MAS/Ulen kuotat, rriten tarifat për në universitetet publike. Ja si ndahen 19 166 kuotat

484
Sigal

Zbardhen kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në ciklin e parë të studimeve si dhe tarifat përkatëse për çdo degë studimi. Ministria e Arsimit dhe e Sportit bën publike, nëpërmjet projektvendimit, propozimet për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në ciklin e parë të studimeve.

Kuotat

Numri total i kuotave të përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014–2015, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve

jo-universitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, që sugjerohet të akordohen këtë vit akademik janë 19,726.

a)      Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë,në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe për

programet e integruara të studimit të ciklit të dytë     19,166

b)      Kuota për program të dytë studimi     200

c)   Kuota për transferim studimesh          300

ç)   Kuota për shtetasit e huaj       60

Këtu përfshihen dhe:

d)   Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit        600

      e)   Kuotat për të verbërit  15

       f)   Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët    20

g)   Kuotat për invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë        15

        j)    Kuotat për jetimët       15

Në kuotat e propozuara, sipas MAS, janë marrë parasysh këto faktorë; (i) kërkesat e vetë universiteteve bazuar në kapacitetet e tyre pritëse; (ii) analiza e programeve me performancë të ulët nga viti akademik 2013-14; (iii) analiza e programeve me numër të ulët të studentëve të regjistruar në vitin akademik 2013-2014; si edhe (iv) gjetjet paraprake të inspektimeve të kryera në IAL në kuadër të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë (VKL).

Tarifat e studimit

Tarifat e studimit që rrjedhin nga implementimi i këtij projektvendimi, sipas MAS, do të kenë një efektet financiar prej rreth 512 milion lekë për IAL-të, çka krahasuar me vitin e kaluar akademik, parashikon një rritje prej 75.2 milion lekë më shumë për IAL-të, të ardhura këto nga rritja e tarifës mesatare vjetore të studimit. Këto të ardhura do të rrisin mundësinë e IAL-ve publike, për rritjen e kapaciteteve mësimdhënëse dhe kerkimore shkencore, pajisjen me laboratorë kërkimorë, dhe për investimin e individëve në arsimin e lartë publik.

Tarifat janë përcaktuar duke u bazuar në propozimet dhe kërkesat e vetë IAL-ve për tarifat e studimit, por jo gjithmonë është pranuar tarifa e propozuar duke parashikuar tarifa më të ulëta se propozimet e ardhura për të mos rritur në mënyrë të ndjeshme në disa raste tarifat, krahasuar me vjet. Në këtë projektvendim MAS ka aprovuar një rritje të “moderuar” të tarifave, por në një nivel më të ulët se kërkesat e vetë IAL-ve për rritje të tarifave të studimit. Përjashtimi nga tarifa e shkollimit për disa kategori të veçanta do të jetë me VKM të veçantë.

Pranimi i studentëve, formulari A2 dhe A3

Pranimi i studentëve në institucionet e arsimit të lartë publik bëhet për ata që arrijnë rezultate kaluese në të gjitha provimet e “Maturës Shtetërore”. Edhe për vitin akademik 2014-2015, pranimi i studentëve në Institucionet e Arsimit të Lartë publik, bëhet nëpërmjet parimit Meritë – Preferencë dhe do të kryhet në dy raunde (me dy formularët A2 dhe A3). Pasi është plotësuar formulari A2, kryehet procesi i regjistrimit dhe shpallen fituesit. Regjistrimi i fituesve bëhet në dy faza. Fazë e parë është regjistrimi online, ndersa në fazën e dytë bëhet regjistrimi me dokumentacion fizikisht në sekretaritë e IAL-ve. Kuotat, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit vetëm në ato programe studimi ku pranimi nuk cënon parimin e “Meritës”. Shpërndarja e kuotave realizohet nëpërmjet plotësimit të formularit të ri të aplikimit A3, sipas preferencave të kandidatëve mbështetur në VKM-në përkatëse.

Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët kanë aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojnë të regjistruar në asnjë program studimi edhe pas mbylljes së fazës përfundimtare të regjistrimeve.

