MASH: Pikat, ku duhet të mbështeten maturantët për lëndën e Fizikës

1078
Sigal

Program orientues për përgatitjen e provimit kombëtar të Maturës Shtetërore për shkollat e mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka bërë publik programin orientues që ndihmon në përgatitjen e nxënësve për provimin e lëndës së fizikës bërthamë. Ai synon orientimin e përgatitjes së nxënësve nëpërmjet përqendrimit në njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të lëndës. Njëkohësisht ndihmon edhe në verifikimin paraprak të përgatitjes përfundimtare të nxënësve, sepse mundëson zhvillimin e testimeve përmbledhëse. Përgatitja për provimin e lëndës së fizikës bërthamë bazohet në programin e fizikës bërthamë të gjimnazit dhe përfshin njohuritë e aftësitë më të rëndësishme të këtij programi.

Programi orientues për përgatitjen për provimin e lëndës së fizikës bërthamë mbështetet:

−         në programet e fizikës bërthamë 10-11

−         në programet e lëndës “Shkencë”, klasa e 12-të

−         në Udhëzuesin Kurrikular të Gjimnazit

−         në standardet e fushës së fizikës

−         në Udhëzimin nr. 35, datë 27.11.2012 për “Zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2013” të MASH-it.

 

Lëvizja dhe bashkëveprimet

 

Blloku tematik

Objektivat

1. Lëvizja mekanike

     Kinematika

 

 

 

 

 

 

 

Studimi i lëvizjes, shpejtësia

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lëvizja drejtvizore e njëtrajtshme

 

 

 

 

 

Lëvizja drejtvizore e njëtrajtësisht e ndryshuar, shpejtësia, nxitimi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rënia e lirë e trupave

 

 

 

 

 

 

 

 

Lëvizja rrethore e njëtrajtshme, madhësitë kinematike të lëvizjes

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të kinematikës, sistemit të referimit, vendndodhjes, zhvendosjes, rrugës, shpejtësisë, shpejtësisë si vektor, shpejtësisë lineare, nxitimit, shpejtësisë së çastit, lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, lëvizjes drejtvizore njëtrajtësisht të ndryshuar, rënies së lirë, nxitimit të rënies së lirë, lëvizjes rrethore të njëtrajtshme, periodës, frekuencës, këndit të rrotullimit, shpejtësisë këndore, nxitimit qendërsynues.

 

−         Të përdorë një strategji për zgjidhjen e problemave në kinematikë, duke respektuar hapat e saj (si p.sh.: strategjia për zgjidhjen e problemave në lëvizjen njëtrajtësisht të ndryshuar: skicimi i diagramit që paraqet situatën problemore, shkrimi i të dhënave, unifikimi i njësive në sistemin SI për të gjitha madhësitë e dhëna, shkrimi i formulave që do të përdoren, njehsimi i të panjohurave, diskutimi i rezultatit).

−         Të përcaktojë në situata të ndryshme jetësore vendndodhjen relative të një trupi në lidhje me një sistem referimi.

 

−         Të zbatojë ekuacionet kinematike për të llogaritur vendndodhjen, zhvendosjen, kohën, shpejtësinë, për trupat që lëvizin me shpejtësi konstante.

ku: Δt = t – t0 Δx = x – x0

 

−         Të zbatojë ekuacionet kinematike për të llogaritur vendndodhjen,

zhvendosjen, kohën, shpejtësinë, për trupat që lëvizin me nxitim

konstant.

v = v0 + aΔt

−         Të krahasojë paraqitjet grafike të varësisë së zhvendosjes nga koha, të shpejtësisë nga koha, të nxitimit nga koha, për lëvizjen drejtvizore.

       x(t); v(t); a(t)

−         Të përdorë metodën e analizës grafike për të përcaktuar nxitimin, shpejtësinë, zhvendosjen në një interval kohe të dhënë.

