Ja testi për mësuesit e Gjeografisë

8865
Sigal

IZHA/Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të lëndës Gjeografi

Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të lëndës Gjeografi është hartuar nga grupi i punës, i ngritur nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit – IZHA për t’u ardhur në ndihmë të gjitha Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave të Arsimit të rretheve si dhe të gjithë mësuesve të lëndës Gjeografi, në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, për t’u përgatitur për testimin kombëtar për marrjen e shkallëve të kualifikimit. Programi është zhvilluar, duke iu përgjigjur kërkesave që MAS-i ka vendosur për mësuesit që kualifikohen. Programi është hartuar duke mbajtur parasysh se fushat kryesore në të cilat testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve janë: dokumentet zyrtare të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë mësimore – edukative të mësuesve;  programet përkatëse lëndore; aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë në mësimdhënie-nxënie në përgjithësi, si dhe të lëndës Gjeografi në veçanti, aspekte të etikës dhe komunikimit; aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe; përmbajtjen shkencore të lëndës Gjeografi sipas programeve lëndore përkatëse.

 Model testi për arsimin 9-vjeçar, Gjeografi

 PËR DOKUMENTACIONIN

1. Masat disiplinore “Qortim” dhe “Vërejtje” janë kompetencë e:

A) mësuesit kujdestar.

B) këshillit pedagogjik.

C) drejtorit të shkollës.

D) këshillit të disiplinës.

2. Përmend dy nga dokumentet në të cilat shënohet vlerësimi i nxënësve në mësime dhe sjellje.

3. Mësuesi, që është anëtar i bordit të shkollës:

A) zgjidhet me votim nga mësuesit e shkollës.

B) zgjidhet me votim nga bordi i shkollës.

C) caktohet nga kryetari i bordit të shkollës.

D) caktohet nga drejtori i shkollës.

PËR PROGRAMIN

4. Duke iu referuar programit të lëndës “Gjeografia e Evropës” përmendni dy nga objektivat kryesore të kreut “Natyra dhe popullsia”.

5. Cila nga temat e mëposhtme gjendet në programin e gjeografisë në klasën e shtatë?

A) “Veçoritë e popullsisë së Afrikës”

B) “Veprimtaria e ujerave rrjedhëse”

C) “BE- etapat e integrimit”

D) “Ekuatori, paralelet dhe meridianët”

6. Përmend dy prej tematikave të punëve praktike që realizohen në programin e “Gjeografia e botës”.

7. Resurset e përtëritshme dhe të papërtëritshme studiohen në programin e gjeografisë së klasës së:

A) 6

B) 7

C) 8

D) Të tria se bashku

8. Ndërto një objektiv që i takon fushës “Konceptet bazë të kërkimit gjeografik” në programin e gjeografisë së klasës së gjashtë.

PËR METODIKËN

9. Gjatë përdorimit të pyetjeve nga mësuesi gjatë një ore mësimore është e rëndësishme të ndiqet skema:

A) pyetje – përgjigje

B) pyetje – pauzë – përgjigje

C) pyetje – koment – përgjigje

D) pyetje – përgjigje – koment

10. Nxënësit e klasës së gjashtë po bëjnë një eksperiment përmes së cilit ata përcaktojnë ndërrimin e stinëve në një pikë të globit. Për këtë ata kanë një glob dhe një llambë të ndezur që përfaqëson diellin. Cilën nga aftësitë e mëposhtme zhvillojnë fëmijët në këtë rast?

A) Bëjnë vëzhgime të kujdesshme

B) Nxjerrin të dhëna nga një tabelë

C) Përdorin një shkallë metrike

D) Identifikojnë ndryshimet dhe të përbashkëtat

11. Cila nga strategjitë mësimore të mëposhtme vëzhgohet më shpesh në një veprimtari mësimore që realizon integrimin lëndor?

A) Mësuesi përqendrohet në mësimdhënien e individualizuar, duke i dhënë detyra të caktuara nxënësve në klasë.

B) Mësuesi bën kujdes që nxënësit të punojnë ulur në mënyrë që të kenë mundësi plotësojnë me kujdes detyrën.

C) Mësuesi përqendrohet në diskutimet e të gjithë klasës dhe përdor teknika të ndryshme të të pyeturit, shpjegimit dhe kërkimit.

D) Mësuesi ndalon dhe rishpjegon materialin sa herë që është e nevojshme për nxënësit që nuk e kuptojnë materialin.

