Lista e fituesve do të shpallet nga AKP më datë 12 nëntor

1034
Sigal

Formulari A3/ Aplikimi on-line nga kandidatët, prej datës 4-6 nëntor

Dje ka nisur aplikimi on-line i formularit A3, shansi i fundit për të gjithë ata të rinj që duan të nisin një shkollë të lartë. Janë më shumë së 5000 kuota, të cilat kanë mbetur bosh, pas regjistrimeve në fazën e parë. Në formularin A3 përcaktohen kriteret dhe afatet për aplikimin on-line. Maturantët që nuk janë shpallur fitues në asnjë degë dhe mbetësit në një nga provimet e Maturës Shtetërore, do të shfrytëzojnë kuotat e mbetura bosh nga faza e parë. Kandidatët do të kenë në dispozicion vetëm dy ditë afat për të plotësuar formularin, nga data 4 nëntor deri në 6 nëntor. Sipas udhëzimit, Agjencia Kombëtare e Provimeve do të shpallë listën e fituesve më datë 12 nëntor, të ndarë sipas programeve përkatëse të studimit, në përputhje me kuotat e rishpërndara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Udhëzimi për A3

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Maturantët/kandidatët do të aplikojnë on-line vetëm për programet e studimit dhe kuotat e shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në formularin A3 prej datës 04.11.2013, ora 09:00 deri 06.11 2013 ora 24:00. Maturantët/kandidatët do të aplikojnë on-line vetëm për programet e studimit dhe kuotat e shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në formularin A3 prej datës 04.11.2013, ora 09:00 deri 06.11 2013 ora 24:00. Aplikimi on-line kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Teknik që do të publikohet në faqet e MAS: www.mash.gov.al dhe AKP:  www.akp.gov.al. Klasifikimi i kandidatëve fitues në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë në raundin e dytë (formulari A3), bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në pikët e grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore edhe të rezultateve të konkursit të zhvilluar (për programe të caktuara studimi) (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati/ja”.

Kanë të drejtë të konkurrojnë në raundin e dytë të pranimeve:

1. Maturantët/kandidatë që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me formularin A3. Në këtë grup përfshihen kandidatët që: a) kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2; b) kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013; c) kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të parë në IALP e vendit tonë;

2. Maturantët /kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 (fitues ose jo dhe të regjistruar ose jo) dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën për të qenë fitues ose për të kaluar në një preferencë më të lartë, duke ruajtur renditjen e preferencave të formularit A2 të plotësuar në raundin e parë. Këta maturantë nuk plotësojnë formular të ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin. Nëse në përfundim, maturanti/kandidati që është shpallur fitues në raundin e parë, nuk arrin të klasifikohet në një preferencë më të lartë, mbetet fitues në programin ku është regjistruar dhe vijon studimet e ciklit të parë.

Përjashtohen nga konkurrimi në raundin e dytë, maturantët /kandidatët:

1. Fitues në preferencën e parë të shprehur në formularin A2 dhe që janë regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve;

2. Fitues që kanë konfirmuar regjistrimin përfundimtar në preferencën e shpallur në fazën e parë të A2, nëpërmjet regjistrimit on-line, dhe që janë të regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve.

Konkurset

1. Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës zhvillon konkurset për programet e studimit të parashikuara në formularin A3 më datë 07.11.2013 dhe dërgon në AKP rezultatet si dhe i regjistron në sistemin informatik on-line deri më datë 08.11.2013 ora 12:00.

2. Akademia e Arteve, Shkodër zhvillon konkurset për programet e studimit të parashikuara në formularin A3 në datat 07.11. deri 08.11.2013 dhe dërgon në AKP rezultatet si dhe i regjistron në sistemin informatik on-line deri më datë 08.11.2013 ora 12.00.

