Matematika e klasës së 10-të, papërgjegjshmëri apo mungesë profesionalizmi?!

1991
Nga Ksenofon BITA
Tekstet shkollore
Modernizimi shkencor e pedagogjik i lëndës së matematikës në gjimnaz synon t’i përgjigjet zhvillimeve të vrullshme të matematikës, që kanë prekur bazat e saj dhe kanë krijuar disiplina të reja teorike dhe me karakter të theksuar aplikativ. Modernizimi I matematikës nuk është thjesht pasqyrimi I përshtatshëm I këtij zhvillimi, por më tepër është trajtim modern i lëndës me qëllim që të sigurohet një formim më I plotë matematik I nxënësve, në përputhje me kërkesat që ka shoqëria jonë, zhvillimi aktual e perspektiv i prodhimit dhe I teknologjisë për një brez të ri më të përgatitur edhe nga ana matematike. Modernizimi I lëndës së matematikës është një kompleks që kërkon përmirësime sidomos në strukturën e tekstit. Duhet kuptuar drejt që modernizimi i lëndës së matematikës do të thotë një formim më I lartë matematik, nëpërmjet një përvetësimi më të mirë të lëndës dhe sidomos një interesimi më të madh për të nga ana e nxënësit. Modernizmi I matematikës në këtë kuptim, nuk shkakton mbingarkesë mbi nxënësit dhe është rruga më optimale për ngritjen e nivelit të dijeve të nxënësve në një shkollë masive, siç është shkolla jonë. Këtë vit mësimor 2016-2017 morën në dorë librin e matematikës së klasës së 10-të, të cilin e dinim se do përkthehej nga autorë të huaj. Por varianti që doli, e studiuam si dhe kemi një vit që po punojmë me të na dekurajoj. Kapitujt që përmban ky variant janë në nivel të ulet për nivelin e nxënësve tanë, të cilët janë të etur për dije shkencore bashkëkohore. Veç kësaj ne gjejmë njohuri jo të sakta e për më tepër më gabime shkencore. Unë punoj me librin e shtëpisë botuese “Pegi”, për të cilin do prononcohem. E para: në fq 28 të librit tek një problem me drejtkëndëshin, zgjidhja me etapa nuk fillon nga përfundim, pra për perimetrin e drejtkëndëshit siç është parimi matematikor, që në çdo problem fillohet nga përfundimi, pra nga ajo që kërkohet, të cilin e gjejmë duke përdorur fort ato madhësi që nga jepen. E dyta: kapitulli VI ”Formulat dhe funksioni është një kapitull pa bosht”. Që tek përkufizimi I funksionit fq. 108 është dhënë jo I saktë. Duhet të tregohet bashkësia e fillimit X=E dhe F⊂Y ky Y është bashkësia e mbarimit. Në temën 6.2 jepen 2 koncepte për funksionin e anasjelltë dhe për funksionin e përbërë, për të cilat duhen nga një orë për secilin koncept, sepse nxënësit nuk dinin asgjë për to. Kapitulli është funksioni dhe merret me një vlershmërinë algjebrike dhe zbërthimin e kllapave. E treta: Kapitulli VII, mësimi 7.2 syprina e fig plane, përkufizimi është jo i saktë. E katërta: po në kapitullin VII, tek shndërimet gjeometrike, homotetia quhet zmadhim, absurditet, kur dihet që homotetia bën dhe zvogëlimin e figurave. Pra jo e saktë. E pesta: në kapitullin X, 2 orë është zgjidhja e ekuacionit të gradës së dytë, kur nxënësi e njeh nga klasa e 9, po në këtë kapitull, tema :”Sistemet e ekuacioneve” zgjidhja e sistemit te shembulli I parë është zgjidhur keq, me gabim shkencor. Sistemi zgjidhet me njëvlershmëri deri në fund deri sa të arrijë te sistemi elementar, jo një ekuacion e zgjidhë në Vlorë e një e zgjidh në Kukës. Shumë keq! Nuk të lejon njeri të bësh gabim shkencor, t’jua mësosh keq nxënësve. E gjashta: Në kapitullin X, tema 10.4, inekuacionet është caktuar për 2 orë, shumë pak për të përvetësuar gjithë gamën e njohurive për këtë kapitull. Ku janë inekuacionet në formë prodhimi dhe në formë raporti? Po sistemet e inekuacioneve? Po inekuacionet me parametra aq shumë të nevojshëm për nxënësit cilësor. E shtata: Te kapitulli VIII, “Probabiliteti përveç