Kule: Projektligji për arsimin e lartë, antikushtetues dhe antikombëtar

465
Për rektorin e Universitetit të Tiranës, z. Kule, kapitulli 12 i këtij projekligji cënon statusin e universiteteve publike duke i bërë të sillen si private, si dhe rëndon në gjithë sistemin arsimor
Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dhori Kule, e ka cilësuar antikushtetues dhe antikombëtar projektligjin e prezantuar nga qeveria që pritet të kalojë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Për rektorin e Universitetit të Tiranës, z. Kule, konkretisht kapitulli 12 i këtij projekligji cënon statusin e universiteteve publike duke i bërë të sillen si private, si dhe rëndon në gjithë sistemin arsimor. Deklaratat erdhën pas takimit zyrtar me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.
Rektori i Universiteti më të madh në vend Dhori Kule është kundër draftit për arsimin e lartë që ka kaluar në parlament nga qeveria. Ai shprehet: “Është një kapitull në këtë projektligj, kapitulli 12, i cili parashikon krijimin e një strukture, e cila ju deklaroj me përgjegjësi profesionale është jo kushtetuese, është antikombëtare dhe shkatërruese për sistemin e arsimit të lartë”. Për kreun e Universtitetit të Tiranës, veçanërisht kapitulli i 12 i këtij projektligji, do të bëjë që universitetet publike të veprojnë si ato private pa kurrëfare përgjegjësie ndaj sistemit. Më poshtë ai shton: “Nëse kjo strukturë do të jetë pjesë përbërese e ligjit të miratuar do të na marrë malli për universitetet private që u mbyllën sepse ato ishin më të mira se kjo strukturë”. Këto deklarata Rektori Dhori Kule zgjodhi t’i bënte pas vizitës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në kuadrin e së cilës ai theksoi se me bindjen e tij ky projekligj do të rregullohet në parlament pa qenë e nevojshme të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese.
Sigal