MASH: Rregullat që ju skualifikojnë në Formularin A2

553
Sigal

Maturantët duhet të jenë të kujdeshëm në plotësimin e Formularit nuk kanë mundësi të dytë

 Plotësimi i Formularit A2 duhet të marrë një vëmëndje të veçantë nga maturantët që kanë dëshirë të ndjekin studimiet e larta vitin e ardhshëm akademik. Ashtu siç është bërë e ditur deri më tani plotësimi i këtij formulari do të fillojë në datë 22 korrik dhe do të vazhdojë deri në 30 korrik. Ajo që ka rëndësi për maturantët është dalja e udhëzimit për plotësimin e këtij formulari. Burime pranë Ministrisë së Arsimitër dhe Shkëncës bëjnë të ditur për “Telegraf” se brenda dy ditësh do të dali udhëzimi për plotësimin e formularit A2, për maturantët. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se maturanti ka në dispozicion vetëm 20 minuta kohë për ta plotësuar dhe dërguar atë në sistem. Shkollat e kryeqytetit kanë përcaktuar edhe ditët se si do të alternohen klasat për plotësimin e këtij fonnulari që këtë vit për herë të parë do të bëhet on-line, pasi çdo shkollë ka vetëm një laborator informatike. Por deri me datë 23 korrik ata mund të konsultohen me mënyrën e plotësimit të tij. Çdo shkollë do të ketë një iD dhe fjalëkalim të veçantë që i është dhënë drejtorit të shkollës nga AKP. Vetëm pasi drejtori i shkollës të fusë kodin e tij, kompjuterat e shkollës futen në sistem dhe i japin mundësi maturantit të nisë aplikimin e tij.

Nëse gabohet, nuk ka shans të dytë!…

Sipas specialistëve të iT-së, të shkollave të kryeqytetit, nën varësinë e të cilit janë edhe plot 6 mijë maturantë, plotësimi on-line ka një të “keqe” të madhe, ndaj ata u bëjnë apel maturantëve për plotësimin me kujdes të Az. “Pas mbylljes së fazës së aplikimeve dhe dërgimit në sistem të formularit A2, nuk ka më kthim mbrapa. Ndaj të rinjtë duhet të bëjnë shumë kujdes në këtë pikë, pasi sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk të lejon të ndërhysh me në të dhe nuk do të ketë as fazë tjetër për ata që kanë ndërruar mendje”, shpjegojnë specialistët e laboratorëve të informatikës në shkollat e Tiranës.

Brenda dy ditësh del udhëzimi për A2-in

Burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëjnë të ditur për “Telegraf” se brenda dy ditësh maturantët do të kenë në dorë udhëzimin për plotësimin e Formularit A2. Ky udhëzim do të orientojë më mirë maturantët në procesin e plotësimit të formularit, i cili ka mjaft rëndësi, pasi çdo gabim i bërë në plotësimin e tij do t’i skualifikonte maturantët dhe do të humbisnin shanset për të vazhduar studimet për vitin e ri akademik. Maturantët edhe sipas udhëzimeve që ka bërë publike edhe më parë MASH dhe AKP, duhet të printojnë Formularin A2 dhe të ushtrohen me të me qëllim që të mos bëjnë gabime në plotësimin që do të bëjnë onlinë apo edhe në rastet kur do të plotësohet në mënyrë manuale.