Matura Shtetërore 2014, testet dhe skema e vlerësimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

6997
Sigal

Rreth 45 mijë maturantë iu nënshtruan dje provimit të dytë të detyruar të Maturës Shtetërore 2014, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ministria e Arsimit ka publikuar testet dhe skemën e vlerësimit, Variantet A dhe B për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, sipas të cilëve do të bëhet dhe korrigjimi i provimeve. Gazeta “Telegraf”për t’i ardhur në ndihmë maturantëve që të llogarisin pikët e tyre, po zbardh skemën e vlerësimit të variantit A për gjimnazin, gjimnazin gjuhësor, seksionet dygjuhësh dhe pedagogjike, ndërsa skemat e tjera të vlerësimit: variantin B për shkollat e cituara më sipër, si dhe variantin A dhe B për shkollat profesionale, klikoni në: http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/shkolla/matura-shteterore

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

Varianti A

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike

PJESA I

Gjumi dhe shëndeti

Pyetja 1          D         1 pikë

Pyetja 2          C         1 pikë

Pyetja  3          A         1 pikë

Pyetja 4          B         1 pikë

Pyetja 5          B         1 pikë

Pyetja 6          B         1 pikë

Pyetja 7          C         1 pikë

Pyetja 8          3 pikë

– Teza: Nëse njerëzit nuk flenë çdo natë, ata dëmtojnë seriozisht shëndetin tyre.

– Argumente:

* mungesa e gjumit dëmton sistemin imunitar te njeriu;

* mungesa e gjumit mund të shkaktojë disa sëmundje;

* gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionimin e trurit;

* gjumi i pamjaftueshëm dëmton edhe kujtesën;

* mungesa e gjumit shkakton një nivel të rrezikshëm të hormonit të stresit, kortisolit.

1 pikë Nëse gjen tezën.

2 pikë  Nëse identifikon dy argumente në mbështetje të tezës.

OSE

1 pikë Nëse identifikon vetëm një argument.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Në përgjigjen e dhënë, nxënësi mund t’i marrë argumentet si fjali të gatshme nga teksti ose t’i perifrazojë.

Pyetja 9           2 pikë

– Arsyet:

* veprimtaritë e shumta shkollore (ndeshje sportive, studimi për provime);

* veprimtari në familje;

* veprimtari të ndryshme;

* detyrime familjare ose shkollore.

2 pikë  Nëse identifikon dy arsye, për shkak të të cilave njerëzit sakrifikojnë gjumin.

OSE

1 pikë Nëse identifikon vetëm një arsye.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë jep arsye që nuk i përmban skema, po që lidhen me tekstin e dhënë.

Pyetja 10         3 pikë

– Shkaku: për shkak se njerëzit nuk flenë çdo natë.

– Pasoja: ata dëmtojnë organizmin e tyre.

– Mjeti lidhëz gjuhësor: Raporti shkak – pasojë realizohet me anë të lidhëzave shkakore ose lidhëzave: meqenëse, për shkak se, ngaqë etj.

OSE

– Shkaku: për shkak se njerëzit ngrihen herët në mëngjes, qëndrojnë zgjuar deri natën vonë.

– Pasoja: ata humbasin gjumin.

– Mjeti lidhëz gjuhësor: lidhëza shkakore: meqenëse, për shkak se, ngaqë etj.

OSE

– Shkaku: për shkak se humbasin gjumin.

– Pasoja: njerëzit dëmtojnë shëndetin.

– Mjeti lidhëz gjuhësor: lidhëza shkakore: meqenëse, për shkak se, ngaqë etj.

1 pikë Nëse gjen shkakun.

DHE

1 pikë Nëse gjen pasojën.

DHE

1 pikë Nëse gjen lidhëzën shkakore ose thjesht shkruan lidhëz.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi e nxjerr raportin shkak – pasojë nga i gjithë paragrafi i parë. Realizimi i lidhjes mes tyre kërkon një lidhëz shkakore. Nxënësi e saktëson se cila lidhëz duhet në këtë rast ose thjesht shkruan: lidhëz shkakore ose lidhëz.

