MAS dështon në rimbursimin e librit shkollor

651
Sigal

Deri në 23 nëntor janë rimbursuar vetëm 36,8 milionë lekë. DAR/ZA-të që kanë përfituar nga fondi i rimbursimit

 Me gjithë premtimet e bujshme të qeverisë, përsa i përket ngritjes së një sistemi funksional për rimbursimin e librave shkollorë, falimentimi i këtij procesi, duket se është pjesë edhe e kësaj qeverie. Po mbaron semestri i parë i shkollës dhe ende familjet shqiptare në nevojë nuk janë rimbursuar për librat e fëmijëve të tyre, që i kanë blerë me para në duar. Vetëm familjet me gjendje ekonomike të dobët, kanë të drejtë t’i marrin falas librat shkollor për fëmijët e tyre. Por kur bëhet fjalë për të kthyer para, çdo lloj qeverie e ka të vështirë të gjejë mënyrën e duhur dhe sa më të shpejtë, duke krijuar burokracira pa fund dhe duke e bërë kështu të pamundur të drejtën e familjeve shqiptare për t’u rimbursuar. Vlera e rimbursuar që nga fillimi i shkollës në muajin shtator deri në datën 23 nëntor, sipas Open Datës, është 36 779 831 lekë gjithsej. Vetëm në 6 DAR/ZA në vend është ekzekutuar rimbursimi i parave për librat shkollorë. Ato janë: Drejtoria e Arsimore Durrës dhe Fier; si dhe ZA-të Bulqizë, Gramsh, Malësi e Madhe dhe Pukë sipas kësaj shpërndarje:

DAR Durrës: 5,006,471 lekë

DAR Fier: 2,006,779 lekë

ZA Bulqizë: 9,027,158 lekë

ZA Gramsh: 5, 419,619 lekë

ZA M. Madhe: 8,817,563 lekë

ZA Pukë:6,500,241 lekë

Ndërsa familjet në nevojë që kanë fëmijët e tyre nxënës shkolle në këto 2 DAR dhe 4 ZA kanë përfituar rimbursimet përkatëse, familjet e tjera në vend ende nuk kanë përfituar nga fondi i rimbursimit.

 

Premtimi i MAS

Ministria e Arsimit dhe e Sportit kishte premtuar se ndryshe nga vitet e tjera, për këtë vit shkollor do të veprohej ndryshe. MAS premtoi se tekstet do të jepeshin falas në dorë, (gjë që në fakt do të ishte dhe mënyra më e mirë për të eliminuar proceset burokratike në kurriz të prindërve) pasi duke qenë në dijeni të numrit të përfituesve, kishte bërë edhe porositë e nevojshme te shtëpitë botuese, të cilat do t’i jepnin falas, pa para në dorë librat shkollorë të këtij viti. Mirëpo, edhe qeveria “Rama” dështoi në këtë proces, duke shkelur në të njëjtën rrugë si paraardhësit e saj. Kjo praktikë është akoma më e dështuar nëse i shtojmë faktin e mungesës së faturës tatimore. Në shumë shkolla të vendit, personat e autorizuar për shpërndarjen e librave në ambientet shkollore nuk pajiseshin me faturë tatimore. Mungesa e faturës penalizon shumicën dërrmuese të familjeve në nevojë, të cilët edhe përfitojnë sipas udhëzimit të shpërndarë nga MAS për rimbursimin e librave shkollorë 2014-2015.

 

Ja kush përfiton sipas udhëzimit të MAS

• Masa e subvencionimit do të jetë e përshkallëzuar në varësi të ardhurave dhe statusit të nxënësit në familjen ku bën pjesë.

• Kompensimin maksimal në masën 100 për qind do ta përfitojnë të gjitha familjet që kanë nivel të ulët të ardhurash, të cilat e kanë të pamundur blerjen e librave me çmimet reale. Konkretisht, në këtë grup bëjnë pjesë kategoritë që trajtohen me asistencë apo me ndihma të tjera nga shteti.

• Kompensim në masën 100 për qind do ta përfitojnë edhe nxënësit prindërit e të cilëve përfitojnë pension pleqërie, si dhe nxënësit që kanë statusin e jetimit.

Gjithashtu pjesë e skemës së kompensimit maksimal të çmimit të librave përfshihen edhe librat e nxënësve nga shtresa minoritare si dhe fëmijët e emigrantëve.

• Më tej edhe kategoritë e nxënësve të verbër, ata paraplegjikë, fëmijët e policëve të vrarë në detyrë si dhe nxënësit që hasen me probleme të rënda sociale në familje, si dhe romët do të përfitojnë kompensimin në masën 100 për qind të teksteve mësimore që do të përdorin gjatë frekuentimit të vitit të ri shkollor 2013-2014.