se është shumë I hallakatur në përpunimin e këtyre njohurive, por mendoj që ky kapitull të lidhej me kombinatorikën, me konbinacionet për të bërë më të plotë përvetësimin e problemave me kontabilitet. E teta: 4 orë shpenzohen në kapitullin e I ” veprimet me numrat” për veprimet aritmetike mbledhja, zbritja, shumëzimi e pjestimi. Ku jemi në klasën e 10-të të gjimnazit apo në klasën e 6?!E nënta: “te kapitulli i II” shprehja algjebrike, harxhohen 6 orë për shprehje algjebrike, thyesa algjebrike zbërthimi I kllapave dhe faktorizimi, tema tipike për klasën e 6 dhe të 7. Tema: “zbërthimi i kllapave dhe faktorizimi, është edhe në kapitullin e II, tema 2.3 edhe në kapitullin e VI, tema 6.4. Pra nuk ka seriozitet në sistemimin e njohurive të të gjithë materialit duke mos ia lënë në dorë përkthyesit, por specialistëvë të matematikës për punë metodike e shkencore të materialit. E dhjeta: a është ky libër me materialet që përmban si dhe të klasave të tjera të gjimnazit, në funksion të pregatitjes së gjimnazistëve për të përballuar me sukses shkollën e lartë?! Me mbledhje dhe zbritje thyesash do të përballohet standartet e degëve: Eknonik, Inxhinjeri, Informatik dhe matematikë, ku lënda e matematikës është ë mbushur me integrale dhe derivate. Mendoj se për këto probleme që ngritëm nuk ka studim shkencor e koherent, të të gjithave njohurive matematike, për të patur një lidhje midis dy cikleve shkollës së mesme dhe shkollës së lartë. Pse nuk reklamohen këta persona që kanë zgjedhur këtë variant. A janë konsultuar me grupe interesi, me mësues matematike që japin në gjimnaz apo dhe me grupe nxënësish dhe prindërish. Si do ta mbrojnë këtë variant ata që kanë firmën mbi të. Pse nuk përkthyen librat e shteteve fqinj Itali dhe Greqi, por dhe Kosovë dhe Maqedoni, që kanë libra shumë më të përpunuar dhe më të saktë se këta që na janë servirur. Shumë u fol për reformën e teksteve në shkollat tona, ku matematika ka rolin kryesor dhe zë pjesën më të madhe të orëve të mësimit por, me këtë variant që na sollën: “U mbars mali dhe polli një mi” thotë populli jonë. Na kanë dhënë në dorë një variant një libër që nuk vlen. Ne kishim libra matematike brilantë, të profesorëve të matematikës të mirënjohur : Edmond Lulja& Neritan Babamusta, librat e të cilëve janë zgjedhur nëpërmjet Altertekstit. Shkolla jonë çfarë qëllimi ka, nxënësit e dobët t’i bëjë të mirë nëpërmjet teksteve të përpunuara saktë nga ana shkencore dhe metodike, apo nxënësit e mirë ti nxjerrim me boshllëqe duke punuar me tekste të tilla shumë të dobëta. Ne,punonjësit e arsimit kemi përgjegjësi morale dhe administrative për punën që bëjmë me brezin e ri. Ky është mendimi im, si një mësues me përvojë të gjatë në gjimnaz, e I përkushtuar mirë e saktë matematikën brezit të ri. Çfarë është kjo, tallje me gjimnazistët, që I kemi nga më të mirët në botë apo injorancë?! Është papërgjegjshmëri apo mungesë profesionalizmi ?! Ministria e Arsimit që harton politikat arsimore duhet t’u japi përgjigje këtyre problemeve. Vetë ministrja e Arsimit Znj. Lindita Nikolla, duke qenë e profesionit tonë, si ish-mësuese matematike duhet t’i shikojë me kujdes dhe përgjegjësi problemet e teksteve shkollore matematike dhe të reagojë .Unë si mësues matematike me përvojë 40 vjeçare në gjimnazet e qytetit të Vlorës, i apasionuar ndaj profesionit tim dhe lëndës së matematikës, si pedagog i jashtëm në universitet, si fitues I olimpiadave të matematikës me nxënësit e mi, në rang kombëtar e ballkanik, si dhe autor I 3 librave matematike me ushtrime e problema, jam kategorikisht kundër këtij varianti të matematikës të klasës së dhjetë.

Mësues matematike,
GJimnazi “Xhyheri’’
Vlorë
Sigal