TABELA Nr.1. KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË, NË PROGRAMET E STUDIMEVE JOUNIVERSITARE PROFESIONALE, DHE PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË,  PËR VITIN AKADEMIK 2014 – 2015
EMERTIMI I UNIVERSITETIT ID e PROGRAMIT EMERTIMI I PROGRAMIT Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit Tarifa për program të parë studimi Tarifa për program të dytë studimi
Universiteti i Tiranës  001  Histori               120           30,000           111,778
Universiteti i Tiranës  002  Gjeografi               120           30,000           111,778
Universiteti i Tiranës  003  Gjuhë – Letërsi               120           30,000           111,778
Universiteti i Tiranës  004  Gazetari                 85           30,000           111,778
Universiteti i Tiranës  005  Arkeologji                 40           30,000           111,778
Universiteti i Tiranës  006  Biologji               120           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  007  Bioteknologji                 90           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  008  Matematikë                 80           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  009  Fizikë               100           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  010  Informatikë               300           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  011  Kimi                 80           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  012  Kimi dhe Teknologji Ushqimore                 90           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  013  Kimi Industriale dhe Mjedisore                 90           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  014  Inxhinieri Matematike dhe Informatike               120           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  015  Teknologji Informacioni dhe Komunikimi               200           25,000           203,690
Universiteti i Tiranës  016  Gjuhë Angleze               200           25,000           135,730
Universiteti i Tiranës  017  Gjuhë Frënge               120           25,000           135,730
Universiteti i Tiranës  018  Gjuhë Gjermane               125           25,000           135,730
Universiteti i Tiranës  019  Gjuhë Italiane               125           25,000           135,730
Universiteti i Tiranës  020  Gjuhë Greke                 60           25,000           135,730
Universiteti i Tiranës  021  Gjuhë Turke                 60           25,000           135,730
Universiteti i Tiranës  022  Gjuhë Ruse                 60           25,000           135,730
Universiteti i Tiranës  023  Gjuhë Spanjolle me profil Gjuhë – letërsi dhe qytetërim hispanik                 70           25,000           135,730
Universiteti i Tiranës  024  Psikologji               100           40,000           111,778
Universiteti i Tiranës  025  Punë Sociale               100           40,000           111,778
Universiteti i Tiranës  026  Filozofi                 80           40,000           111,778
Universiteti i Tiranës  027  Sociologji                 80           40,000           111,778
Universiteti i Tiranës  028  Shkenca Politike                 80           40,000           111,778
Universiteti i Tiranës  029  Administrim dhe Politika Sociale               100           40,000           111,778
Universiteti i Tiranës  030  Administrim – Biznes               400           35,000             86,374
Universiteti i Tiranës  031  Ekonomiks                 70           35,000             86,374
Universiteti i Tiranës  032  Financë               400           35,000             86,374
Universiteti i Tiranës  033  Informatikë Ekonomike               200           35,000             86,374
Universiteti i Tiranës  034  Drejtësi               600           40,000             63,341
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  035  Mjekësi e Përgjithshme               300           45,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  036  Farmaci                 90           45,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  037  Stomatologji                 60           45,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  038  Shëndet Publik                 20           40,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  039  Infermieri e Përgjithshme               300           40,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  040  Mami                 80           35,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  041  Teknik i Lartë Laboratori                 60           35,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  042  Fizioterapi                 60           35,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  043  Logopedi                 40           35,000           233,916
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  044  Imazheri                 70           35,000           233,916
Universiteti Bujqësor i Tiranës  045  Menaxhim Agrobiznesi               103           35,000             86,374
Universiteti Bujqësor i Tiranës  046  Ekonomi dhe Politikë Agrare                 73           30,000             86,374
Universiteti Bujqësor i Tiranës  047  Financë – Kontabilitet               102           30,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  048  Menaxhim i Turizmit Rural                 70           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  049  Informatikë Biznesi                 60           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  050  Ekonomiks i Aplikuar                 60           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  051  Mbrojtje Bimësh                 72           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  052  Hortikulturë                 55           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  053  Prodhim Bimor                 65           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  054  Zootekni dhe Biznes Blegtoral                 75           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  055  Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi                 56           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  056  Agromjedis dhe Ekologji               110           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  057  Inxhinieri Agrare – Agromekanizim                 69           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  058  Teknologji Agroushqimore                 80           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  059  Vreshtari – Enologji                 60           25,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  060  Mbarështim Pyjesh                 65           30,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  061  Përpunim Druri                 65           30,000           144,906
Universiteti Bujqësor i Tiranës  062  Mjekësi Veterinare               111           40,000           233,916
