Luftulla PEZA/ Njohuritë e prof. Lafes për pellazgët i përkasin shekullit 18

816
Sigal

Vazhdimësia e pellazgjishtes në gjuhën shqipe. Gjuha jonë është çelësi për të hapur portat e lashtësisë njerëzore

Vitet e fundit është zgjeruar shumë veprimtaria mbi historinë e lashtë të shqiptarëve dhe lidhjet e saj me pellazgët dhe ilirët, si stërgjyshat dhe gjyshat tanë. Janë botuar prova të shumta, që vërtetojnë vazhdimësinë e gjuhës pellazge, ilire dhe etruske në gjuhën shqipe. Me krijimin e shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”, studimet në këtë fushë janë shtuar dukshëm dhe janë shtuar edhe prurjet e dokumenteve të reja në këtë drejtim.

Me gjithë këto të dhëna të rëndësishme, që e avancojnë shumë studimin e gjuhës dhe të Qytetërimit Pellazg, më i vjetri i kontinentit tonë dhe tregojnë vazhdimësinë e gjuhës pellazge në gjuhën shqipe, problem tek ne është se këto të dhëna, ndërsa gjejnë mbështetje të fuqishme tek lexuesit e shumtë, as nuk kundërshtohen, as pranohen, por injorohen nga studiuesit tona të gjuhësisë. Kjo përbën shkelje të rëndë të disiplinës shkencore, që më pas çon në shtrembërimin e përfundimeve dhe largimin nga e vërteta për gjuhën dhe historinë tonë. Ky largim nga rruga shkencore ka sjellë si pasojë mohimin e lidhjeve gjuhësore dhe historike midis pellazgjishtes dhe ilirishtes me gjuhën shqipe. Duke kundërshtuar këtë të vërtetët thelbësore, tashmë të vërtetuar, gjuhësia jonë ka dështuar në vërtetimin e origjinës e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar, detyra e saj themelore. Kjo ka bërë që gjer tashti shqiptarët paraqiten pa rrënjë në vendin ku jetojnë këtu e dhjetë mijë vjet dhe mbërthimi pas Formulës së Pagëzimit (1462), si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, e përforcon idenë, se kombi shqiptar është më i riu ndër kombet e tjerë ballkanik, kur ai në fakt është më i vjetri. Historia e shqiptarëve ka shkuar deri tek ilirët, të cilët shfaqen në histori gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., megjithëse edhe kjo jo e faktuar me dokumente gjuhësore. Maqedonasit e lashtë janë lënë jashtë historisë sonë, përfshirë edhe Aleksandrin e Madh, për të cilin po grinden grekët dhe sllavomaqedonët për ta rrëmbyer për vete.

 Nga ana tjetër me largimin nga rruga shkencore i gjuhësisë sonë është bërë pengesë serioze për ecurinë e historisë europiane, sepse gjuha shqipe është çelësi për të hapur portat e lashtësisë njerëzore dhe kur kjo çalon, çalon e gjithë historia.

Për këto shqetësime botova artikullin “Shqetësuese janë rrënjët e gjuhës shqipe”, duke reaguar ndaj institucioneve tona të gjuhësisë, për dy ngërçet e krijuara në gjuhësinë tonë: e para ta drejtojmë gjuhën tonë drejt bazës së saj natyrore pellazgo/ilire dhe e dyta për përsosjen e standardit të gjuhës shqipe. Çështja themelore e shkrimit tim është kthimi i shikimit tek historia e gjuhës sonë, tek pellazgët dhe ilirët e lashtë, që padrejtësisht mohohen. Gjuha nuk është pronë e gjuhëtarëve, por e popullit që e flet. Gjuhëtarët dhe studiuesit, si nëpunës shteti, kanë detyrë ta lëvrojnë atë në përputhje të plotë me rregullat shkencore të njohura. Çdo shkelje e këtyre rregullave dëmton rëndë gjuhën dhe e diskriminon atë në marrëdhënie me gjuhët e tjera. Kjo ndodh tek ne, gjuha jonë është e diskriminuar padrejtësisht dhe Qendra Albanologjike nuk merr masat e duhura. Shkelja e rregullave shkencore me vetëdije dhe qëllimisht, deri edhe falsifikim të dokumenteve, për të mos evidentuar vjetërinë e gjuhës shqipe, përbën krim përpara shoqërisë.