12. Tregoni se cilat nga pohimet e mëposhtme, lidhur me planifikimin e mësimit, janë të vërteta dhe cilat janë të gabuara:

• Një plan i mirë mësimor siguron një orë mësimi të mirë.

• Të gjithë objektivat e planit mësimor duhet të vendosen si objektiva

të fushës së njohjes

• Planet e mësimit duhet të jenë në një gjendje rishikimi të vazhdueshëm.

• Planet e mësimit janë elementi i vetëm më i rëndësishëm në gjithë planifikimin që bën një mësues.

• Një mësues nuk duhet ta përdorë të njëjtin plan dy herë.

13. Renditni tre nga llojet e pyetjeve që përdoren gjatë vlerësimit me shkrim të nxënësve:

PËR PËRGATITJEN SHKENCORE

14. Qarko PO nëse pohimi është i saktë dhe JO nëse pohimi është i gabuar.

Era shkatërron më shumë:

A) kur shpejtësia e saj është e madhe

B) kur bimësia e zonës është e madhe

C) në rajonet shkretinore

D) kur toka përbëhet nga shkëmbinj të fortë

15. Në hartat topografike vendet me të njëjtën lartësi mbi nivelin e detit paraqiten me anë të:

A) izohipseve

B) izobareve

C) izobateve

D) izotermave

16. Cunamet ndodhin si pasojë e lëvizjeve:

A) Epirogjenike

B) Luhatëse

C) Sizmike

D) Eustatike

17. Zonaliteti vertikal është dukuri karakteristike e peizazheve:

A) malore

B) fushore

C) luginore

D) shkretinore

18. Formohen si pasojë e uljes së kontinenteve ose ngritjes së nivelit të oqeanit, ishujt:

A) Koralorë

B) Oqeanikë

C) Kontinentalë

D) Vullkanikë

19. Renditni tre nga elementët e një harte:

20. Përkufizoni:

a) rrjet hartografik _____________

b) shkalla e hartës _____________

21. Dendësia mesatare e popullsisë së Evropës është:

A) 58 banorë/km2

B) 78 banorë/km 2

C) 68 banorë/km2

D) 108 banorë/km2

22. Finlandishtja bën pjesë në grupin gjuhësor:

A) gjerman

B) roman

C) ugro- finik

D) sllav

23. Shkruaj dy fakte kryesore që tregojnë nivelin e lartë ekonomik të BE-së.

24. Përmendni dy veçori që tregojnë nga ndryshojnë lumenjtë e Evropës Perëndimore nga ata të Evropës Veriore:

25. Qarko e vërtetë apo e gabuar.

1) “Plakja e popullsisë” është dukuri tipike demografike e vendeve në zhvillim

2) “Shpërthimi demografik” është tipar dallues i vendeve të zhvilluara

3) Në vendet e zhvilluara lindjet dhe vdekjet janë të pakta

26. Shkaku kryesor i globalizimit të ekonomisë është:

A) zhvillimi dhe fuqizimi i ndërmarrjeve vendase.

B) kushtet lehtësuese për ndërmarrjet e huaja, si taksat e ulëta.

C) përhapja e gjerë në botë e sistemit ekonomik të tregut të lirë.

D) ndërtimi i filialeve në vendet ku pagesa e krahut të punës është e ulët.

27. Cili nga lumenjtë e mëposhtëm derdhet në detin Azov?

A) Dnieper

B) Dniester

C) Don

D) Danubi

28. Për ndërtimin e makinave “Volvo” dallohet:

A) Finlanda

B) Islanda

C) Norvegjia

D) Suedia

29. Liqeni më i madh në Rajonin Baltik është ai i:

A) Gardës

B) Gjenevës

C) Ladogës

D) Ohrit

30. Vendi me popullsinë më të plakur është:

A) Italia

B) Nigeria

C) Shqipëria

D) Zvicra

31. Kufiri me Kosovën kalon në:

A) Hani i Hotit

B) Qafë-Morinë

C) Qafë -Thanë

D) Shën Naum

32. Lidh me shigjetë njësitë fiziko- gjeografike me Rajonin përkatës:

a) Malësia e Tomor –Melesinit 1. Rajoni Juglindor

b) Malet e Valamarës 2. Rajoni Verior – Verilindor

c) Vargjet e Skëndërbeut 3. Rajoni Perëndimor

d) Pllaja e Dumresë 4. Rajoni Jugor

33. Përmendni dy nga dukuritë negative të klimës së Shqipërisë.

34. Përmendni dy nga faktorët me të cilët lidhet shumëllojshmëria dhe pasuritë e mëdha nëntokësore në trevat shqiptare.

35. Rritja e pakët e popullsisë në Rajonin Juglindor është për shkak të:

A) klimës së ftohtë.