•Pjesë e skemës së kompensimit të çmimit të librave do të jenë edhe nxënësit e familjeve në të cilat paga e kryefamiljarit është nën 30 mijë lekë. Tekstet për fëmijët e tyre do të subvencionohen në masën 50 për qind.

Fatura tatimore

Që të gjithë këto kategori të përfitojnë nga fondi i rimbursimit për librin shkollor duhet të dorëzojë, bashkë me vërtetimet përkatëse për shtresën së cilës i përket, edhe faturën tatimore. “Faturat tatimore të firmosen e vulosen nga librashitësi dhe nga nxënësi ose prindi” thuhet në pikën 4.7 të udhëzimit të MAS.

Institucion Buxhetor Perfitues Dege Thesari Vlera Date regjistrimi Date ekzekutimi Nr fature Kategori Shpenzimi Pershkrim fature
Drejtoria Arsimore Durres (0707) POSTA SHQIPTARE SH.A Durres 4,714,070 2014-11-19 2014-11-20 41410110072014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKOLLOR / DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE DURRES/ KOD 1011007/ TDO 0707/
Drejtoria Arsimore Durres (0707) RAHIME BELEGU Durres 292,401 2014-11-19 2014-11-20 41510110072014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKOLLOR / DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE DURRES/ KOD 1011007/ TDO 0707/
Drejtoria Arsimore Fier (0909) ARMELA MUSABELLIU Fier 424,215 2014-11-17 2014-11-19 37710110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) BANKA KOMBETARE TREGTARE Fier 18,250 2014-11-17 2014-11-17 36810110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) POSTA SHQIPTARE SH.A Fier 2,649 2014-11-17 2014-11-17 373110110092014 Te tjera transferta tek individet SHERB POSTAR PER SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) POSTA SHQIPTARE SH.A Fier 441,550 2014-11-17 2014-11-17 37310110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) FIRST INVESTIMENT BANK – ALBANIA SH.A Fier 410,590 2014-11-17 2014-11-17 36410110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) UNION BANK SHA Fier 2,280 2014-11-17 2014-11-17 36210110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) BANKA CREDINS Fier 4,070 2014-11-17 2014-11-17 36710110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Fier 8,970 2014-11-17 2014-11-17 36510110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) BANKA E BASHKUAR E SHQIPERISE Fier 9,350 2014-11-17 2014-11-17 36110110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) MURATI D Fier 234,000 2014-11-17 2014-11-17 37510110092014 Te tjera materiale dhe sherbime speciale SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) ARMELA MUSABELLIU Fier 10,530 2014-11-17 2014-11-17 35710110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) BANKA SOCIETE GENERALE ALBANIA Fier 124,641 2014-11-17 2014-11-17 36310110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) BANKA KOMBETARE E GREQISE Fier 5,460 2014-11-17 2014-11-17 36610110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) ALPHA BANK — ALBANIA Fier 4,050 2014-11-17 2014-11-17 35610110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) ALKET VELIU / TIRANE Fier 28,684 2014-11-17 2014-11-17 35910110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) PRO CREDIT BANK Fier 8,360 2014-11-17 2014-11-17 36910110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) RAIFFEISEN BANK SH.A Fier 226,870 2014-11-17 2014-11-17 35810110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Drejtoria Arsimore Fier (0909) BANKA E TIRANES Fier 44,260 2014-11-17 2014-11-17 36010110092014 Te tjera transferta tek individet SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER
Zyra Arsimore Bulqizë (0603) POSTA SHQIPTARE SH.A Bulqize 9,027,158 2014-11-10 2014-11-10 12410110902014 Te tjera transferta tek individet ZYRA ARSIMORE(1011090) likujdim subvencion libri per arsimin baze dhe arsimin e mesem per vitin 2014.sherbime postare Tetor 2014.
Zyra Arsimore Gramsh (0810) POSTA SHQIPTARE SH.A Gramsh 5,419,619 2014-11-06 2014-11-06 19710111002014 Te tjera transferta tek individet 1011100 Subvencion libri shkollor 204-2015 nga Zyra Arsimore Gramsh
Zyra Arsimore Malësia e Madhe (3323) POSTA SHQIPTARE SH.A M.Madhe 8,817,563 2014-11-13 2014-11-14 14810111242014 Posta dhe sherbimi korrier – Te tjera transferta tek individet 1011124-Zyra Arsimore (likujdim.subvencion libri 2014-2014-)
Zyra Arsimore Pukë (3330) POSTA SHQIPTARE SH.A Puke 6,500,241 2014-11-18 2014-11-19 13010111252014 Te tjera transferta tek individet ZYRA ARSIMORE KODI 1011125 subvencion librit viti shkollor shkresa 8018 dt.29.10.2014