Matura Shtetërore 2014, ja notat e Matematikës

694
Sigal

Ministria e Arsimit publikoi dje rezultatet e provimit të detyruar të Matematikës të Maturës Shtetërore. Këtij provimi iu nënshtruan plot 45 mijë maturantë në të gjithë vendin. Provimi i Matematikës, u zhvillua në datën 9 qershor, ndërsa provimi i lëndëve me zgjedhje u zhvillua në datën 18 qershor. Rezultatet e provimeve me zgjedhje pritet të dalin në datën 2 korrik, plot dy javë nga dita e zhvillimit të provimit. Drejtoritë e Arsimit nëpër të gjitha qytetet e vendit kanë arritur të përmbushin afatin e korrigjimit. Për të gjithë maturantët dhe të interesuarit, gazeta “Telegraf” publikon  rezultatet e provimit të kësaj lënde. Të interesuarit mund të gjejnë nëpërmjet ID personale të maturantit, notën e shkallëzuar, si dhe notën zyrtare që do të shënohet në Diplomë.

Shkarkoni notat e matematikës për maturën 2014