 

−         Të zbatojë ekuacionet kinematike për të njehsuar vendndodhjen, shpejtësinë, për trupat që kryejnë rënie të lirë vetëm sipas drejtimit vertikal.

 

−         Të zbatojë formulat e lëvizjes rrethore të njëtrajtshme për njehsimin e këndit të rrotullimit, të shpejtësisë lineare, të shpejtësisë këndore, të periodës, frekuencës dhe të nxitimit qendërsynues.

v = ωr

2. Dinamika

 

 

 

 

 

 

 

Ligjet e Njutonit.

Zbatime të ligjeve të dinamikës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ligji i tërheqjes së gjithësishme

 

 

 

 

Forca e fërkimit

 

 

 

 

Forca e elasticitetit. Ligji i Hukut

 

 

Pesha e trupit që lëviz me nxitim

 

Forca qendërsynuese

 

 

 

Impulsi i trupit

 

 

 

 

 

Ligji i ruajtjes së impulsit

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të dinamikës, forcës, forcës si vektor, forcës rezultante, sistemit të trupave, inercisë, masës, forcës së rëndesës, peshës, ligjeve të Njutonit, fërkimit, forcës së fërkimit, koeficientit të fërkimit, forcës së gjithësishme, impulsit, impulsit të forcës, ligjit të ruajtjes së impulsit, forcës së elasticitetit, forcës qendërsynuese, ligjit të tërheqjes së gjithësishme.

 

−         Të përdorë një strategji për zgjidhjen e problemave në dinamikë, duke respektuar hapat e saj.

−         Të zbatojë ligjet e Njutonit në zgjidhjen e problemave.

F12 = – F21

−         Të përdorë saktë njësitë matëse të forcës, të masës e nxitimit në sistemin SI.

−         Të identifikojë bashkëveprimet themelore në natyrë.

−         Të përdorë diagramin e forcës së rëndesës, të tërheqjes së gjithësishme, fërkimit, elasticitetit, peshës, impulsit që vepron mbi një trup dhe ligjet e Njutonit për zgjidhjen e problemave.

 

−         Të zbatojë ligjin e tërheqjes së gjithësishme në zgjidhjen e problemave.

 

−         Të njehsojë forcën e fërkimit kur trupi lëviz në rrafsh horizontal dhe në rrafsh të pjerrët.

 

 

−         Të zbatojë ligjin e Hukut në zgjidhjen e problemave.

Fe = – kx

 

−         Të bëjë dallimin ndërmjet forcës së rëndesës dhe peshës së një trupi, të përshkruajë ndryshimin e peshës kur trupi lëviz me nxitim.

 

−         Të njehsojë forcën qendërsynuese

 

−         Të njehsojë impulsin dhe ndryshimin e tij për një trup.

p = mv , Δp = mv – mv0

−         Të  shkruajë dhe zbatojë  ekuacionin që lidh ndryshimin e impulsit me impulsin e forcës.

FΔt = Δp , FΔt = mv – mv0

 

−         Të zbatojë ligjin e ruajtjes së impulsit në formë vektoriale për një sistem me dy trupa, në lëvizjen njëpërmasore:

m1v1 + m2v2 = m1v1’ + m2v2’

−         Të përdorë saktë njësitë e impulsit të forcës dhe të impulsit.

3. Forcat dhe  

    baraspesha

 

 

Baraspesha e një trupi

 

 

 

 

Momenti i forcave

 

 

Çifti i forcave

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të baraspeshës, baraspeshës së qëndrueshme, baraspeshës së paqëndrueshme, baraspeshës asnjanëse, çiftit të forcave, momentit të forcës, momentit rezultant.

 

−         Të përdorë një strategji për zgjidhjen e problemave të baraspeshës, duke respektuar hapat e saj.

−         Të dallojë baraspeshën e qëndrueshme nga ajo e paqëndrueshme dhe asnjanëse.

