MAS: Rishikojmë procedurat për zgjedhjen e librit jashtëshkollorë

452
Sigal

TIRANË – Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë të ditur ditën e sotme se do të rishikojë të gjitha procedurave dhe mekanizmave për përzgjedhjen e librave jashtëshkollorë për të bërë këtë proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.
  
Gjatë deklaratës së Këshilltarit për Median dhe Komunikimin në MAS, Gjergji Hamiti u shpreh se ministria është kujdesur të mbrojë procesin nga çdo ndërhyrje, si nga administrata ashtu dhe nga politika.
 
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se fondi prej 35 milionë lekë i parashikuar për pasurimin e bibliotekave të shkollave të alokohet në fondin për investim në infrastrukturën shkollore dhe, veçanërisht, për rikonstruktimin e atyre shkollave që janë në vështirësi.
 
Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të vijojë punën në dy drejtime;
 
Së pari, do të vijohet me inspektemin e bibliotekave dhe fondit të përdorur në çdo shkollë në vitet e shkura.
 
Së dyti, MAS fton Shtëpitë Botuese, autorët, aktorët dhe grupet e interesit në një diskutim publik, në mënyrë që të gjithë së bashku të mund të adresojmë më së miri vijueshmërinë e procesit të pasurimit të bibliotekave dhe të përzgjedhjes të librave jashtshkollorë për nxënësit duke përcaktuar rregulla të reja.
 
Ne shprehim vendosmërinë për të mundësuar një proces me rregulla të pranueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha palët dhe grupet e interesit e që realisht i shërbejnë shkollës. Rregulla që mundësojnë vërtetë  procese në dobi të nxënësit dhe të shkollës dhe jo sikundër ka ndodhur më parë, për përfitime dhe interesa të X apo Y botues.