Pyetja 11         2 pikë

Teknikat e argumentimit:

– studimet e ndryshme;

– informacioni i nxjerrë nga referenca të ndryshme;

– argumente që sjellin të dhëna, fakte, shembuj;

– deklarimi i përfundimeve.

2 pikë Nëse identifikon dy teknika të argumentimit të përdorura nga autori.

OSE

1 pikë Nëse identifikon vetëm një teknikë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 12 (a)    1 pikë

– Fjalitë me shkronja të zeza shprehin argumentin ose idenë kryesore në mbështetje të tezës. Pjesa tjetër e paragrafit mbështet me citime, të dhëna, shembuj, fakte etj, pikërisht këtë argument ose ide të dhënë në fjalinë e parë të secilit paragraf.

*Ajo është çështja kryesore, pastaj pjesa tjetër është zhvillimi i saj.

* Ideja kryesore.

* Argumenti në mbështetje të tezës.

* Është tema e paragrafit.

1 pikë  Nëse tregon lidhjen midis fjalive me shkronja të zeza dhe pjesës tjetër të paragrafit.

0 pikë  Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 12 (b)    1 pikë

– Është i prodhim i përpiktë, origjinal, i thënieve të studiuesve apo studimeve, ku ai është mbështetur.

OSE

– Janë fjalë ose fjali të të tjerëve, saktësisht siç i kanë thënë ata.

OSE

– Fjalët ose fjalitë janë futur midis thonjëzave për të treguar burime ku autori është mbështetur.

OSE

– Janë thënie, citime të studiuesve për ta bërë argumentin më të besueshëm.

1 pikë Nëse tregon arsyen e përdorimit të thonjëzave.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 13         2 pikë

– Nxënësi i referohet përmbajtjes së paragrafit të fundit.

* Ky është paragrafi që bën përmbledhjen, përfundimin e tërë tekstit, në ndryshim nga pjesa tjetër e tij, ku shtjellohen argumentet kryesore, në mbështetje të tezës.

– Nxënësi i referohet anës gjuhësore të paragrafit.

* Në këtë paragraf kemi përdorimin e vetës së parë shumës, në ndryshim nga pjesa tjetër e tekstit. Ky përdorim thekson pikërisht gjithëpërfshirjen në përfundimin e arritur, pra që përfundimi u takon të gjithë njerëzve, edhe autorit bashkë me ta.

OSE

* Autori përfshin edhe veten në përfundim (duke nënkuptuar ndryshimin e vetës).

1 pikë Nëse, duke iu referuar përmbajtjes së paragrafit, shpjegon ku ndryshon ai nga pjesa tjetër.

DHE

1 pikë Nëse, duke iu referuar anës gjuhësore të paragrafit, shpjegon ku ndryshon ai nga pjesa tjetër e tekstit.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

PJESA II

Ismail Kadare Rënia e dëborës

Pyetja 14         B         1 pikë

Pyetja 15         A         1 pikë

Pyetja 16         C         1 pikë

Pyetja 17         B         1 pikë

Pyetja 18         D         1 pikë

Pyetja 19         C         1 pikë

Pyetja 20         2 pikë

– Sfondi:

* Natyrë dimri, e ftohtë, me erë, me borë. Të bie në sy një qiell i mbyllur, i hirtë, që në mëngjes shfaqet i zbehtë dhe i ftohtë.

– Ngjyra:

* Bazuar në poezi, ngjyra që sundon mund të jetë: gri (e hirtë), e bardhë.

1 pikë  Nëse përshkruan me pak fjalë sfondin që krijohet në poezi.

DHE

1 pikë  Nëse përcakton një ngjyrë që përfytyron nga leximi i poezisë.

0 pikë  Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 21         2 pikë

– Shumësi: erëra/t

– Shpjegimi stilistik

* Ky përdorim ruan më mirë ritmin e brendshëm të vargut, muzikalitetin e tij. Krijon efekt tingullor.

