Kujt i shërbejnë reformat e qeverisë, kur ato kundërshtohen me forcë nga të gjithë

461
Në vendet demokratike, qeveritë zgjidhen nëpërmjet votimit të lirë. Partitë politike në fushata elektorate prezantojnë programin e tyre qeverisës dhe mbi këto projekte politike, votuesit përzgjedhin atë parti, që mendojnë se do t’i qeverisë më mirë, në interesin e të të gjithëve. Dhe një qeveri, në sistemet demokratike, e ka legjitimitetin të qeverisë, për aq kohë, sa edhe gëzon besimin e votuesve. Në vendet demokratike, mekanizmi kryesor i demokracisë është edhe ndërprerja e një votëbesimi të marrë në zgjedhje nga qeveria, kur qeveria, detyrohet, për çfarëdo arsye, shkaqe, të zbatojë të tjera programe politike, nga ato që nuk është votuar në zgjedhje. 
A quhen reforma, ato ligje që kundërshtohen nga të gjithë?
Puna kryesore e qeverisë, për mirëqeverisjen është që të ndërmarrë ato reforma, për të cilat, jo vetëm u votëbesua në zgjedhje, por edhe kur këto reforma janë të pranueshme nga të gjithë, në përgjithësi, dhe sidomos, nga grupet e interesuara, në veçanti. Mirëpo, kjo qeveri e Rilindjes, deri tani, në 25 muajt e qeverisjes, ka dëshmuar që në të shumtën herës, po ndërmerr të tjera reforma të, nga ato që prezantoi në elektorat në fushatë zgjedhore, por më kryesorja, shumë nga këto reforma kanë ngjallur reagime të fuqishme, pasi kanë penalizuar qytetarë dhe biznese. Ashpërsimet në Kodin Penal, të ndërmarra nga qeveria, të çdo kundravajtjeje administrative, në emër të zbatimit të ligji, me forcën e burgut, dhe jo me bindje dhe sensibilizim, me ndërgjegjësimin për zbatimin e ligjit në dobi të të gjithëve, kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha, mosbesim te vetë këto reforma, por edhe pasoja të mëdha në klimën e të bërit biznes dhe dyshime të mëdha në vetë besueshmërinë që duhet të kemi si qytetar për ligjin. 
Studentët, derisa janë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, a mund të quhet reformë? 
Studentët që në fillim dhe në vazhdimësi e kundërshtuan me forcë ligjin për Arsimin e Lartë. Që në fillesën e diskutimeve. Edhe pas votimit në Kuvend. Vetëm ministrja e Arsimit I shpërfilli kundërshtimet e studentëve, por me arrogancë, këmbënguli ta zbatojë. Studentët, sërish në rrugë dhe në protesta. Derisa u detyruan, në mënyrën më demokratike, të kundërshtonin edhe kryeministrin Rama, derisa panë që ministrja e Arsimit Nikolla kishte mbështetjen politike për të shpërfillë kundërshtimet e studentëve për ligjin, që u cenon të drejtat e studentëve. Kryeministri, ndoshta i fyer në sedër, meqë ka 30 vjet që ka harruar të qenit student, I quajti kakarisje në hapësirë, protestat e studentëve, por edhe vezën që u gjuajt kundër tij. A mund të quhet, në një qeverisje demokratike, reformë në Arsim një ligj I qeverisë, kur ky ligj kundërshtohet me forcë nga studentët dhe pedagogët? Përse këmbëngul Rama ta zbatojë? Për kë qeveris me këtë arrogancë ndaj studentëve Kryeministri Rama. Përse Nikolla duhet akoma të jetë ministre e Arsimit, kur përditë studentët protestojnë reformat e saj? Kjo është qeverisje ndryshe, që premtoi Rama në 2013? Protestat e studentëve ndaj ligjit për Arsimin e Lartë kanë një tregues. Dialog i munguar i qeverisë me studentët. 
Kryeministri shpërfill sërish studentët: Do t’ia shihni hajrin
Kryeministri, të paktën nga kujtimet e tij, shkruan se në rininë e tij studentore ka qenë rebel kundër komfortizmit, kundër konservatorizmit, kundër monologut dhe diktatit. Mirëpo, pas 30 vjetësh, tashmë si kryeministër, Rama, është tjetërsuan në pushtetar, që me ego kërkon të imponojë me forcën e ligjit çfarëdo që vendos ai, edhe kur ndesh në murin kundërshtues të të gjithëve. Ndaj, Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Durrësit i është përgjigjur në mënyrë indirekte studentëve që protestuan dje para Kryeministrisë kundër Reformës në Arsim e Lartë, duke u thënë studentëve: ‘do t’ia shohin hairin’. Mirëpo, edhe dje, qindra studentë dolën në protestë për të kundërshtuar për të disatën herë reformën dhe ligjin e ri për arsimin e lartë. Protesta u organizua nga ‘studentët e lëvizjes ‘Për Universitetin’ dhe të rinjtë kanë marshuar nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, të cilët u ulën këmbëkryq në Bulevard. Në protestë morën pjesë edhe pedagogë. Protesta vjen pak ditë pas reagimit të dhunshëm ndaj kryeministrit Edi Rama kur i gjuajtën me vezë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në kundërshtim për reformën në arsimin e lartë dhe rritjes së tarifave. Me parulla në duar kundër “Për Universitetin, për shoqërinë”; “Arsim publik falas” me thirrje kundër reformës “S’ka më heshtje, s’ka më pritje, por ka vetëm brohoritje” dhe fishkëllima.
Sigal