“Mësues për Shqipërinë 2015”, sot nis testimi i kandidatëve

713
Sot zhvillohet testimi i kandidatëve për mësues që që konkurrojnë në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla do të monitorojë procesin e zhvillimit të testimit në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”.
Aplikimi në portalin mesues.arsimi.gov.al filloi më datë 4 dhjetor dhe vazhdoi deri më datë 12 dhjetor.
Renditja përfundimtare për çdo profil/lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë”.
Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.
Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit/lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucionet arsimore në prezencë të Komisionit të ngritur pranë Drejtorive/Zyrave Arsimore Rajonale.
Kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira në tri njoftime të njëpasnjëshme të komisionit.
Të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë” të vitit 2014 dhe nuk kanë mundur të jenë pjesë e sistemit arsimor, si dhe kanë vendosur të mbajnë pikët e fituara nga testimi i mëparshëm, aplikojnë nëpërmjet një shtojce të veçantë duke respektuar kërkesat e Udhëzimit Nr.38. Këta kandidatë pas vlerësimit përfshihen në renditjen përfundimtare për profil/lëndë nw DAR-in përkatës.
Procesi i testimit të aplikantëve në sistemin arsimor parauniversitar drejtohet nga MAS dhe organizohet e administrohet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) dhe DAR/ZA-të, si dhe do të monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
Sigal