arsimit bazë, të shtruar në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza.
Fëmijët e policëve të rënë në detyrë. Për çdo fëmijë që është i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje dhe fëmijët e komunitetit Rom 
Bie numri i nxënësve në shkolla, shkak largimi për azil 
Shqipëria është përfshirë që nga fillimi i vitit 2015 nga një valë largimesh drejt bashkimit Europian për azil si pasojë e numrit të lartë të papunësisë dhe kushteve të vështira ekonomike. Ndërkohë edhe për muajin gusht sipas statistikave të publikuara nga Gjermania, Shqipëria vijon të renditet e dyta në listë sa i përket numrit të lartë të kërkesave për azil në këtë shtet. Por largimi masiv i shqiptarëve ka ndikuar edhe në rënien e numrit të nxënësve të regjistruar për të vazhduar vitin shkollorë 2015-2016. Ndërsa sot nise viti i ri shkollor, në qarkun e Kukësit vihet re përgjysmim i regjistrimit te nxënësve ne klasat e 10-ta ne krahasim me numrin e atyre qe përfunduan ne qershor ciklin 9-vjeçar. Burime nga Drejtoria t Arsimore bëjnë me dije për gazetën “Telegraf” se ulja e numrit të nxënëseve vjen për disa arsye, por ndikim te madh ka pasur largimi i shume familjeve për te kërkuar azil ne vendet e BE-së. Por jo vetëm qarku i Kukësit ka pësuar reduktim të numrit të nxënësve, bëhet e ditur se shumë shkolla janë përfshirë nga ky fenomen, kryesisht shkollat e zonave të cilat janë prekur më shumë nga numri i lartë i personave të larguar për të kërkuar azil. Ndërkohë që vjet ministrja e Arsimit uroj rreth 540.000 nxënës për fillimin e vitit të ri shkollorë dje Nikolla uroj 488.938 të tillë, rreth 52 mijë nxënës më pak se vitin e kaluar. Por problem shqetësues vijon të mbetet edhe mos shkollimi i fëmijëve të komunitetit Rom. Në shkollën “Naim Frasheri” në qytetin e Korçës, shkolle me nxënës të komunitetit rom dhe egjiptiane, ne regjistra figurojnë çdo vit shkollor 270 nxënës, por gjate vitit nuk vijnë as gjysma e tyre. 
Të dhëna nga MAS për vitin shkollorë 2015-2016
Numri i nxënësve që ulen në banka ditën e parë të shkollës është në total 488 938 nxënës. Ndër këto Arsimi Parashkollor ka 58 032 nxënës, Arsimi Bazë 319 066 nxënës, Arsimi i Mesëm me Kohë të Plotë 108.636 nxënës, Arsimi i Mesëm me Kohë të Pjesshme 3,204 nxënës. Janë gjithsej 18 shkolla të reja të përfunduara dhe tashmë të vëna në shfrytëzim për vitin e ri shkollor. Janë rikonstruktuar 44 shkolla, dhe këto të përfunduara e tashmë në dispozicion për këtë vit shkollor dhe janë ndërtuar 44 terrene sportive që do të garantojnë zhvillimin cilësor të orës së edukimit fizik, si dhe orët e sportit në kuadër të programeve të Shkollës Qendër Komunitare. Janë gati 120 laboratorë me infrastrukturë bashkëkohorë, për procesin e digjitalizimit (klasat inteligjente), ku mësimi i lëndëve të Matematikës, Letërsisë, Kimisë, Biologjisë , Arteve dhe IT-së, do të pilotohet në 60 shkolla për klasat e 10-ta, nga te cilat përfitojnë 16 mijë nxënës. Platformat dhe librat digjital për të 6-ta këto lëndë do të jenë në shërbim të mësuesit dhe nxënësit. Këtë vit shkollor gjithashtu garantohet transporti për 32.000 nxënës që kanë vendbanimin mbi 2 km nga shkolla si dhe transportin e 12.000 mësuesve që punojnë mbi 5 Km nga vendbanimi/qendra e përhershme e punës në shkollë”. Në kuadër të reformës së re kurikulare, për herë të parë këtë vit shkollor 76 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të klasës së parë dhe të gjashtë. Ndërsa 600 tituj tekstesh shkollore me probleme janë hequr nga katalogu i teksteve mësimore. 
Sigal