B) largimeve të shumta.

C) relievit të papërshtatshëm.

D) numrit të vogël të lindjeve.

36. Në trevat shqiptare në Republikën e Malit të Zi përfshihet:

A) Kumanova

B) Pollogu

C) Anamali

D) Medvegja

37. Liqenet e Lurës kanë origjinë:

A) tektonike

B) vullkanike

C) akullnajore

D) bregdetar

38. Qarko e vërtetë apo e gabuar:

1) Gropën e Pogradecit e ndan nga fushëgropa e Korçës pragu i Çërravës

2) Qafë Bota gjendet në kufirin me Maqedoninë

3) Në malet e Sharrit gjenden 16 liqene akullnajore

4) Fusha e Mursisë shtrihet në veri të fushgropës së Delvinës

39. Diferenca midis numrit të lindjeve dhe të vdekjeve për 1000 banorë tregon:

A) plakjen e popullsisë.

B) dendësinë e popullsisë.

C) shtimin natyror të popullsisë.

D) numrin e përgjithshëm të popullsisë.

40. Cili nga rajonet e mëposhtme njihet si rajoni “me ndërtim gjeologjik dhe reliev të thjeshtë”?

A) Rajoni Jugor

B) Rajoni Juglindor

C) Rajoni Perëndimor

D) Rajoni Verioro – verilindor

41. Në bregdetin shqiptar të tipit të ulët mbizotëron procesi i grumbullimit për shkak të:

A) prurjeve të pakta të ngurta të lumenjve në det

B) prurjeve të mëdha të ngurta të lumenjve në det

C) lëvizjeve ulëse të pjesë më të madhe të bregdetit

D) amplitudës së madhe të baticave dhe zbaticave

42. Përmendni tre nga njësitë përbërëse të Alpeve Shqiptare.

43. Përmendni dy nga pasojat e ardhjes së shumtë të popullsisë në Rajonin Perëndimor.

Braktisja e mësimit, me 30% të mungesave ngel në klasë

 Ashpërsohen ndëshkimet për nxënësit që lënë orët e mësimit. Marrja e disa mungesave mund t’i përjashtojë nga viti shkollor, ose mund t’i çojë drejt vjeshtës. Kjo edhe në rastet kur mungesat mund të jenë të shoqëruara me raportin përkatës mjekësor. Numri i lartë i mungesave që raportohen nga shkollat e arsimit 9-vjeçar, si dhe gjimnazet, ka detyruar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që të marrë masa shtrënguese për të frenuar braktisjen e orëve të mësimit. Raportet e Drejtorive Arsimore flasin për një shifër shumë të lartë të braktisjes së orëve të mësimit, veçanërisht nga gjimnazistët dhe kryesisht ata të kryeqytetit. Por, për këtë vit shkollor duket se këto largime nuk do të lejohen më, pasi në Dispozitat Normative për Arsimin Parauniversitar janë përcaktuar detyrime të reja lidhur me mungesat në shkollë. Me 30 për qind të mungesave në një lëndë të caktuar nxënësi digjet në lëndën përkatëse, ndërsa me 30 për qind të mungesave në planin mësimor vjetor nxënësi mbetet në klasë. Me dy lëndë të mbetura nxënësi ka mundësi që t’i marrë gjatë vjeshtës, por nëse bëhen 3, ai duhet më pas të përsërisë gjithë vitin. Këto penalizime do të vlejnë edhe në rastet kur nxënësi do të paraqesë “raport mjekësor” për të justifikuar mungesat e bëra. Për raste të caktuara, në të cilat numri i mungesave është brenda limiteve të përcaktuara, nxënësi mund të testohet në kapitujt përkatës. Një tjetër praktikë e re e përcaktuar në Dispozitat Normative janë edhe kufizimet e vendosura për mësuesit. Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, mësuesit nuk do të mund të justifikojnë mungesat që zgjasin më shumë se 2 ditë. Në këtë rast vlerësimi për mungesat do të jepet nga drejtori i shkollës. Ashpërsimi i masave, sipas autoriteteve të arsimit, është e vetmja formë që mund të frenojë largimet e pajustifikuara të nxënësve nga orët e mësimit.