OSE

* Përdorimi i formës me n, mund të theksojë më shumë imazhin e forcës dhe të fuqisë. Bashkëtingëllorja n ka forcë më të madhe dhe intensitet më të dukshëm se bashkëtingëllorja r.

OSE

* Fjala ernat e thekson më shumë idenë që kërkon të na përcjellë autori në lidhje me bashkëpunimin qiell-erë.

1 pikë Nëse gjen shumësin e rregullt.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon arsyen stilistike të këtij përdorimi.

0 pikë  Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Pyetja 22         3 pikë

– Fjala që krijon efekt të menjëhershëm: kristal

– Simbolika

Përgjigje e plotë:

* Kristali nënkupton diçka të bukur, të brishtë, delikate, të thyeshme, të përsosur (qielli punoi gjithë natën për të projektuar çdo kristal). Vetëm diçka kaq e bukur mund të përdoret për flokët e vajzës, si pjesë shtesë e bukurisë së tyre, brishtësisë, delikatesës, ashtu siç është dhe vetë vajza (në nëntekst).

OSE

* Nuk është thjesht një kristal bore që bie nga qielli, por është një kristal i veçantë, i projektuar enkas nga qielli dhe që është i denjë për të zbukuruar flokët e saj, shtuar hijeshinë e tyre.

Përgjigje e pjesshme:

* Kristali simbolizon delikatesën, të brishtën, të bukurën.

1 pikë Nëse gjen fjalën kristal.

DHE

2 pikë Nëse zbërthen në mënyrë të plotë simbolikën që ajo mbart në kontekstin e dhënë.

OSE

1 pikë Nëse zbërthen në mënyrë të pjesshme simbolikën që ajo mbart në kontekstin e dhënë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Pyetja 23 (a)    2 pikë

Model përgjigjeje:

– Qielli mbyllet qëllimisht për të krijuar borën, por jo një borë çfarëdo, por një borë të projektuar për vajzën, për flokët e saj, për ta zbukuruar më shumë atë. Ai punon tërë natën, vetëm që vajza të bëjë gjestin e bukur të shkundjes së kristaleve.

OSE

– Asgjë në këtë sfond dimri nuk ndodh rastësisht. Qielli bashkëpunon me erërat dhe punon një natë të tërë, duke shtruar kudo dëborën dhe duke projektuar çdo kristal të saj.

OSE

– E zbukuron vajzën më shumë me kristalet borës që i hedh qëllimshëm mbi flokë.

– Ilustrim: Se qielli rastësisht s’u mbyll, bora ra për ty, u projektua çdo kristal, gjersa i gjeti flokët e tu, punoi me ernat në bashkëpunim, dëborë që shtroi kudo/ Në të vërtetë ra për ty, Që ti ta shkundje me një gjest

1 pikë Nëse shpjegon pse qielli shfaqet si aleat i bukurisë së vajzës.

1 pikë Nëse përgjigjen e ilustron me një ose më shumë shembuj nga poezia.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Pyetja 23 (b)    3 pikë

– Detaji: flokët

– Interpretimi i plotë:

* Autori përqendrohet vetëm te flokët e vajzës. Mesa duket, flokët janë diçka e rëndësishme, tërheqëse, që atij i bëjnë më tepër përshtypje. Janë shenjë feminiliteti, delikatese. Theksohen për të nxjerrë më në pah gjestin e bukur dhe tërheqës të shkundjes së tyre, shkujdesshëm dhe gjithë gëzim.

– Interpretimi i pjesshëm:

* theksohen flokët si shenjë delikatese.

* përmend vetëm flokët, pasi ato i tërheqin më shumë vëmendjen.

* theksohen flokët si element bukurie.

* përmenden flokët për të theksuar gjestin delikat të shkundjes së tyre.

1 pikë Nëse identifikon flokët.

DHE

2 pikë Nëse interpreton në mënyrë të plotë këtë zgjedhje të autorit.

