Ja testi për mësuesit e Historisë

8968
Sigal

IZHA/ Programi i zhvillimit profesional, për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të lëndës Histori

Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të lëndës Histori është hartuar nga grupi i punës, i ngritur nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit –IZHA, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave të Arsimit të rretheve, si dhe të gjithë mësuesve të lëndës Histori për t’u përgatitur për testimin kombëtar për marrjen e shkallëve të kualifikimit. Programi është zhvilluar duke iu përgjigjur kërkesave që MAS-i ka vendosur për mësuesit që kualifikohen. Programi është hartuar duke mbajtur parasysh se fushat kryesore në të cilat

testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve janë: dokumentet zyrtare, të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë mësimore – edukative të mësuesve; programet përkatëse lëndore; aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë në mësimdhënie-nxënie në përgjithësi si dhe të lëndës Histori në veçanti; aspekte të etikës dhe komunikimit; aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe; përmbajtjen shkencore të lëndës Histori sipas programeve lëndore përkatëse.

 Model testi për arsimin 9-vjeçar, Histori

PËR DOKUMENTACIONIN

1. Objektivat e arritjeve të nxënësve për kapitull mësuesi i shkruan:

A) në fillim të planit mësimor vjetor.

B) te ditari i mësuesit në fillim të kapitullit.

C) në fillim të ditarit.

D) në regjistër.

2. Si vepron mësuesi për të vlerësuar nxënësin me notë n.q.s. ai ka munguar mbi 40% të orëve të mësimit në një lëndë me/pa arsye gjatë një semestri?

3. Cili vendos se për çfarë do të përdoren lekët që u kërkohen prindërve?

A) Bordi i shkollës

B) Drejtori i shkollës

C) Këshilli pedagogjik

D) Mësuesi kujdestar

PËR PROGRAMIN

4. Orët e lira për përforcimin e lëndës mund të përdoren:

A) për të plotësuar orët e pazhvilluara nga mësuesi për ndonjë arsye.

B) për të zhvilluar përgatitje të nxënësve të talentuar për olimpiada.

C) për zhvillimin e provimeve të kapitujve.

D) kur një pjesë e nxënësve nuk arrin objektivat minimale të një kapitulli.

5. Cili është objekti i studimit të lëndës “Njohuri për historinë botërore të shekullit XX”:

6. Cila nga temat e kapitujve nuk i përket programit analitik të lëndës Histori – klasa VII?

A) Perandoritë e mëdha të lindjes në shekujt XII-XV

B) Monarkitë absolute evropiane në shekujt XV-XVIII

C) Perandoria osmane dhe Ballkani në shekujt XVI-XIX

D) Ndryshimet ekonomike dhe shoqërore në shekujt XVII-XVIII

7. Përmendni tri tema mësimore të lëndës “Qytetërimet e hershme dhe mesjetare botërore”-klasa e VI, që rimerren në lëndën “Njohuri mbi historinë e popullit shqiptar” klasa IX:

PËR METODIKËN

8. Dy pjesët më themelore të një objektivi janë:

A) objekti dhe veprimtaria

B) objekti dhe kriteri

C) veprimtaria dhe kushti

D) veprimtaria dhe kriteri

9. Diagrami i Venit është një teknikë që mësuesi e përdor për të evidentuar:

a) ______________ e koncepteve, dukurive apo personazheve historikë.

b) _____________ e koncepteve,dukurive apo personazheve historikë.

10. Listoni tre prej kritereve që mësuesi merr në konsideratë për ndarjen e klasës në grupe:

11. Përmendni tri ndër rolet e mësuesit në mësimdhënien me në qendër nxënësin? Përgjigje:

12. Përdorimi i pyetjeve në etapa të ndryshme të orës së mësimit shërben:

A) për të krijuar një komunikim të lirshëm.

B) për të zbuluar nivelin e njohurive të nxënësve.

C) për të nxitur mendimin e nxënësve.

D) të gjitha.

13. Pyetjeve me përgjigje të lirë i takojnë:

A) pyetjet ese të pastrukturuara.

B) pyetjet e vërtetë/ e gabuar.

C) pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë.

D) pyetjet e strukturuara.

PËR PËRGATITJEN SHKENCORE

14. Përfaqësuesit e fesë kalviniste në Francë u quajtën:

A) anglikanë

B) kalvinistë

C) hugenotë

D) luteranistë

15. Kryqëzo të dy kolonat sipas lidhjeve kuptimore që kanë:

A) Meka 1. Arabët përhapën fenë e re në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

B) Medina 2. Shënon fillimin e Islamit.

C) 622 3. Muhamedi largohet nga Meka dhe vendoset në një qytet tjetër.

