Korçë, nxori me dhunë studenten nga auditori, pranga 22-vjeçarit

197

KORCE- Tentoi të nxjerrë me dhunë nga auditori studenten e Universitetit të Korçës, e për këtë shkak ka rënë në prangat e policisë. 22-vjeçari Enea Shaholli hyri në auditorin e Sociologjisë mëngjesin e sotëm, dhe ka marrë me forcë studenten R.H, nga Korça, duke i kërkuar të shkojë me të, ndërsa ka ushtruar dhunë psikologjike.
 
Menjëherë me raportimin e ngjarjes, blutë e Korçës kanë bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi dhe shoqërimin e tij në komisariatin e policisë.
 
Dyshohet se 22-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.