Kualifikimi i mësuesve, pikat kryesore për provimin e Matematikës dhe Gjuhë-Letërsisë

691
Sigal

Instituti i Zhvillimit të Arsimit, publikon programet për provimin e mësuesve që do të zhvillohen në 27 prill 2013

 Në datë 27 prill do të zhvillohen provimet e mësuesve për kualifikim e tyre për të gjitha lëndët. Provimi për kualifikimin e mësuesve do të zhvillohet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Në lidhje me provimin e kualifikimit gazeta “Telegraf”, boton programin e Matematikës dhe të Gjuhë-Letërsisë, për të gjithë mësuesit që do të futen në provimin e kualifikimit. Ky program përfaqëson dhe përmbush, njëherazi, kurrikulën e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësuesit për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit. Programi është hartuar në përgjigje të kërkesave që MASH-i ka vendosur për mësuesit që kualifikohen. Programi është hartuar duke mbajtur parasysh se fushat kryesore në të cilat testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve janë:

-dokumentet zyrtare1 të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë mësimore – edukative të mësuesve;

-programet përkatëse lëndore;

-aspekte të pedagogjisë, metodologjisë dhe përdorimit të TIK në mësimdhënie-nxënie në përgjithësi dhe të lëndës së Matematikës në veçanti;

-aspekte të etikës dhe komunikimit;

-aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe;

-përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programeve lëndore përkatëse.

Qëllimi i programit

Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të matematikës është hartuar për të mbështetur dhe nxitur zhvillimin profesional të tyre. Programi është hartuar nga grupi i punës duke mbajtur parasysh dy qëllime kryesore:

-Dokumentet ligjore, urdhëresat dhe udhëzimet e MASH që zbatohen në shkollë duke u përqendruar në ato të viteve të fundit.

-të ofrohet si një program orientues për t’u ardhur në ndihmë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave të Arsimit të rretheve, si dhe të gjithë mësuesve të lëndës së Matematikës në arsimin parauniversitar për të realizuar veprimtaritë kualifikuese dhe trajnuese në bazë rrethi. Në këtë aspekt programi mund të plotësohet nga DAR/ZA-të përkatëse, sipas kushteve dhe mundësive konkrete;

Programi synon:

 -Rritjen e përgjegjshmërisë së mësuesve për njohjen dhe zbatimin e legjislacionit arsimor e në mënyrë të veçantë të risive më të fundit të reformës arsimore.

-Rritjen e kompetencave profesionale të kuadrit mësimdhënës, për të ndikuar drejtpërdrejt në efektivitetin e procesit mësimor, për një mësimdhënie të suksesshme.

-Rritjen e aftësive në fushën pedagogjike për mësimdhënie strategjike, për përzgjedhjen e modeleve për organizimin e klasës, për shtjellimin e koncepteve, për nxitjen e diskutimeve, për përdorimin e teknikave për vlerësimin e nxënësve etj.

-Rritjen e përgjegjshmërisë së mësuesve për domosdoshmërinë e njohjes së koncepteve bazë dhe ligjësive shkencore të lëndës, si dhe të zbatimit të tyre në praktikë, në përputhje me specifikat e moshës së nxënësve dhe të klasës, ku japin mësim.

listën e programit të matematikës e gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf