Lindita Nikolla, reagim pas sulmit ndaj Kodhelit: “Mimi, ti je modeli ynë”!

536
Sigal

Një ditë pas lajmit publikuar nga një portal grek, që fyente ministren e
Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka reaguar një tjetër grua e kabinetit Rama. Ministrja
e Arsimit Lindita Nikolla, ka postuar një mesazh mbështetës në profilin e saj
në Facebook, duke shkruar, se përballë shpifjes, denigrimit dhe poshtërsisë,
ajo zgjedh të bërtasë fort, “Mimi je modeli ynë”. Ja postimi i ministres Lindita Nikolla: “Fuqizimi i gruas dhe kontributi i saj në politike. Sa shume flitet
e debatohet.
Po për gratë që janë në politikë?
Flitet po aq shumë. Por paradoksalisht, edhe me gjuhën e shpifjes, denigrimit
dhe poshtërsisë.
Dikush neveritet, dikush përpiqet
të nxjerrë ndonjë përfitim, dikush zgjedh të heshtë.
Unë sot bërtas fort: Mimi je modeli ynë!”