Lëvizja “Për Universitetin” shpall ‘non grata” Lindita Nikollin dhe Arbër Maznikun

608
Studentë të Lëvizjes “Për Universitetin” e kanë shpallur ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe zëvendësministrin Arbër Mazniku, si persona ‘non grata’ në institucionet Arsimit të Lartë. Studentët u shprehën se, nëse ministrja dhe zëvendesministri do të shkojnë në universitete do të përballen me rezistencën e të rinjve. Qëndrimi i lëvizjes “Për Universiteti” vjen pasi thonë se ministrja gënjen kur shprehet se tarifat e studimit nuk janë rritur pasi studentët deklarojnë se po paguajnë 20% më shumë. Ata thonë se e vetmja e drejtë që reforma iu jep atyre është ajo për të marrë borxhe. Kundër miratimit të saj studentët shprehen se do të vijojnë protestat, pasi ministrja Lindita Nikolla dhe zëvendësminsitri Mazniku nuk kanë pyetur as për kushtet ku ata studiojnë dhe as u kanë marrë mendim. Simbolikisht studentët këtë e ilustruan duke i vënë drynin portës së Ministrisë së Arsimit.
Sigal