Mimoza Kuqi Demollari, drejtoresha e re e DAR-Tirana

1247
Sigal

Mbyllen finalet publike. Zgjidhen 13 drejtuesit e drejtorive arsimore në  të gjithë qarqet

Mimoza Kuqi Demollari shpallet fituesja e konkursit dhe do të udhëheqë Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë. Në përfundim të votimit të zhvilluar, juria bëri të ditur se 6 kandidatët e tjerë ishin votuar me nga një votë, ndërsa Demollari me katër vota duke u emëruar në krye të DAR, në kryeqytet. Gjatë ceremonisë ku u zhvillua konkursi, nga ana e një kryesie qytetarësh të përzgjedhur nga Ministria  e Arsimit, morën pjesë, Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla. Kreu i Ekzekutivit në fjalën e tij se fituesi i këtij konkursi nuk duhet të më falënderojë mua, por përpjekjen, mundin dhe sakrificën e tij gjatë rrugëtimit për të marrë një përgjegjës kaq të rëndësishme. “Ky proces që hedh sot hapin e parë ka në fokus të tij largimin njëherë e përgjithmonë të arsimit nga politika. Ne, theksoi Rama, duhet ta kthejmë arsimin në një institucion model ku të rinjtë vjelin dije dhe bëhen të dobishëm për shoqërinë, duke ju larguar errësirës”. Ministrja Nikolla nga krahu tjetër tha se shumë shpejt pritet të nisë një reformë që përfshin prindërit në vendimmarrje. “Në ditët në vijim do të nis procesi informimit për të gjithë komunitetet tona, për rolin e ri që do të marrin prindërit në përzgjedhjen e mësuesve. Pasi prindërit do të jenë vendimmarrësit kryesor në jetën arsimore të fëmijës së tyre”, theksoi ajo. Procesi për përzgjedhjen e Drejtorëve Arsimor Rajonal me zgjedhjen e drejtores të DAR-Tiranë shënoi dhe fazën përmbyllëse të saj. Konkursi që u zhvillua në Universitetin e Arteve, nga gjashtë kandidatë finalistë u përzgjodh Drejtori i ri i DAR në Tiranë. Gjatë këtij procesi janë paraqitur 220 kandidatë, 28 prej tyre ishin pjesë e konkursit për Tiranën, ndërsa në fund mbetën vetëm gjashtë finalistë. Kandidatët, përpara se të kalonin në përzgjedhjen finale, kaluan një sërë testesh të cilat u vlerësuan nga një kryesi qytetarësh, të cilët sot përzgjodhën Mimoza Kuqi Demollari për të kryesuar DAR Tiranë. Me finalen publike te Tiranës ka përfunduar edhe procesi i zgjedhjes së 13 drejtuesve të arsimit në të gjithë qarqet.

Nikolla: Gjetëm një sistem arsimor të rrënuar

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se puna për reformim në sistemin arsimor nuk mund të nisej me emërime pa u bërë më parë monitorimi i situatës. “Nuk përbënte habi për ne por ndjemë keqardhje se si shkeljet e konstatuara ishin në përputhje me ato çka kishin deklaruar prindër e nxënës. Gjetëm një sistem arsimor tejet të korruptuar. Një institucion arsimor të dominuar nga politika dhe larg misionit të saj. Procesi faza përmbyllëse e konkurrimit po zhvillohet sot si e fundit etapë e një rrugëtimi në të gjithë vendin. Ne kemi shprehur vullnetin e qartë për t’u distancuar nga e kaluara dhe vendosjen e një standardi të ri të konkurrencës dhe gjithë përfshirjes. Konkurruan 220 kandidatë nga e gjithë Shqipëria. Janë 13 drejtorë të zgjedhur por 13 drejtorë në provë për të realizuar ato që premtuan në sistemin arsimor”,- deklaroi Nikolla.

box

Ja drejtorët arsimorë të 13 qarqeve

DAR-Tirana: znj. Mimoza Kuqi Demollari

DAR-Elbasan: znj. Jonida Cungu

DAR-Tirana QARK: znj. Eglantina Metani

DAR- Berat: z. Selman Hodaj

DAR-Fier: z. Shkëlqim Hallkaj

DAR- Gjirokastër: znj. Lindita Rova

DAR- Vlorë: znj. Albana Hodaj

DAR- Dibër: z. Drini Gjeçi

DAR-Kukës: z. Ali Xhahu

DAR-Lezhë: z. Bardhok Pulaj

DAR-Durrës: znj. Lindita Muka

DAR- Shkodër: znj. Erieta Laçej

DAR-Korçë: z. Kristaq Grabocka