 

−         Të njehsojë momentin e një force, momentin e çiftit të forcave dhe momentin rezultant të disa forcave paralele, që veprojnë mbi një trup që ka bosht rrotullimi:

M = Fd

Energjia dhe transformimet e saj

Blloku tematik

Objektivat

4. Puna e forcave  

    dhe energjia

    mekanike

 

 

Puna dhe energjia

 

 

 

 

 

 

Fuqia

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Energjia kinetike

Teorema e energjisë kinetike

 

Energjia potenciale gravitacionale dhe elastike

 

 

 

Ligji i ruajtjes së energjisë mekanike.

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të punës, xhaulit, energjisë kinetike, energjisë potenciale, energjisë potenciale gravitacionale, energjisë potenciale të elasticitetit, energjisë mekanike, teoremës së energjisë kinetike, ligjit të ruajtjes së energjisë mekanike.

 

−         Të përdorë strategji për zgjidhjen e problemave të punës, forcave dhe energjisë, duke respektuar hapat e saj.

−         Të bëjë dallimin ndërmjet koncepteve punë dhe energji.

−         Të njehsojë punën e kryer nga forca rezultante konstante, kur vektori i forcës formon kënd me vektorin e zhvendosjes.

A = FR s cos φ.

 

−         Të njehsojë punën e forcës së rëndesës, kur trupi lëviz vertikalisht dhe në rrafshin e pjerrët.

−         Të zbatojë lidhjen ndërmjet kohës, fuqisë dhe punës në zgjidhjen e problemave.

−         Të lidhë konceptin e kohës dhe punës me fuqinë.

 

−         Të njehsojë punën e forcës së elasticitetit në zgjidhjen e problemave.

 

 

−         Të zgjidhë problemat që lidhen me energjinë kinetike dhe potenciale (gravitacionale dhe të elasticitetit) duke zbatuar teoremën e energjisë kinetike.

 

 

−         Të zgjidhë problema duke zbatuar ligjin e ruajtjes së energjisë mekanike.

Em1 =Em2 ,  ,  , Epg = mgh

 

 

 

 

 

5. Termodinamika

 

 

 

 

 

 

 

Puna dhe nxehtësia

Parimi i parë i termodinamikës

 

 

Zbatime të parimit të parë të termodinamikës

 

 

Rendimenti i makinave termike

Parimi i dytë i termodinamikës

 

Gazi ideal

 

 

 

Ekuacioni themelor i teorisë molekulare kinetike

 

 

Ekuacioni i përgjithshëm i gjendjes së gazit

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të termodinamikës, sistemit termodinamik, sistemit të mbyllur, parimit të parë të termodinamikës, punës në termodinamikë, parimit të dytë të termodinamikës, proceseve të kthyeshme dhe të pakthyeshme, motorëve termikë, rendimentit, ngrohësit, ftohësit, gazit ideal, ekuacionit themelor të teorisë molekulare-kinetike dhe ek. të përgjithshëm të gjendjes së gazit.

 

−         Të bëjë dallimin ndërmjet punës, nxehtësisë dhe energjisë termike.

−         Të njehsojë nxehtësinë, punën dhe energjinë termike duke zbatuar ligjin e parë të termodinamikës;

ΔU = Q – A

 

−         Të shpjegojë pse ligji i parë i termodinamikës është shprehje e ligjit të ruajtjes së energjisë.

−         Të shpjegojë si punon motori termik.

 

−         Të njehsojë rendimentin e motorit termik duke përdorur ligjin e dytë të termodinamikës.

 

−         Të shpjegojë parimet bazë të teorisë molekulare kinetike të gazeve;

−         Të përcaktojë parametrat e gjendjes së gazit dhe modelin e gazit ideal.