 

Provimet e shtetit, datat e testimit për të gjitha profilet. AKP: Nëse marrin rezultate negative, humbin licencën

Hartohet kalendari i datave për provimet e shtetit. Rreth 1200 studentët e Infermierisë do të kenë mundësi të testohen nga data 11 deri më 20 nëntor, ndërsa sezoni për mësuesit nis më 5 dhjetor. Të diplomuarit në Infermieri të Përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Mjekësi dhe Mësuesi kanë mundësi të regjistrohen për t’u testuar mbi njohuritë e përftuara. Në rast se nuk kalojnë me sukses këtë provim, ata nuk mund të marrin licencën për të ushtruar profesionin. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka gati tabelën në të cilën përcaktohen datat dhe oraret respektive për secilën nga profilet e sipërpërmendura. Kandidatët kanë mundësi që t’i nënshtrohen kontrollit të njohurive profesionale vetëm 2 herë në vit. Ata të cilët nuk do të paraqiten për të dhënë provimin e shtetit, do të kenë mundësi ta bëjnë gjatë sezonit të majit. Datat 11 dhe 20 nëntor janë vendosur për t’u dhënë mundësinë e testimit të diplomuarve në Infermieri. Për farmacistët e rinj janë përcaktuar datat 25, 26 dhe 27 nëntor. Stomatologët do të kenë mundësi ta kryejnë provimin e shtetit në datat 2 dhe 3 dhjetor. Një ditë më pas do të jenë kandidatët e Mjekësisë së Përgjithshme të cilët duhet të paraqiten për të dhënë provimin, i cili u mundëson të drejtën për t’u integruar në tregun e punës. Për studentët e Mjekësisë ka vetëm një datë në dispozicion, kjo për shkak të numrit jo shumë të lartë të studentëve që diplomohen në Mjekësi. Datat në vijim, duke përjashtuar fundjavat, do të jenë në dispozicion të mësuesve të rinj, të cilët do të testohen për njohuritë e marra. Të diplomuarit në këto programe studimi: Matematikë, Fizikë, Informatikë, Biologji-Kimi, Histori-Gjeografi, Gjuhë Shqipe, Edukim Fizik, Arte Figurative, Muzikë, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Arsim Fillor kanë në dispozicion datat nga e enjtja e 5 dhjetorit deri më 16 dhjetor. Listat emërore do të bëhen publike 10 ditë para fillimit të provimit. “Kandidatët duhet të paraqiten në AKP 40 minuta para fillimit të provimit, në të kundërt, duhet të paraqitin justifikim për të marrë pjesë në një datë të dytë brenda sezonit, nëse ka”, thuhet në njoftimin e publikuar nga AKP.

Sezoni V i provimeve të shtetit  11 nëntor-13 dhjetor 2013

• Infermieri e Përgjithshme,11 -20 nëntor

• Mami: 21 -22-23 nëntor

• Imazheri: 21 nëntor

• Logopedi: 21 nëntor

• Fizioterapi: 22 nëntor

• Teknikë laboratori:22 nëntor

• Farmaci: 25-26-27 nëntor

• Stomatologji: 2-3 dhjetor

• Mjekësi e Përgjithshme: 4 dhjetor

• Matematikë: 5 dhjetor

• Fizikë: 5 dhjetor

• Matematikë-Fizikë: 5 dhjetor

• Shkenca Sociale: 6 dhjetor

• Matematikë-Informatikë: 6 dhjetor

• Informatikë: 6 dhjetor

• Biologji: 9 dhjetor

• Kimi: 9 dhjetor

• Bio-Kimi: 9 dhjetor

• Gjegrafi: 10 dhjetor

• Histori: 10 dhjetor

• Arsim fillor: 10 dhjetor

• Histori-Gjeografi:11 dhjetor

• Edukatë qytetare- Histori-Gjeografi: 11 dhjetor

• Edukatë shoqërore-Histori-Gjeografi: 11 dhjetor

• Gjuhë shqipe: 12 dhjetor

• Gjuhë angleze: 12 dhjetor

• Gjuhë gjermane: 12 dhjetor

• Gjuhë italiane: 13 dhjetor

• Gjuhë frënge: 13 dhjetor

• Gjuhë greke: 13 dhjetor

• Edukim fizik: 16 dhjetor

• Arte figurative: 16 dhjetor

• Muzikë: 16 dhjetor