Mësuesit, emrat dhe datat për provimin e shtetit

552
Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, se ky provim do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Të gjithë kandidatët duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me 1 – Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); 2 – Kopje të Kartë ID ose Pasaportë; 3 – Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim; 4 – Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë e nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes. Gjithashtu, kandidatët duhet të kenë kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga Universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

QSHA -ja nuk do të mundësojë kandidatët të cilëve u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Sipas ligjit “Për profesionet e rregulluara” dhe rregullores “Për organizimin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara”, kandidatët që regjistrohen për provimin e shtetit, duhet të jenë të pajisur me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga IAL-të përkatëse.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
1 – Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s‘kualifikimi;
2 – Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;
3 – Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.




Sigal