Nga reagimi ndaj këtij artikull, nga prof. Emil Lafe vë re dy qëllime, që mundohet ti mbrojë me çdo kusht: e para ta vlerësojë me notat më të larta standardin e gjuhës shqipe, sikur në të çdo gjë është në rregull dhe e dyta t’i mbyllë derën për gjithmonë pellazgëve, “fantazmës” që kërcënon gjithnjë e më tepër gjuhën tonë. Këto qëndrime e dëmtojnë shumë procesin e njohjes dhe të thellimit të studimit të gjuhës sonë amtare.

Gjuhën e njësuar duhet ta ruajmë dhe të mos kthehemi prapa, por dhe nyjat e ndryshkura të saj t’i heqim. Karakteristikë e gjuhës shqipe, sipas mjaft dijetarëve, janë fjalët njërrokëshe, dhe heqja e disa “Ë”-ve të tepërta nuk prish asnjë punë. P.sh. fjala “BUK”, e shkruar në këtë formë në mbishkrimet e lashta frige dhe lide (shekulli 7 p.e.s.), nuk ka pse të bëhet dyrrokëshe: BUKË, kur dhe gjuha e folur nuk e shqipton kështu. Të kësaj natyre ka edhe fjalë të tjera si: PUN në vend të PUNË, PUNTOR, në vend të PUNËTORË etj.. Për mendimin tim, gjuhës shqipe të shkruar i duhet shtuar edhe paskajorja, folje anglisht TO BE përkthehet ME QENË dhe jo JAM, siç praktikohet sot.

Duhet të përfshihen në fjalorin e gjuhës shqipe fjalët e lashta të marra nga Iliada, Odiseja etj, ashtu siç janë të shkruara gjatë shekullit 8 p.e.s.: MENI (=MËRI), ILI (=YLLI), ASHT (=ËSHTË), EST (ËSHTË), ANDRA (ËNDRA), NEPE (JEPE), BUK etj.. Këto fjalë janë pasuri e jashtëzakonshme e gjuhës sonë, e bëjnë më të moçmen ndër gjuhët e tjera, prandaj mos t’i lejmë jashtë fjalorit, pse janë të dialektit gegë.

3 problemet e gjuhës shqipe

Problemi themelor i gjuhësisë sonë sot nuk duhet të jetë t’i heqim apo jo “Ë”-të e tepërta dhe të korrigjohen gjëra të tjera. Këto zgjidhen me mirëkuptim midis palëve. Problemet themelore janë tre:

  1. Të pranohet vazhdimësia e gjuhës shqipe me rrënjën e saj pellazge dhe ilire, për të cilën janë dhënë prova të shumta dhe të mjaftueshme;
  2. Ta pasurojmë gjuhën tonë amtare me fjalë të reja, të marra nga gjuha e folur e popullit, nga mbishkrimet e lashta ose të krijuara nga gjuhëtarët, shkrimtarët, shkencëtarët, gazetarët, mësuesit etj.. Teknologjia sot ecën shumë shpejt përpara dhe gjuhëtarët duhet ta pasurojnë gjuhën tonë dita ditës me fjalët përkatëse, sidomos fjalori për kompjuterin. Kam lexuar para disa vjetësh një shkrim të I. Kadaresë dhe vura re se kishte futur dy fjalë të reja dhe më erdhi shumë mirë. Në jetëshkrimin e poetit të madh rus A. Pushkin, një vend të veçante zë puna këmbëngulëse që ka bërë ai me krijimin e fjalëve të reja në gjuhën ruse. Tregues mjaft i rëndësishëm për çdo shkrimtar, shkencëtarëve, gazetarëve etj., duhet të jetë pasurimi i gjuhës amtare me fjalë të reja dhe kjo duhet të jetë një nga pikat e vlerësimit të tyre;
  3. Të ndihmojnë të mos zhduket gjuha shqipe në trevat e banuara nga shqiptarët, që ju shkëputën vendit me vendimet antishqiptare të fuqive të mëdha. Në Çamëri, Greqi, Ulqin, Tuz, Plavë-Guci, Preshevë, Bujanovc, mjaft qytete e fshatra në Maqedoni, Manastir, Ohër etj., si dhe në trevat, ku jetojnë shqiptarët në Itali, Ukrainë, Krime, Turqi, Pakistan etj., ruhet gjuha shqipe, por po shkon drejt pakësimit të popullatës dhe të gjuhës shqipe. Para 100 vjetësh Shkupi, Manastiri, Ohri, Çamëria dominoheshin nga gjuha dhe kultura shqipe, sot këto janë në harresë. Prandaj duhet të ndihmojmë të gjallërojmë gjuhën dhe kulturën tonë, që të mos ndodhë zhdukja e saj. Atje në radhë të parë kanë nevojë për shkolla dhe libra shqip dhe shteti ynë duhet të ndihmojë të mbahet kultura jonë gjallë.

Jemi bërë gazi i botës, ashtu si disa historianë sllavo-maqedonas dhe historianë grekë nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, që me plot gojën mund të themi se janë bërë bajat. Disa historianë maqedonas mundohen me zell të madh ta paraqesin Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, prijës sllavo-maqedonas, megjithëse dihet që Aleksandri i Madh ka jetuar rreth viteve 300 p.e.s. në Maqedoninë e lashtë dhe me 25.000 shqiptarë (maqedonë, ilirë, epirot, dardanë) pushtoi gjithë botën e njohur në atë kohë. Në këtë linjë disa mbishkrime të lashta të mijëvjeçarit 5 p.e.s., disa gjuhëtarë sllavo-maqedonas i paraqesin të shkruara në gjuhën e tyre. Dihet se sllavët në Ballkan kanë ardhur gjatë shek. 6. Në këtë garë të marrë nuk ngelen prapa edhe disa studiuesit grekë nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, që mbishkrimin Dispilio të mijëvjeçarit 6 p.e.s. e trajtojnë që i përket grekëve të lashtë! Edhe gjetja e verës së parë europiane në mijëvjeçarin e 6 p.e.s. në gërmimet arkeologjike në territorin e Thrakës, ata ia atribuojnë grekëve të lashtë, megjithëse është vërtetuar plotësisht se grekët kanë ardhur në truallin, ku jetojnë sot gjatë shekullit 6 p.e.s.. Në këtë rendje dritëshkurtër janë përfshirë edhe disa gjuhëtarë dhe historianë shqiptar. Ata injorojnë studimet shkencore mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe nga kohët më të lashta dhe kanë vërë kufirin e saj deri tek “Formula e Pagëzimit”, sepse kështu e thotë standardi. Edhe trojanët, maqedonasit e lashtë dhe Aleksandrin e Madh nuk i pranojnë për shqiptarë!!!

Shihet qartë, që një palë sajojnë dhe shtrembërojnë faktet për t’i atribuuar vendit të vet atë që s’e meriton, ndërsa tek ne mohohen faktet historike, duke shkelur disiplinën e punës shkencore dhe për pasojë humbasim shumë si për gjuhën tonë ashtu edhe për historinë. Është e habitshme që gjuhëtarët dhe shteti ynë nuk interesohen për lashtësinë e gjuhës dhe të historisë së popullit të vet!