 

−         Të zbatojë ekuacionin themelor të teorisë molekulare kinetike të gazeve dhe ekuacionin e përgjithshëm të gjendjes së gazeve në zgjidhjen e problemeve;

P= 2/ 3 n < ek > = nKT PV= m/M RT

−         Të nxjerrë ligjet e veçanta të gazeve nga ekuacioni i përgjithshëm i gjendjes së gazit

 

Lëvizja dhe bashkëveprimet

Blloku tematik

Objektivat

6. Fusha elektrike

    konstante

 

 

 

 

 

 

 

 

Ligji i Kulonit

 

 

 

 

Fusha elektrike

 

 

 

 

Fusha elektrike e krijuar nga disa ngarkesa. Vijat e fushës elektrike

 

 

Diferenca potenciale. Energjia potenciale elektrike

 

Kapaciteti elektrik, kondensatori

 

 

Energjia e kondensatorit

 

 

 

 

 

 

Lidhja e kondensatorëve

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të ngarkesës elektrike, ngarkesës elementare, ligjit të ruajtjes së ngarkesës elektrike, ligjit të Kulonit, fushës elektrostatike, parimit të mbivendosjes së fushave, konstantes elektrike ε0, vijave të forcës së fushës elektrike, ngarkesës provë, vektorit E të fushës elektrike, punës së forcave të fushës elektrike, potencialit, diferencës së potencialit, sipërfaqes ekuipotenciale, energjisë potenciale elektrike, kapacitetit elektrik, kondensatorit, energjisë së fushës elektrike, voltit, faradit, kulonit.

 

−         Të njehsojë forcën elektrike duke zbatuar ligjin e Kulonit.

 

−         Të bëjë dallimin ndërmjet forcës elektrike dhe fushës elektrike.

−         Të njehsojë fushën elektrike të një ngarkese pikësore.

 

−         Të përcaktojë fushën elektrike të krijuar nga dy ngarkesa pikësore, duke zbatuar parimin e mbivendosjes së fushave.

−         Të vizatojë vijat e forcës të fushës së krijuar nga dy ngarkesa me shenja të njëjta dhe të kundërta.

 

−         Të njehsojë punën e kryer nga fusha elektrike mbi një ngarkesë që zhvendoset në fushë.

A = qoU A = qoEd

 

−         Të shpjegojë ndërtimin e kondensatorit dhe karakteristikat e tij themelore.

 

−         Të njehsojë kapacitetin, energjinë e një kondensatori me pllaka paralele.

−         Të përcaktojë kapacitetin e kondensatorit me ajër në varësi të përmasave të tij:

−         Të vendosë lidhjen ndërmjet E, U, d në kondensator, në fusha të njëtrajtshme.

7. Rryma elektrike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qarku elektrik. Rryma elektrike

 

 

 

Rezistenca elektrike dhe ligji i Omit për një pjesë të qarkut

 

 

 

 

 

 

Efekti termik i rrymës. Ligji i Xhaul-Lencit

 

 

 

Lidhja e

rezistencave në seri dhe paralel

 

Ligji i Omit për qarkun e plotë

 

 

 

 

 

Rryma alternative

 

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të burimit të rrymës, rrymës elektrike, rrymës elektrike të vazhduar, rrymës elektrike alternative, vlerës efektive të rrymës, vlerës efektive të tensionit, intensitetit të rrymës elektrike, rezistencës elektrike, rezistencës specifike, f.e.m, rezistencës së brendshme të burimit, punës së rrymës, energjisë së rrymës, fuqisë së rrymës së vazhduar, fuqisë së rrymës alternative, fuqisë mesatare të rrymës alternative, ligjit të Xhaul-Lencit, lidhjes në seri të rezistencave, lidhjes në paralel të rezistencave, lidhjes së përzier, ligjit të Omit për qarkun e plotë homogjen.

 

−         Të njehsojë intensitetin e rrymës elektrike;

 

−         Të njehsojë rezistencën elektrike të një përçuesi në varësi të llojit të materialit, seksionit, gjatësisë së përçuesit:

 

 

−         Të interpretojë ligjin e Xhaul-Lencit si shndërrim i energjisë elektrike në termike.

−         Të zbatojë ligjin e Xhaul-Lencit në zgjidhjen e problemave:

Q = I2Rt = UIt

 

−          Të njehsojë rezistencën elektrike në skema të kombinuara me lidhje në seri-paralel.

 

 

−         Të zbatojë ligjin e Omit për qarkun e plotë homogjen:

ε = U + Ir

−         Të përdorë saktë njësitë e punës, tensionit, rrymës, rezistencës, f.e.m, fuqisë.

 

−         Të zgjidhë problema që përmbajnë rrymën, diferencën e potencialit, rezistencën elektrike dhe fuqinë e rrymës alternative .

−         Të bëjë dallimin ndërmjet rrymës së vazhduar dhe alternative (edhe grafikisht).

−         Të njehsojë vlerën maksimale dhe vlerën efektive për rrymën dhe tensionin alternativ.

 

 

 Energjia dhe transformimet e saj

Blloku tematik

Objektivat

8. Lëkundjet dhe

    valët

 

 

 

 

Lëvizja lëkundëse

 

 

Ekuacioni i lëvizjes lëkundëse

 

 

 

Perioda e lavjerrësit matematik

 

Lëkundjet e detyruara

 

 

Valët dhe përhapja e tyre

 

Pasqyrimi dhe përthyerja e valës

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të lëvizjes lëkundëse, lëkundjes së thjeshtë harmonike, amplitudës, periodës, frekuencës, lavjerrësit matematik, lëkundjeve të lira, lëkundjeve të detyruara, rezonancës, valës, valës gjatësore, valës tërthore, gjatësisë së valës, shpejtësisë së valës, përthyerjes dhe pasqyrimit të valës.

 

−         Të përcaktojë kushtet që duhen për të prodhuar një lëkundje të thjeshtë harmonike.

 

−         Të shkruajë ekuacionin e lëkundjes harmonike për zhvendosjen, si funksion sinusoidal ose kosinusoidal i kohës.

y = A sinωt; y = Acosωt

 

−         Të zgjidhë problema me formulën e lavjerrësit:

;

−         Të bëjë dallimin ndërmjet lëkundjes së lirë dhe lëkundjes së detyruar.

−         Të përcaktojë kushtet e nevojshme të rezonancës.

 

−         Të bëjë dallimin ndërmjet valës gjatësore dhe valës tërthore.

−         Të renditë kushtet që përcaktojnë shpejtësinë e përhapjes së valës.

 

−         Të renditë kushtet që përcaktojnë pasqyrimin dhe përthyerjen e valës.

 

9. Magnetizmi

 

Paraqitja grafike e fushës magnetike

Vektori i induksionit magnetik

 

 

Forca që vepron mbi një përcjellës me rrymë

 

 

Fluksi dhe vijat e fushës magnetike

Ndryshimi i fluksit dhe fem. e induktuar

 

Induktiviteti dhe fem e autoinduksionit

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të fushës magnetike të rrymës, vektorit të fushës magnetike B, vijave të forcës të fushës magnetike, ligjit të Amperit, rregullës së dorës së djathtë, fluksit magnetik, induksionit elektromagnetik, induktivitetit, ligjit të Faradeit, fem të induktuar, rregullës së Lencit, autoinduksionit, energjisë së fushës magnetike.

−         Të paraqesë grafikisht, me anë të vijave të forcës, fushën magnetike të një magneti shufër, në formë patkoi dhe midis poleve të njëjta dhe të kundërta.

−         Të demonstrojë praninë e fushës magnetike rreth një përçuesi me rrymë.

−         Të zbatojë rregullën e dorës së djathtë për të përcaktuar drejtimin e vijave të fushës magnetike të një përçuesi drejtvizor me rrymë dhe të një spire.

 

−         Të zbatojë ligjin e Amperit për të njehsuar forcën që fusha magnetike B ushtron mbi një përçues me rrymë I.

F = BIlsinφ

−         Të zbatojë rregullën e dorës së djathtë për përcaktimin e drejtimit të forcës magnetike mbi përçuesin me rrymë.

 

−         Të njehsojë fluksin dhe ndryshimin e fluksit magnetik:

ΔΦ = Φ2 – Φ1

−         Të eksperimentojë dukurinë e induksionit elektromagnetik;

−         Të zbatojë ligjin e Faradeit për njehsimin e fem të induktuar:

 

−         Të njehsojë fem e autoinduksionit:

−         Të njehsojë energjinë e fushës magnetike homogjene:

10. Optika valore

       Vala dhe grimca

 

 

 

Përhapja e dritës

 

Pasqyrimi dhe përthyerja e dritës

 

 

Interferenca e dritës

 

 

 

 

 

 

 

Difraksioni dritës

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të valës elektromagnetike, spektrit të valës, spektrit të dukshëm të dritës, frontit valor, rrezes së valës, parimit të Hygensit, pasqyrimit, përthyerjes, mbivendosjes, burimeve koherente, interferencës, difraksionit.

 

−         Të paraqesë modele grafike të përhapjes së valës sipas parimit të Hygensit.

−         Të zbatojë ligjin e përthyerjes së valëve:

 

−         Të përcaktojë kushtet për interferencë:

ku k = 0, 1, 2, …..

ku k = 0, 1, 2, ….

 

−         Të përcaktojë kushtet e difraksionit në një çarje.

11. Fizika moderne

 

 

 

 

 

 

 

 

Trupi absolutisht i zi. Hipoteza e Plankut

 

Efekti fotoelektrik

 

 

 

 

Rrezatimet radioaktive. Llojet e rrezatimit

 

 

Bërthama atomike dhe energjia e lidhjes

 

Ligji i zbërthimit radioaktiv

Nxënës/i,-ja duhet të formulojë kuptimin fizik të mekanikës kuantike, rrezatimit termik, rrezatimit të trupit të zi, hipotezës kuantike të Plankut, fotoefektit, frekuencës së pragut, punës së daljes, ligjeve të fotoefektit, hipotezës së De Brojit, energjisë së lidhjes në bërthamë, energjisë së lidhjes për nuklon, forcave bërthamore, radioaktivitetit natyror dhe artificial, rrezeve α, β, γ, zbërthimit radioaktiv, periodës së gjysmëzbërthimit radioaktiv, konstantes së shndërrimit radioaktiv.

 

−         Të përshkruajë rrezatimin e trupit të zi krahasuar me teorinë klasike, duke u mbështetur në hipotezën e Plankut.

 

−         Të njehsojë energjinë e fotonit për një frekuencë të dhënë.

Të zbatojë ekuacionin e Ajnshtajnit për fotoefektin në zgjidhjen e problemave:

Ad + Ek = hf

 

−         Të bëjë dallimin ndërmjet radioaktivitetit natyror dhe artificial.

−         Të identifikojë sipas karakteristikave dhe vetive llojet e rrezatimit radioaktiv α, β, γ.

 

−         Të përdorë simbolet e α, β- β+, γ.

−         Të formulojë ligjet e ruajtjes në shndërrimet bërthamore (energjisë, masës, ngarkesës).

 

−         Të njehsojë periodën e gjysmëzbërthimit duke përdorur konstanten e shndërrimit

Linjat e programit dhe pesha e secilës linjë

 

Nr. Linjat

Përqindja

1

Lëvizja dhe bashkëveprimet 49

2

Energjia dhe transformimet e saj 51

Totali 100

Nënlinjat e programit dhe pesha e secilës nënlinjë

 

Nr. Nënlinjat

Përqindja

1

Kinematika 9%

2

Dinamika 15%

3

Forca dhe baraspesha 3%

4

Puna dhe energjia. 10%

5

Termodinamika. 10%

6

Fusha elektrike 11%

7

Rryma elektrike 11%

8

Lëkundjet dhe valët 9%

9

Magnetizimi 11%

10

Optika valore 4%

11

Fizika moderne 7%

Totali 100