Sigal

Puna për Maturën Shtetërore 2019 ka nisur më herët. Maturantët kanë filluar të plotësojnë formularin A1, fill pas pushimeve dimërore, që nga data 7 janar. Plotësimi i formularit A1 do të përfundojë në datën 15 janar. Secili maturant u pajis me një kod dhe aplikoi në platformën e-Albania.

Maturantët kanë 4 provime gjithsej: Gjuhë e Huaj, Gjuhë-Letërsi, Matematikë dhe lëndën me zgjedhje. Provimi i parë do të jepet në 7 qershor dhe i fundit në 24 qershor.

Maturantët japin përgjigje të ndryshme. Dikush nuk e ka plotësuar formularin A1 deri ditën e fundit, pasi thotë se janë shumë të rinj për të marrë vendime të mëdha për jetën.  Puna për maturën nis që kur nxënësi fillon shkollën e mesme dhe në fund të ciklit 3-vjeçar kemi një maturant më të mirëinformuar.