Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, memorandum bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës

511
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave,
Z.Edmond Panariti, nënshkroi sot memorandumi e bashkepunimit me Universitetin
Bujqësor të Tiranës, ceremoni kjo e zhvilluar në kuadër të 65-vjetorit të
krijimit të këtij të fundit.

Ministri Panariti dhe Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu firmosën
memorandumin në prani të qindra pjesmarrëve, pedagogë dhe ish-pedagogë të këtij
universiteti.

Memorandumi konsiston në bashkëpunimin për sistemin e laboratorëve të UBT-së,
të cilët do të futen në rrjetin e analizimit dhe kontrollit të produkteve bujqësore,
blegrotale, bimeve, farave e fidaneve. Memorandumi parashikon gjithashtu edhe
bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë dhe UBT-së në fushën e bujqësisë, si
dhe bashkëpunimin në nivel ekspertësh, në e kuadër të negociatave të Shqipërisë
për aderimin në BE