Katrahura e teksteve të Ministres Nikolla

473
Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) po përpiqet të ndryshojë nenin 47 të Ligjit Nr. 69, të vitit 2012 të arsimit parauniversitar (me tekste alternativë – si gjithë Europa), të votuar nga 128 deputetë të parlamentit shqiptar, duke mos qenë e aftë të përmirësojë procesin – të metat e shfaqura, të largojë librat që nuk plotësojnë standardet – që s’janë pak etj., Kjo vjen për shkak të mediokritetit të lartë dhe partishmërisë që karakterin institucionin, i cili ligjërisht duhet të jetë i depolitizuar. MAS për procesin e përzgjedhjes së librave, dërgoi në DAR dhe ZA një udhëzim, Nr.9, datë 26.3.2015, i cili u duk në faqet e internetit vetëm në datën 3 prill 2015 pasdite, kohë që përkonte me zgjedhjen e librit më të mirë nga mësuesit (të DAR, ZA) ku mësuesi në formular vinte librin e përzgjedhur, edhe numrin e kartës së identitetit, (gjoja kundër korrupsionit). Mënyra që u propozohej mësuesve për përzgjedhjen e librit më të mirë (pra si individ dhe jo në bazë shkolle), bie ndesh me Ligjin Nr. 69, të vitit 2012 dhe konkretisht me pikën 1 të nenit 47, ku thuhet shprehimisht: “Tekstet për nxënësit janë alternativë; ato përzgjidhen nga mësuesit në bazë shkolle, në prani të prindërve, pas çertifikimit nga ky institucion…”. Botuesit ose përfaqësuesit e tyre, në kundërshtim me udhëzimin Nr.9, datë 26.3.2015 të vetë Ministres Nikolla, nuk u lejuan në DAR dhe ZA për të parë procesin dhe për të njohur faqen përmbledhëse të çdo DAR ose ZA, pra në datën 3 dhe 4 prill, kur përfundonte procesi. Këto përmbledhëse u morën bashkë me fletët e votimit nga përfaqësuesit e MAS dhe nuk po vihen ende në faqen e internetit të dikasterit, nuk po informohen botuesit, të cilët me të drejtë janë të shqetësuar, pasi mund të presin çdo manipulim prej saj. Paradoksi pastaj shtohet nga fjalët e Zv.ministres Malaj, e cila deklaron në media 4 prill 2015 se me këtë mënyrë ministria do të përzgjedhë dy libra alternativë (pra MAS do jetë në kundërshtim me Ligjin Nr. 69, viti 2012), ku mbështetet udhëzimi Nr.9, datë 26.3.2015 i vetë Ministres Nikolla! Znj. Malaj pastaj shton… kur të hyjë ligji i ri për arsimin (i cili tenton tekstin unik), prindi do të nënshkruajë tekstin që do për fëmijën… po çfarë do të nënshkruajë prindi moj zonja Malaj, kur teksti do të jetë unik?! Për çudi në faqen zyrtare të MAS nuk duket as katalogu 2014 -2015, ku do të bazoheshin mësuesit për përzgjedhje. Pas kopjimit të standardeve nga Kosova, këtyre manovrave të çuditshme për përzgjedhje librash, “territ informativ” në lidhje me librat e rinj që do të përgatisë MAS, me përkthime, çdo gjë mund të presësh nga MAS.
Si filloi i ashtuquajturi procesi i përzgjedhjes? 
Javën e kaluar, Ministrja Nikolla, pasi u kërkoi falje botuesve se “takimi ishte shtyrë për shkak të axhendës me mledhjen e qeverisë së Kosovës”, u deklaroi botuesvee se duhet të përgatiteshin për të realizuar tekstet e reja për klasat 1 dhe 6, gjë që u kundështua nga botuesit. Z. Hajrullai i entit botues “Albas”, botueset Teuta Mati dhe Adelina Toli, por edhe të gjithë njëzëri i deklaruan Ministres se “koha pë të realizuar tekstet e reja, që duhet të jenë në duart e nxënësve në Shtator 2015, është e pamjaftueshme. Kjo për faktin se MAS ende nuk kishte nxjerrë kurrikulat e reja zyrtarisht e më pas duhet llogaritur dhe koha e realizimit dhe shtypjes së tekstit, pra rreth 16 muaj. Nga ana tjetër botuesit, kërkuan të njihen me procedurën e re të teksteve të profilit shkencor, të cilat sipas MAS duhet të përkthehen, por që ende edhe ky proces është i mbuluar nga misteri. Problemi i dytë që u trajtua ishte fati i Altertekstit ekzistues, ku botuesit njëzëri duke respektuar ligjin në fuqi dhe me kërkesën e vetë znj. Nikolla, premtuan që deri në fundjavë, do dërgonin propozimet e tyre. Megjithëse znj.Nikolla premtoi ta rishikonte problemin, Alterteksi që u dërgua mësuesve, nuk kishte ndryshuar. Të premten mësuesit e gjithë vendit realizuan përzgjedhjen e teksteve. Në fakt, nëse procesi do ishte aq transparent, të deleguarit e MAS, duhet që me Altertekst para, të shikonin në tavolinë gjithë titujt e teksteve dhe jo vetëm atë tekst që mësuesi kishte punuar dhe po punon aktualisht. Në disa rrethe, tekstet e shumë shtëpive botuese mungonin në tavolinat e perzgjedhjes…sigurisht jo pa qëllim. Kjo do të sjell që akademiku Bahri Beci të dale jashtë Altertekstit apo matematicieni Kujtim Dedej të mos jetë i preferuari i radhës. Kryesorja! Ligji nuk e lejon që një tekst, që është i përzgjedhur qoftë edhe vetën në një shkollë të Shqipërisë, ta privosh mësuesin dhe nxënësin nga zgjedhja e tij.
Sigal