D) 632 4. Muhamedi fillon të shpallë fenë e re.

16. Marrëveshja e Vormsit u bë në vitin:

A) 1122

B) 1221

C) 1078

D) 1088

17. Përmendni dy ndër ndryshimet midis bujkrobërve dhe skllevërve:

18. Turqit pushtuan Jeruzalemin, qyteti ku ndodhej varri i Krishtit, në vitin:

A) 1010

B) 1088

C) 1077

D) 1099

19. Në fund të shekullit XII, në qytetet e Francës veriore u shfaq stili i ri i arkitekturës, që u quajt:

A) grotesk

B) roman

C) gotik

D) salem

20. Mbreti Dari sundoi në:

A) mbretërinë e Asirisë

B) mbretërinë e Babilonisë

C) mbretërinë e Egjiptit

D) mbretërinë e Persisë

21. Betejën e Termopileve e udhëhoqi Mbreti Spartan:

A) Miltiadhi

B) Themistokliu

C) Leonidha

D) Delosi

22. Fisi që jetonte në rrafshnaltën e Iranit ishte:

A) Mede

B) Etole

C) Sumere

D) Mimose

23. Shkruani tri nga arsyet pse Britania ishte vendi ideal për realizimin e Revolucionit Industrial:

24. Përmendni tre ndër monarkët e Evropës perëndimore që kanë sunduar në periudhën shek. XV-XVIII.

25. “Kodi i Justinianit” ishte legjislacion për:

A) Perandorinë Osmane

B) Perandorinë Bizantine

C) Perandorinë e Romës

D) Perandorinë e Kinës

26. Ndërtoni piramidën e vasalitetit të shoqërisë feudale në shekullin XI.

27. Është quajtur lëvizje ludiste, lëvizja për:

A) orët e punës.

B) të drejtat e njeriut.

C) të prishur makinat.

D) tokën.

Modele testesh, arsimi 9-vjeçar

89

28. Ranë të fundit në varësi të romakëve:

A) Ardianët

B) Enkelejtë

C) Dardanët

D) Taulantët

29. Përshkruaj rrugën Egnatia dhe trego rëndësinë që luajti ajo në atë periudhë.

30. Në parlamentin e 21 prillit 1921, në Shqipëri vepronin:

A) një parti politike.

B) dy parti politike.

C) tre parti politike.

D) asnjë.

31. “Besim, bindje, forcë fizike” ishte sllogani i:

A) Frankos

B) Hitlerit

C) Musolinit

D) Stalinit

32. “Neoliberalizmi” ishte reformë që u përdor për herë të parë nga:

A) Gorbaçov

B) Theçer

C) Bler

D) Klinton

33. Shënoni tre argumente pse Kongresi i Dibrës i thirrur nga xhonturqit më 23 korrik 1909 mori karakter të mirëfilltë shqiptar:

34. Mali i Zi mendoi se do ta fitonte luftën me Hotin dhe Grudën, sepse:

A) e kishte ndihmuar këtë popullsi më parë.

B) zhvillonin tregti mes tyre.

C) pjesa më e madhe e popullsisë ishte katolike.

D) asnjëra

35. “Deklarata e të drejtave të Qytetarëve” u miratua në mbledhjen e:

A) Labinotit

B) Beratit

C) Përmetit

D) Asnjërës

36. Jepni kuptimin e këtyre termave:

a) Gjenocid: _________ b) Ostpolitika:_________ c) Kuisling: _________

37. Shëno tri ndër arsyet politike që i detyruan rilindasit shqiptarë në vjeshtë të vitit 1912 të kalonin nga kërkesat për autonomi në kërkesa për pavarësi?

38. Kuvendi i Barçallasë parapriu:

A) Kryengritjen e Haxhi Qamilit

B) Protokollin e Korfuzit

C) Luftën e Vlorës

D) Kongresin e Durrësit

39. Teoria Kineze e “Tri Botëve” e klasifikon botën sipas kritereve:

A) Politike

B) Ekonomike

C) Ushtarake

D) Gjeografike

40. Listoni tre nga masat që mori Mustafa Qemali në rrugën drejt modernizimit të Turqisë:

41. Konfederatën ilirike e formoi:

A) Mahmut Pashë Bushati

B) Ibrahim Pashë Bushati

C) Ali Pashë Tepelena

D) Asnjëri

42. Shënoni dy ndër ndryshimet që Toni Bler i solli Partisë Laburiste?

43. Në vend të pikave vendos fjalët e duhura:

……………… bën interpretimin e ligjeve në BE dhe vendimet e saj janë

të detyrueshme për t’u zbatuar.