MASH: Pas 5 shkurtit ngrihen komisionet për maturën në shkolla, ja si do të udhëzohen maturantët

551
Sigal

 ZYRTARE/Programi i lëndës së kimisë, ku duhet të mbështeten maturantët për provimet

Të gjithë maturantët e shkollave të mesme publike pas datës 5 shkurt do të kenë mundësinë që të marrin informacione më të detajuara nga komisionet që do ngrihen në shkollat e tyre për Maturën Shtetërore. Këtë informacion e bëjnë të ditur për “Telegraf” burime pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Të cilat janë shprehur se : “Pas datës 5 shkurt do të ngrihen ato që quhen komisione shkollore të Maturës Shtetërore, të cilat afishojnë ditë pas dite të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Po ashtu ato ndërmarrin një fushatë të gjerë dhe të hollësishme për maturantët për t’i orientuar se si duhet të përgatiten për maturën shtetërore”. Sipas po të njëjtave burime personat e përshirë në këto komisione duhet të jenë të gatshëm në një orar oportunë për t’i orientuar nxënësit qoftë edhe për degën që ata dëshirojnë. “Pra, besojmë që kemi ngritur shtratin, ndërkohë që, ne komunikojmë edhe më adresat tona on-line dhe nëpërmjet numrit jeshil që ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për të zgjedhur problemet, apo për të dhënë sqarimet e duhura për shkolla të ndryshme që mund të hasin probleme” sqaron  burimi pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sipas po të njëjtave burime, e rëndësishme është që në këtë fazë maturantët të arrijnë që të ribëjnë një skanim të vetvetes. Në kuptimin se cilat janë fuqitë që ato kanë dhe rezultatet që ato mund të arrijnë, kjo duhet bërë për faktin se ato duhet të jenë shumë objektiv për atë që arrijnë dhe atë që duan. “Sepse nuk mundesh dot që të plotësosh për gjashtë muaj, atë mangësi që nuk ke arritur dot që ti përmbushësh për tre vitet e shkollës. Por maturantët duhet të kërkojnë ato programe që ato mund të arrijnë, në kemi një sërë programesh interesante dhe në këto kushte do maturant mund të gjeje vetveten brenda programit që ai kërkon”, shprehet burimi për gazetën.

Afatet për zhvillimin e konsultave në shkolla

Fillimi i punës për këto komisione është data 5 shkurt ndërkohë që, nuk ka ndonjë afat të përcaktuar se sa do të zgjasin këto konsultime, por ajo që ka rëndësi për maturantët është se këto komisione do të jenë të gatshme që tu përgjigjen pyetjeve të nxënësve në lidhje me provimet e maturës shtetërore 2013. “Dhe në këto komisione çdo maturant mund të marri informacionet që ai do. Po them që ai mund të marri informacione si: Sa rëndësi ka koeficienti, apo kush është më i rëndësishëm, krediti apo koeficienti?. Po ashtu në këto konsultime maturanti mund të marri ide dhe për degën që ai dëshiron që të ndjek, një informacion tjetër shumë i rëndësishëm është edhe zgjedhja e lëndëve më zgjedhje”shton burimi pranë MASH…

Edhe dy gjuhë të huaja mund të jenë provime me zgjedhje

Ka shumë maturantë që kanë dhunti në mësimin e gjuhëve të huaja, kështu ata këtë vit kanë mundësinë që të zgjedhin edhe dy gjuhë të huaja për provime për lëndët me zgjedhje. Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këtë vit, maturantët që janë me rezultate në lëndët e gjuhëve të huaja e kanë mundësinë që të zgjedhin këto lëndë për provime me zgjedhje. “Ka maturantë që na pyesin a mund të marrë dy gjuhë të huaja si lëndë për provimet me zgjedhje? Dhe përgjigjja për këtë vit është po, sepse kjo është e parashikuar edhe në udhëzimin e nxjerrë për Maturën Shtetërore”, është shprehur për “Telegraf”, burimi.