Universiteti Politeknik i Tiranës  063  Inxhinieri  Ndërtimi               105           35,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  064  Inxhinieri Hidroteknike                 90           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  065  Inxhinieri Mjedisi                 52           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  066  Arkitekturë (Arkitekt)               135           40,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  067  Arkitekturë (Urbanist)                 85           40,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  068  Inxhinieri Gjeodet                 50           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  069  Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë)                 60           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  070  Inxhinieri Elektrike (Energjitikë)                 60           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  071  Inxhinieri Mekatronike                 60           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  072  Inxhinieri Fizike                 60           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  073  Inxhinieri Matematike                 60           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  074  Inxhinieri Mekanike               143           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  075  Inxhinieri Tekstile dhe Modë                 60           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  076  Inxhinieri Materiale                 56           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  077  Inxhinieri Ekonomike                 85           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  078  Inxhinieri Gjeologjike                 72           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  079  Inxhinieri Gjeoburimesh                 90           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  080  Inxhinieri  Gjeoinformatikë                 72           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  081  Inxhinieri Gjeomjedis                 72           25,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  082  Inxhinieri Elektronike                 55           30,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  083  Inxhinieri Informatike                 55           30,000           203,690
Universiteti Politeknik i Tiranës  084  Inxhinieri Telekomunikacioni                 55           30,000           203,690
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  085  Gjuhë – Letërsi                 45           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  086  Gjuhë Angleze                 40           20,000           135,730
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  087  Mësuesi për Arsimin Fillor                 50           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  088  Mësuesi për Arsimin Parashkollor                 30           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  089  Histori – Gjeografi                 60           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  090  Filozofi – Sociologji                 50           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  091  Matematikë –  Fizikë                 20           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  092  Matematikë – Informatikë                 28           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  093  Biologji – Kimi                 50           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  094  Teknologji Informacioni                 65           20,000           111,812
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  095  Infermieri e Përgjithshme               100           20,000           233,916
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  096  Mami (Infermier)                 50           20,000           233,916
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  097  Administrim dhe Politika Sociale                 75           20,000           233,916
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  098  Financë – Kontabilitet               100           20,000             86,374
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  099  Menaxhim                 77           20,000             86,374
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  100  Administrim Biznesi në Marketing                 24           20,000             86,374
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  101  Administrim Biznesi në Turizëm                  50           20,000             86,374
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  102  Agroushqim                 24           20,000             86,374
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë  103  Agrobiznes                 20           20,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  104  Gjuhë – Letërsi                 98           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  105  Histori – Gjeografi                 78           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  106  Gjeografi dhe Gjuhë Italiane                 46           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  107  Gjuhë Angleze                 93           25,000           135,730
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  108  Gjuhë Frënge                 20           25,000           135,730
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  109  Gjuhë Italiane                 44           25,000           135,730
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  110  Gazetari                 54           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  111  Gazetari – Anglisht                 54           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  112  Biologji – Kimi                 90           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  113  Matematikë – Fizikë                 64           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  114  Teknologjitë e Informacionit                 80           25,000           203,690
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  115  Teknologji Laboratori  (2 vjeçar)                 40           25,000           194,264
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  116  Fizikë Kompjuterike                 52           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  117  Matematikë Informatike                 27           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  118  Infermieri e Përgjithshme               120           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  119  Infermieri – Mami                 70           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  120  Fizioterapi                 70           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  121  Logopedi                 40           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  122  Imazheri                 60           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  123  Teknologji  Laboratori                 40           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  124  Mësuesi për Arsimin Fillor               110           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  125  Mësuesi për Arsimin Parashkollor                 80           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  126  Edukim Qytetar                 70           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  127  Punonjës Social                 70           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  128  Filozofi – Sociologji                 70           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  129  Psikologji                 70           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  130  Edukim Fizik dhe Sporte                 45           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  131  Administrim – Biznes               120           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  132  Financë – Kontabilitet               120           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  133  Ekonomia dhe e Drejta               120           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  134  Informatikë Ekonomike               120           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  135  Ekonomi Turizmi                 60           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  136  Administrim Biznesi dhe Inxhinieri                 60           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  137  Shkenca Juridike në Biznes                  60           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan  138  Shkenca Juridike në Sektorin Publik                  60           25,000             86,374
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  139  Biologji – Kimi                 23           20,000           203,690
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  140  Matematikë-Informatikë                 10           20,000           203,690