OSE

1 pikë Nëse interpreton në mënyrë të pjesshme këtë zgjedhje të autorit.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Pyetja 24         3 pikë

Përgjigje e lirë

Argumentim i plotë

Po, në këtë poezi shfaqet kontrasti.

* Nga njëra anë është sfondi dimëror, i ftohtë, me erë dhe dëborë, me një mëngjes të zbehtë dhe nga ana tjetër vajza, që gjithë gëzim shkund dëborën nga flokët e saj. Gjest që i shkakton emocion djalit. Pra, kemi një natyrë të ftohtë dhe dy të dashuruarit, që të gëzuar shëtisin.

Ilustrime:

I ftohtë- e gjithë gëzim,

I ftohtë, dëborë – shëtisnim ne të dy

* Jo, në pamje të parë duket sikur krijohet një atmosferë kontrasti, midis sfondit dimëror dhe ndjenjës së dy të rinjve. Por, në të vërtetë, ky kontrast nuk është kaq i qartë, pasi bora e shtruar, kristalet e saj në flokët vajzës nuk krijojnë një atmosferë që hyn në kontrast me të rinjtë, por krijon një pamje paksa magjike, të bukur, pavarësisht se është dimër dhe ftohtë, që ata të shëtisnin në të (bora e shtruar kudo, në këmbët tyre, shëtisin të dy). Pra, natyra në dukje është e ftohtë, por në të vërtetë është në funksion të dy të rinjve.

* Jo, nuk krijohet kontrast, pasi e gjithë kjo atmosferë është krijuar nga qielli jo rastësisht (altruizmi i tij), por, pikërisht për të zbukuruar flokët e vajzës me kristale, për të përftuar gjestin e saj gjithë gëzim (shkund flokët gjithë gëzim). Pra, nuk ndihet ndonjë kundërvënie.

Ilustrime:

Se qielli rastësisht s’u mbyll, Se kjo dëborë që shtroi kudo/Në të vërtetë ra për ty,

Dhe nuk pushoi së rëni ajo /Gjersa i gjeti flokët e tu,

Një natë të tërë qielli punoi – Ti … Shkujdesshëm krejt e gjithë gëzim

Ndërsa shëtisnim ne të dy/Nën altruizmin e tij të hirtë.

Argumentim i pjesshëm

* Po, natyrë dimërore, e ftohtë, me borë- natyrë njerëzore, dy të dashuruar.

* Po, tërë natën qielli punon enkas që të krijojë borën për të zbukuruar flokët e vajzës – në mëngjes ai shfaqet i qetë, indiferent.

* Jo, natyra dimërore është në aleancë me gëzimin e të rinjve.

* Jo, natyra e ndihmon bukurinë e vajzës dhe gëzimin e të rinjve.

2 pikë Nëse argumenton në mënyrë të plotë kontrastin që mbart ose jo poezia.

OSE

1 pikë Nëse argumenton në mënyrë të pjesshme kontrastin që mbart ose jo poezia.

DHE

1 pikë Nëse argumentimin e shoqëron me ilustrime nga poezia.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Në argumentimin e dhënë ilustrimet duhet të jenë në funksion të tij. Nëse ilustrimi nuk përputhet me idenë e shprehur, nuk do të merret parasysh në vlerësim.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Pyetja 25         8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË                         2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

* shkruan një ese, ku argumenton nëse është dakord ose jo me pohimin e dhënë;

* mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë;

* përdor shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen e dhënë, duke iu referuar përvojës personale ose edhe përvojave të të tjerëve;

* ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË         2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

* respekton elementet e strukturës së esesë:

– hyrjen;

– zhvillimin;

– përfundimin.

Nxënësi merr 1 pikë, nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

* organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla, si: koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI        2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

* përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;

* shprehet me një gjuhë eseistike;

* ka fjalor të pasur;

* stil origjinal.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE    2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

* strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;

* ndërton fjali të sakta dhe të qarta;

* përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;

* ka saktësi drejtshkrimore.