Kushtet normale për nxënësit e Kukësit. Kreu i DAR Fier Shkëlqim Allkaj, testimi transparent

908
Fier, finalizohet me sukses, testi i punësimit të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë“, ministrja Nikolla përshëndet procesin
Kreu i DAR, Shkëlqim Allkaj: Ishte testim transparent, përzgjedhje kualitetesh që i duhen mësimdhënies
Në krejt Qarkun e Fierit, institucionet arsimore i janë nënshtruar një reforme thelbësore e cila ka pasur objektiv reduktimin në maksimum të pasojave të situatës antiligjore që ishte “instaluar” dhe vepronte në këtë sektor që ka lidhje me dijet e të ardhmes së vendit. për të garantuar cilësinë e mësimdhënies, DAR ka pasur e ka synim bazë përzgjedhjen e mësuesve të çdo cikli para universitar, gjë të cilën sipas programit të ideuar dhe monitoruar prej ministres Lindita Nikolla, vazhdon të punësoj mësues nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë“, duke i dhënë fund punësimeve militantekse. I tillë ishte edhe testi i datës 21 janar 2017, i cili rezultoi me shumë sukses, duke evidentuar kualitetet e mësimdhënies. Ky test, pra praktika e punësimit nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë” është aplikuar edhe vitin e kaluar, duke i futur mësuesit punëkërkues në konkurs të hapur, duke përcaktuar kualitetin dhe radhën e punësimit, në bazë të meritës.
Informacioni zyrtar i DAR-Fier, për testimin “Mësues për Shqipërinë”
Testimi u zhvillua në 2 qendra testimi: “Janaq Kilica 1” dhe “Janaq Kilica 2”. Në qendrën 1 ishin përgatitur 22 mjedise/salla provimi për 287 kandidatë të listuar nga IZHA (nga rrethi i Fierit) dhe 10 kandidatë që kishin aplikuar online por nuk figuronin në listë. Morën pjesë 286 kandidatë. Munguan 11 kandidatë dhe gjatë testimit 1 kandidat u përjashtua pasi iu gjet celular. Qendra 2 kishte 15 mjedise/salla për 193 kandidatë të listuar nga IZHA (kryesisht të rretheve Lushnjë dhe Mallakastër). Kësaj liste iu shtuan edhe 2 kandidatë shtesë. Morën pjesë 178 kandidatë, munguan 17 vetë. DAR Fier angazhoi 37 administratorë testimi, 10 sekretues, të gjithë u caktuan në mjediset e testimit me short të monitoruar nga MAS. Gjithsej në të dy qendrat e testimit, morën pjesë 464 kandidatë (mësues punëkërkues garues), nga 492 gjithsej.
Sigal