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  141  Teknologji Informacioni                 20           20,000           203,690
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  142  Infermieri e përgjithshme                 70           20,000           233,916
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  143  Infermieri Mami                 15           20,000           233,916
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  144  Histori – Gjeografi                 42           20,000           111,778
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  145  Gjuhë – Letërsi Shqipe                 15           20,000           111,778
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  146  Gjuhë Letërsi Angleze                 15           20,000           135,730
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  147  Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek                 15           20,000           135,730
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  148  Mësuesi për Arsimin Fillor                 21           20,000           111,778
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  149  Mësuesi për Arsimin Parashkollor                 21           20,000           111,778
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  150  Kontabilitet – Financë                 70           20,000           111,778
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër  151  Administrim – Publik                 20           20,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  152  Gjuhë – Letërsi               113           25,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  153  Gazetari dhe Komunikim                 53           20,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  154  Histori               113           20,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  155  Gjeografi                 93           20,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  156  Matematikë                 60           20,000           203,690
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  157  Fizikë                 30           20,000           203,690
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  158  Informatikë                 90           20,000           203,690
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  159  Biologji – Kimi                 70           20,000           203,690
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  160  Infermieri e Përgjithshme                 80           20,000           233,916
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  161  Infermieri (Mami)                 80           20,000           233,916
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  162  Infermieri (Fizioterapi)                 30           20,000           233,916
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  163  Mësuesi për Arsimin Fillor                 70           20,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  164  Mësuesi për Arsimin Parashkollor                 60           20,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  165  Psikologji                 60           25,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  166  Punë Sociale                 60           25,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  167  Edukim Fizik dhe Sporte                 65           20,000           111,778
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  168  Financë – Kontabilitet               105           20,000             86,374
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  169  Administrim – Biznes               105           20,000             86,374
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  170  Turizëm                 80           20,000             86,374
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  171  Gjuhë Angleze                 70           20,000           135,730
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  172  Gjuhë Italiane                 42           20,000           135,730
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  173  Gjuhë Gjermane                 20           20,000           135,730
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  174  Gjuhë Frënge                 24           20,000           135,730
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër  175  Drejtësi               200           25,000             63,341
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  176  Matematikë                 20           20,000           135,730
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  177  Shkenca Kompjuterike                 46           20,000           203,690
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  178  Teknologji Informacioni                 60           20,000           203,690
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  179  Informatikë                 80           20,000           203,690
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  180  Inxhinieri Navale                 42           20,000           203,690
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  181  Inxhinieri Mekanike                 70           20,000           203,690
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  182  Navigacion dhe Peshkim Detar                 35           20,000           203,690
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  183  Biologji                 70           20,000           135,730
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  184  Inxhinieri Elektrike                 20           20,000           203,690
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  185  Administrim Biznesi               120           20,000             86,374
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  186  Menaxhim Turizmi               107           20,000             86,374
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  187  Ekonomiks               103           20,000             86,374
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  188  Financë               192           20,000             86,374
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  189  Kontabilitet                 43           20,000             86,374
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  190  Marketing                 60           20,000             86,374
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  191  Mësuesi për Arsimin Fillor                 78           20,000           135,730
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  192  Mësuesi për Arsimin Parashkollor                 59           20,000           135,730
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  193  Gjuhë Shqipe dhe Letërsi                 95           20,000           135,730
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  194  Gjuhë Angleze                 93           20,000           135,730
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  195  Gjuhë Italiane                 46           20,000           135,730
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  196  Histori – Gjeografi                 66           20,000           135,730
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  197  Drejtësi               140           20,000             63,341
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  198  Infermieri e Përgjithshme               150           20,000           233,916
