Korrupsion me tekstet shkollorë

540
Sigal

Skandali me tekstet shkollore, dyzetë milionë dollarë shpërdorohen nga mafiozët e arsimit

Dhjetëra tituj shkollorë të arsimit 9-vjeçar e atij të mesëm janë kundërshtuar nga stafi pedagogjik i Gjirokastrës pasi këto tekste përzgjidhen nga MASH pa marrë mendimin e stafit pedagogjik. Përveç përzgjedhjes, në tekste vihet re se në përmbajtjen e tyre ka mësime fetare dhe diskriminim të vendeve.

Dhjetëra tituj shkollor të arsimit 9-vjeçar e atij të mesëm janë kundërshtuar nga stafi pedagogjik për shkak të përzgjedhjes së tyre nga shtëpitë botuese, të caktuara nga Ministria e Arsimit. Abuzimi nis me faktin, se disa nga lëndët që aktualisht po operohet, ndryshe nga të përzgjedhurat janë pikërisht ato që janë shtypur nga shtëpitë botuese në varësi të Ministrisë së Arsimit, duke fituar tenderat për publikimin e tyre kundrejt mendimeve të stafit pedagogjik. Nga ana tjetër skandali vihet re edhe në përmbajtjen e teksteve, të cilat kontrollohen pranë Ministrisë së Arsimit, por që në brendësi të tyre vihen re mësime fetare si dhe diskriminim të vendeve. I tillë është libri i klasës së gjashtë dega Greqisht brenda së cilit flitet konkretisht mbi lindjen e Jezu Krishtit, edhe pse një temë e tillë është e ndaluar me ligj. “Ne jemi mësues dhe zbatojmë në rregull programin”, shprehet një mësuese. Një tjetër abuzim në përmbajtjen e teksteve gjendjet edhe ne librin Qytetaria të klasës së 9-të, ku një prej temave mësimore është diskriminimi i shqiptarëve nga shteti grek. “Tema anti-pedagogjike, sepse Ministria e Arsimit thotë se, një mësues duhet të mbështetet në program dhe jo në libër. Mund të gjej edhe një libër alternativ, mund të hartoj edhe një modul arsimor, apo projekt për to”, shprehet një mësues. Sipas specialistëve të DAR Gjirokastër, ata bëjnë me dije se, nuk janë në dijeni të këtyre lëndëve dhe përmbajtjes së tyre, pasi ato nuk kontrollohen fare nga mësuesit dhe specialistët por vijnë të përzgjedhura nga Ministria e Arsimit, ndërsa ankesat e mësuesve nuk merren parasysh. “Ka pasur raste të paketa, që mësuesit kanë përzgjedhur X shtëpi botuese dhe ka ardhur tekst tjetër”, shprehet një specialist.

Pazaret dhe skandalet me tekstet shkollore nuk kanë të mbaruar. Ato janë jashtë standardeve, me defekte të rënda për moshat shkollore dhe me cilësi të dobët. Fajtorët kryesorë të kësaj gjendjeje janë shtëpitë botuese dhe drejtorët e arsimit. Dhe që ën fillim duke shprehur keqardhjen e thellë, për degradimin e nivelit të teksteve shkollore, duhet thënë se niveli i financave personale, apo i mënyrës së jetesës së drejtorëve arsimorë është ngritur ndjeshëm. Për këtë mjafton të bëjmë një verifikimi në qarkun e Shkodrës, të Gjirokastrës, të Durrësit, Korçës, etj. Niveli i teksteve të shkollore është ulur ndjeshëm, ndërsa katet e vilave të tyre ngrihen në mënyrë sistematike, lart  e më lart. Kjo tregon se ata po e shfrytëzojnë punën me tekstet, për përfitime personale.

Nga ana tjetër, shtëpitë botuese po sillen barbarisht me tekstet shkollore, duke shkatërruar cilësinë fizike të tyre dhe duke siguruar prej librave, fitime shumë milionëshe. Ndërkaq, përmbajtja e tyre është për faqe të zezë. Pazaret e drejtorive arsimore, ose drejtorëve të këtyre institucioneve,  me këto shtëpi botuese kapin shifra katastrofike. Këto pazare përfshijnë, përqindjet që u japin shtëpitë botuese këtyre drejtorëve, për të arritur dominimin në konkurrencën e tregut të librit në Shqipëri. Për tekstet shkollore në zonën veriore, një mësues nuk ka guxuar të vendos për përzgjedhjen e tekstit që mësuesi e ka parë më të arsyeshme, pasi po të kundërshtonte urdhrin e drejtorit, atëherë e priste shkurtimi, ose reforma paralele nga qyteti në ndonjë shkollë ët largët fshati. Por ka edhe më keq, sepse ka raste kur përzgjedhjen e teksteve shkollore i bëjnë njerëz inkopetentë që nuk kanë asnjë lidhje me këtë profesion. Ka raste, kur ato përzgjidhen nga drejtorët e hipotekave dhe puna shkon akoma më keq, kur këta drejtorë kanë konflikte interesi me tekstet shkollore. Pra, kur këta inkopetentë, vendosin për tekstet, duke menduar vetëm për interesat personale. Mjafton të themi këtu se në Malësinë e Madhe, Drejtori i Arsimit së bashku me drejtorin e hipotekave caktojnë tekstet dhe më tej, ata janë bashkë edhe në bashkëpunimin për shitjen e tyre.

Ndërsa Shtëpitë Botuese paguajnë nga 10 për qind, distributorin për të shitur librat nëpër shkolla, sipas udhëzimit të ministrisë, mirëpo këta zotërinj, kanë larguar të gjitha shtëpitë botuese serioze, me libra shumë cilësorë dhe kanë përzgjedhur vetëm dy, ose tri, shtëpi botuese. Kështu, pas pazarit të drejtorëve me shtëpitë botuese, rezultati është gjithmonë, ky: Humbje për nxënësit dhe si time financiare për drejtorët dhe shtëpitë botuese. Pra, pas marrjes së 10 përqindëshit nga ana e drejtorit, atëherë shtëpitë botuese kanë dorë të lirë dhe bëjnë masakra. Dhe kur është rasti, ky 10 për qind bëhet, 15 ose deri në 30 për qind. Sepse askush nuk mendon për cilësinë e librit. Këtu mjafton të bëjmë një krahasim, duke peshuar dy libra gjuhe. Një nga shtëpitë botuese fituese dhe tjetrën nga një shtëpi serioze, por që nuk është fituese, dhe do të shohim se libri i shtëpisë fitues peshon vetëm sa 10 libra gjuhe të shtëpisë botuese fituese. Dhe krahasimi mund të bëhet për librat e së njëjtës klasë, ku librat fitues peshojnë sa 30 për qind të librave seriozë, por që nuk janë fitues për përdorimin në shkolla. Dhe kjo vjen nga cilësia e dobët e letrës dhe nga montimi i dobët i librit. Ndërsa, po të hyjmë në cilësinë pedagogjike të librit, duhet të shtrojmë menjëherë pyetjen: Si ka mundësi që në vitin shkollor 2009-2010 nuk kishte asnjë libër të asaj shtëpie botuese, e cila vitin tjetër fitoi rreth 35 për qind të tregut. Ndërsa, më vonë kur iku drejtori, kjo shtëpi botuese ra në 00.5 për qind të librit shkollor. Në fakt duke folur për zonën e Malësisë së Madhe, duhet thënë se drejtori aktual u la dorë të lirë mësuesve në përzgjedhje dhe ata masivisht i braktisën dy shtëpitë botuese të mëparshme dhe vrapuan tek cilësia. Pra, me këtë rast, kuptohet qartë se shtëpitë botuese, synojnë ët blejnë drejtorin me anë të 10 përqindëshit, plus distributorit.

Bakshishet e librave

Shtëpitë Botuese japin bakshish të majmë, të cilat kapin shifrat e disa milionëve. Në këtë mënyrë tregu është bërë lëmsh dhe ka humbur busullën, orientuese. Sepse tani fitojnë ato shtëpi botuese që paguajnë më shumë titullarin dhe jo ato që e meritojnë. Këto shtëpi botuese kanë çorientuar cilësinë e mësimdhënies në Veri, por edhe në jug të Shqipërisë, apo në atë quhet Shqipëri e Mesme. Natyrisht në raste të ndryshme shtëpitë botuese bëjnë të fortin, ose hiqen sikur kanë mbështetje të plotë politike nga pas. Por kjo, ka shkatërruar cilësinë e mësimit dhe autoritetin e mësuesit, pasi ata nuk kanë guxim të përzgjedhin libra cilësor, se e dinë mirë se çfarë i gjen, por janë të detyruar të firmosin, procesverbalin e përzgjedhje në fletë të bardhë. Ndërsa në rastet kur krijohen komisione, p.sh, në Koplik, ato janë qesharake dhe të paracaktuara për librat që do zgjedhin. Madje, para pak kohësh në zonën e Malësisë së Madhe është shkarkuar nga puna edhe një përfaqësues që ka kundërshtuar këtë praktikë korruptuese. Ndërsa, në shkollën e bashkuar Ded Gjo Luli, në Hot, me 300 nxënës, drejton edukatore kopshti. Por këtu fle prej kohësh edhe një superskandal, që duhet ta zbardhë Prokuroria. Duke verifikuar, mbi vendosjen e mësuesve për të gjetur se sa mësues janë paguar jashtë planit, e sa numra amze u janë shitur, kryesisht emigrantëve, në mënyrë abuzive. Kjo do të hapte një kapitull më vete në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa një mësuese që nuk pranoi të njehsoi me këto metoda antiligjore, u hoq nga puna. Nga ana tjetër duhet ët shtojmë se këta drejtues, për të cilët po flasim, kanë lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë të ministrisë s ë arsimit, ndërkohë që vetë ministri, nuk ka asnjë dijeni dhe ai gjithmonë i ka luftuar aktet e korrupsionit, atje ku janë konstatuar. Por verifikimi i pasurisë së drejtorëve në zonën veriore do të vërtetojë mbështetjen absolute që kanë ata nga zv. ministrat e qeverisë në ikje. Dhe në fund fare, po bëjmë një llogari të thjeshtë, ku 540.000 nxënës, në Shqipëri marrin nga 8 libra secili dhe barazimi tregon se çdo vit blihen 4.000.000 libra që duke u shumëzuar m,e 10 dollarë bën 40.000.000 dollarë. Pra, 540 000 nxënës X 8 libra = 4 000 000 libra  x 10 = 40 milionë dollarë