Gjuhëtarëve tanë u mungojnë njohuritë mbi pellazgjishten dhe ilirishten

Nga reagimi i profesor E. Lafes vërej, që gjuhëtarët tanë kanë njohuri fare të përcipta mbi pellazgët dhe aspak mbi gjuhën e pellazgëve dhe të ilirëve. Nga njohuritë e pakta në këtë fushë, ata nuk kanë arritur ende të faktojnë lidhjen gjuhësore ilirishte-shqipe, megjithëse kjo lidhje është faktuar me prova të plota shkrimore, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Profesor Lafe sjell mjaft thënie nga njerëz me njohje gjysmake ose aspak mbi pellazgët, për t’i mbushur mendjen publikut se “pellazgët janë çudi e botës” dhe me to nuk duhet të merremi. Ai përmend disa aspekte anësore nga jeta e profesor S. Kondës, por nuk futet në gjërat themelore. Libri i Kondës “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” (1964) është enciklopedi mbi pellazgët dhe lidhjen e tyre me shqiptarët. Ai ka gjetur në Greqi shumë emra vendesh, perëndish etj. dhe i shpjegon me gjuhën shqipe sidomos, fjalët e formuara me mal, gur, pyll etj. më të shpeshtat. Kondo përshkruan pellazgët në Atikë (Athinë), Thesali, Beoti, Thrakë, Orkomeno, ishullin Samothrakë, Mikenë, Argos, Tirinth etj. Ai etruskët i quan si degë të pellazgëve dhe studimi i tyre zgjidhet vetëm të lidhur me to. Me studimin e tij të thellë, Konda vërteton se shqiptarët ndodhen në truallin, ku jetojnë sot gjatë disa mijëvjeçarëve, trashëguar nga pellazgët, që kanë lënë pas një qytetërim të lashtë. E. Hoxha e mbështeti çështjen pellazge, duke ndihmuar direkt Kondën për studimet e tij të thella shkencore, por gjuhëtarët asnjë herë nuk e mbështetën, i luftuan egërsisht të gjithë ata, që merreshin me problemin pellazgjik. Duhet të dihet edhe diskriminimi, përbuzjet dhe qëndrimi jo shkencor, që është mbajtur ndaj Kondës nga krerët e Akademisë së Shkencave Shqiptare Çabej dhe Buda, për të cilat prof. Lafe hesht. S. Konda, Pilika, Z.Majani, N. Vlora e mjaft studiues të tjerë, me gjithë kontributin e madh në lëvrimin e gjuhës shqipe, nëpërmjet studimeve mbi pellazgët, etruskë dhe ilirët, quhen edhe sot “persona të padëshiruar” nga ta dhe nuk janë përfshirë në Fjalorin Enciklopedi Shqiptar. Kjo përbën shkelje të rëndë të dinjitetit të shkencëtarit dhe të disiplinës në shkencë.

Profesor E. Lafe shkruan:

Pse ky qëndrim ndaj teorisë pellazgjike? Sepse shkenca kërkon disa pika mbështetëse të sigurta për të ndërtuar një hipotezë pune. Studiuesit pas Hahnit i kanë vështruar ilirishten dhe pellazgjishten si gjuhë të ndryshme. Vetë Hahni nuk e shtroi fare çështjen e përkatësisë së pellazgjishtes në familjen indoeuropiane. Ilirishtja vështrohet si gjuhë indoeuropiane, por kjo nuk mund të thuhet me siguri për pellazgjishten, për arsye se ka fare pak dëshmi prej saj. Me fjalë të tjera, na mungon ADN-ja e pellazgjishtes, që ta krahasojmë me ADN-në e shqipes dhe të nxjerrim përfundimet. Mbetjet e pellazgjishtes janë aq të pakta, sa nuk të nxjerrin dot në ndonjë shteg të sigurtë”.

Është për të ardhur keq, por këto njohuri mbi pellazgët, që transmeton prof. Lafe, i përkasin shekullit 18 dhe janë të pa pranueshme në kohën tonë. Situata në të vërtetë është krejt ndryshe nga ajo që paraqesin gjuhëtarët shqiptarë, prof. E. Lafe apo prof. O. Shmid (Vjenë), sepse pellazgët dhe ilirët janë çdo ditë midis nesh, me gjuhën që na kanë lënë trashëgim ne komunikojmë me njëri-tjetrin dhe botën.

Më poshtë shkurtimisht do mundohem për publikun e gjerë, por edhe për gjuhëtarët, të sjell prova, që vërtetojnë se gjuha pellazge ka aq shumë afërsi me gjuhën e sotme shqipe, sa mund të themi pa frikë se ato përbëjnë stade zhvillimi të një gjuhe të vetme-gjuhës shqipe, e cila në lashtësi quhej gjuha pellazge, ndërsa sot gjuha shqipe, sepse i njëjti popull gjatë historisë së gjatë ka ndryshuar shpesh emër.

 

I-ILIADA DHE ODISEA

Të dyja këto epika madhështore artistike, historike dhe gjuhësore, të formuluara gjatë shekullit 8 p.e.s. pranohen nga shkenca se janë zanafilla e letërsisë dhe historisë europiane. Të gjitha provat vërtetojnë se Iliada dhe Odisea janë në radhë të parë dy veprat letrare, historike dhe gjuhësore të letërsisë shqipe dhe Homeri dhe Hesiodi janë dy autorët e parë të letërsisë dhe historisë pellazgo/shqiptare. Jo më kot gjuhtari austriak J. Pokorny deklaronte shekullin e kaluar, se Iliada është përhapur në Europë në gjuhën ilire.

 Xh. Krispi është dijetarë i famshëm arbëresh/shqiptar dhe i pari studiues i gjuhës shqipe, që më 1832 botoi librin e tij “Shqipja nëna e gjuhëve”. Krispi ka qenë lektor i gjuhës së lashtë greke dhe latine në një kolegj në Kalabri dhe i pari ka dalluar shumë fjalët shqipe në Iliadën e Homerit. Krispi është padyshim themeluesi i albanologjisë. Krispi shkruan:

Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen , në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka pra të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit….. Dardanët, frigët dhe pellazgët, pa dyshim më të lashtë se helenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe”.

Krispi ka nxjerrë nga Iliada dhe shkrimet e autorëve antikë shumë fjalë pellazge, që përkojnë me fjalët shqipe dhe ndërtoi fjalorin e parë për këtë problem. Disa prej këtyre fjalëve janë:

PELLAZGE SHQIP PELLAZGE SHQIP
Mysc

Crye

Crue

Dora

Me djegune

Pyel

Plot

Grua

Camb

Mish

Krye, koka

Krua, kroj, burimi

Dora

Me djeg

Pyll

Plot

Grua

Kamba, Këmba

Me ditum

Chien

Scambi

Bist

Ziarm

Schypeia

Hund

Krypa etj.

 

Me dit, di

Qen

Shkambi, Shkëmbi

Bishti

Zjarri

Shqiponja

Hundë

Krypa, kripa

 

Ne kemi gjetur,që edhe fjalët e para në Iliadë: ILI (ylli), AS (asht), MENI etj. si dhe në Odise: ODISE (udhësi, udhëtari), ANDRA (ëndra), janë fjalë të gjuhës pellazge/shqipe.

Titulli dhe fjalët e para e para të këngës së parë të Iliadës janë: ILI (mbreti dardan, që themelojë Trojën, 3500 p.e.s.), AS, MENIN AE I DHE.

ODDYSSEY, Ἄνδραμοιἔννεπε,

Titulli dhe fjalët e para në këngën e parë të Odises janë: ANDRA MOJ ENEPE…

Fjalë të gjuhës shqipe në Iliadë më pas janë vërejtur nga Shnaider, Thomopolo, Gj. Shllaku, A. Kola, L. Peza dhe L. Peza dhe së fundi A. Boçi.

Si nuk bëjnë përshtypje tek gjuhëtarët dhe historianët shqiptarë këto arritje të rëndësishme lidhur me Iliadën? Ato duhet të ishin në themel të punës së tyre, që nga viti 1947, kur u ngrit Instituti i Shkencave, që kishte brenda edhe gjuhësinë.

Në enciklopeditë botërore shkruhet gjithashtu se në Iliadën e Homerit grekët apo helenët nuk përmenden asnjë herë. Në Iliadë, formuluar gjatë shek. 8 p.e.s., nga historitë dhe thëniet gojore dhe bën fjalë për ditët e fundit të Luftës së Trojës, përmenden shumë fise pellazge, heronj dhe perënditë pellazge me në krye Zeusin Pellazg. Në to përmenden edhe mbretëritë e Mikenës, Spartës, Pylit, Ithakës, Iolkos, Kretës, Thesalisë etj. të gjitha mbretëri pellazge.