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  199  Infermier Mami                 50           20,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  200  Administrim Biznesi                 50           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  201  Menaxhim – Marketing                 50           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  202  Shkenca Ekonomike                 50           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  203  Financë -Kontabilitet                 50           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  204  Bankë Financë                 50           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  205  Menaxhim Hotel Restorant                 50           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  206  Menaxhim Turizëm Kulturor                 50           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  207  Menaxhim Turizëm Arkeologjik                 50           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  208  Drejtësi                 78           25,000           146,232
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  209  Shkenca Politike                 44           25,000           146,232
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  210  Administrim Publik                 44           25,000           146,232
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  211  Politikë Ekonomike                 44           25,000           146,232
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  212  Marrëdhënie me Publikun                 44           25,000           146,232
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  213  Histori                 44           25,000           146,232
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  214  Infermieri e Përgjithshme                 47           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  215  Mami                 28           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  216  Fizioterapi                 38           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  217  Navigacion dhe Peshkim Detar                 35           25,000           233,916
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  218  Teknikë Elektrike (2- vjeçar)                 38           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  219  Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime  (2- vjeçar)                 38           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  220  Asistencë Stomatologji (2- vjeçar)                 27           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  221  Menaxhim Ndërtimi (2- vjeçar)                 38           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  222  Menaxhim Transporti (2- vjeçar)                 38           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  223  Asistencë Ligjore (2- vjeçar)                 30           25,000             63,341
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  224  Asistencë Administrative (2- vjeçar)                 30           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  225  Teknologji Automobilash (2- vjeçar)                 38           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  226  Teknikë e Rrjeteve Kompjuterike (2- vjeçar)                 38           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  227  Informatikë Praktike (2- vjeçar)                 28           25,000             86,374
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  228  Gjuhë Angleze                 50           25,000           135,730
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  229  Mësuesi për Arsimin Fillor                 50           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  230  Mësuesi për Arsimin Parashkollor                 50           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  231  Ekspert Procesi Formimi                 50           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  232  Psikologji-Sociologji                 50           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  233  Gjuhë Letërsi – Anglisht                 50           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  234  Gjermanisht-Anglisht                 50           25,000           111,778
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  235  Shkenca Kompjuterike                 50           25,000           203,690
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  236  Sistemet e Informacionit                 50           25,000           203,690
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  237  Teknologji Informacioni                 50           25,000           203,690
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  238  Matematikë – Informatikë                 50           25,000           203,690
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  239  Informatikë – Anglisht                 50           25,000           203,690
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  240  Multimedia dhe Televizioni Dixhital                 30           25,000           203,690
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  241  Menaxhim i Bankave  (Program në Gjuhë Angleze)                 18           25,000             29,680
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës  242  Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme  (Program në Gjuhë Angleze)                 10           25,000             29,680
Universiteti i Arteve, Tiranë  243  Regji Filmi dhe Televizioni                   8           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  244  Aktrim                 10           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  245  Regji                   8           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  246  Skenografi – Kostumografi                 10           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  247  Koreografi                 10           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  248  Pikturë                 65           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  249  Skulpturë                 10           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  250  Muzikologji                   3           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  251  Kompozim                   4           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  252  Dirizhim                   2           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  253  Piano                   8           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  254  Violinë                   8           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  255  Violonçel                   4           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  256  Violë                   4           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  257  Kitarë                   5           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  258  Kontrabas                   2           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  259  Flaut                   3           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  260  Oboe                   2           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  261  Klarinetë                   3           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  262  Fagot                   2           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  263  Korno                   3           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  264  Trombë                   3           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  265  Trombonë                   3           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  266  Bastub                   1           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  267  Kanto                   8           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  268  Pedagogji Muzikore                   7           40,000           216,320
Universiteti i Arteve, Tiranë  269  Fizarmonikë Klasike                   2           40,000           216,320
Universiteti i Sporteve të Tiranës  270  Shkencat e Lëvizjes               100           35,000           233,916
Universiteti i Sporteve të Tiranës  271  Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit               100           35,000           233,916
 Total          18,501