Edhe kërkimet arkeologjike në Trojë vërtetojnë se nga themelimi i qytetit rreth 3500 p.e.s. e deri në rreth vitin 600 p.e.s. Troja është banuar vetëm nga trojanët pellazgë. Në vitin 500 p.e.s. në gërmimet në Trojë janë ndeshur elementët e parë të kulturës greke dhe kjo pjesë e qytetit shënohet Troja gjatë kohës helene.

 Të gjitha këto prova tregojnë se Iliada dhe Odisea janë shkruar fillimisht në gjuhën pellazge/shqipe dhe Homeri i përket etnisë pellazge/shqiptar. Nga kjo rrjedh edhe përfundimi i rëndësishëm se të gjithë heronjtë, perënditë dhe emrat e vendeve në Iliadë janë kanë origjinë pellazge, shpjegohen me anë të gjuhës shqipe dhe nuk kanë asnjë lidhje me grekët. Në greqisht Iliada është përkthyen në vitin 1937 nga dy arvanitas. Në këtë mënyrë Iliada përbën veprën letrare, me të cilat fillon letërsia, gjuhësia dhe historia shqipe dhe Homeri është autori i parë i kësaj letërsie. Homeri dhe Hesiodi, dy shkrimtarët dhe historianët e parë europiane, përbëjnë një gurrë tepër të çmuar të gjuhës dhe kulturës sonë, që duhen studiuar me imtësi nga të gjithë ne dhe në mënyrë të veçantë nga gjuhëtarët, sepse aty do të gjejnë fjalë dhe konstrukte të lashta të gjuhës sonë, të panjohura më parë.

Kjo përbën një arritje të madhe për gjuhën dhe historinë tonë, që ende padrejtësisht mohohet nga gjuhëtarët. Grekët nuk mund të jenë as autorë dhe as aktorë në Iliadë, sepse ata asnjë herë nuk përmenden në te dhe në kohën, që është formuluar Iliada dhe Odisea fiset greke ende nuk kishin ardhur në Pellazgji (Ballkani dhe rajoni e Egjeut). Me gjithë këtë grekë kanë meritën e madhe, që për këto vepra të para letrare europiane u kujdesën dhe i shpëtuan nga zhdukja e sigurtë, siç janë zhdukur shumë vepra të tjera të autorëve para Homerit.

Këto arritje të mëdha mbi Iliadën dhe Odisenë, përbëjnë krenari të dyfishtë për kombin tonë. Së pari, që gjuha origjinale e Iliadës dhe Odise është gjuha pellazge/shqipe dhe së dyti se ai që njihet si autor i saj përket në racën e stërgjyshave tanë, pellazgëve. Iliada dhe Odisea japin prova mjaft të sigurta të vazhdimësisë së gjuhës pellazge në gjuhën shqipe. Megjithë këto prova të rëndësishme nëpër shkollat tona nxënësve ju jepen njohuri të rreme, të gatuara nga falsifikatorët, sikur këto vepra i përkasin grekëve të lashtë. Ky është turp për të gjithë gjuhtarët dhe historianët shqiptar dhe mbarë inteligjencën tonë, që e toleron.

Falsifikimi, ku është futur trajtimi i historisë së lashtësisë europiane e ka zanafillën pikërisht tek vlerësimi i shtrembët i epikave të Homerit dhe Hesiodit. Ato janë vlerësuar vetëm për vlerat artistike dhe aspak historike, apo gjuhësore, ku spikat vlera e tyre më e madhe. Në këto epika përshkruhet koha e bronzit në Pellazgji, aktorët e së cilës kanë qenë vetëm fise të ndryshme pellazge. Prandaj kur trajtohet kjo pjesë e historisë europiane si aktorë të saj duhet të përmenden vetëm pellazgët.

Prof. Lafe, gjuhësia jonë dhe Qendra Albanologjike duhet ta analizojnë me imtësi problemin, ta analizojnë dhe vlerësojnë me sy kritik Iliadën dhe Homerin, që nxënësit tanë nëpër shkolla të marrin dijet e plota dhe të vërteta dhe mos rrehen më tej nga autorët e paaftë të teksteve shkollore.

(vijon)