Ja si penalizohemi nga testi i Gjuhës dhe Letërsisë!

589
Një numër i lartë maturantësh të mbledhur nga i gjithë vendi kanë protestuar dje përballë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), duke kundërshtuar testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, provim ky i dhënë më datë 29 maj 2015. Nxënësit të cilët kanë dhënë provimin janë shprehur se pjesa e testit joletrar ka probleme të shumta. Sipas tyre pyetjet me alternativa ishin mbi nivelin mesatar. Protestuesit të kontaktuar nga “Telegraf” u shprehen se testi nuk testoi aftësitë e tyre dhe se pyetjet nuk kishin lidhje me tekstin. Sipas tyre nga ky test pritet të penalizohen shumica e nxënësve, përfshirë edhe ata me rezultate të larta në mësime. Ndërkohë maturantët i kanë dërguar një letër Ministrisë së Arsimit në lidhje me shqetësimet e tyre, ku pretendojnë se pyetjet kanë qenë jashtë programit. Në letrën drejtuar MAS, ata kanë kërkuar tolerim në vlerësim.
Gjithashtu maturantët i kanë kërkuar tolerim në vlerësim janë ankuar edhe në rrjetet sociale duke akuzuar MAS për shtimin e korrupsionit në sistemin arsimor shqiptar. Testimi i Letërsisë nuk testoi aspak aftësitë dhe njohuritë tona si maturante, por vuri në dukje korrupsionin, që është shtuar çdo ditë e me tepër në sistemin arsimor shqiptar! Protestojmë se testi nuk mati njohuritë tona si maturante mbi këto baza:
1) Teksti joletrar ishte përzier, dy paragrafët e parë kishin karakter shpjegues, ndërsa të tjerët argumentues e përshkrues. Gjithashtu argumentet nuk mbështetnin tezen, ato tregonin se çfarë ndodhte kur kishte dhe kur nuk kishte të drejte fjale, dhe kjo na çon tek pika tjetër. 
2) Teza nuk ishte “Universitet janë krijuar mbi bazën e lirisë” pasi disa rreshta me poshtë thuhet se politika e lirisë se fjalës ka nisur 14 vite me pare, pra nuk ka qenë baza e themelimit të universitetit.
3) Subjektivizmi është marrë në fatin se thotë “ne besojmë” por shpesh kemi parë në ese objektive të ndryshme sesi autore të ndryshëm sjellin mendimin e tyre si fakt konkret. Për me tepër, pyetja me alternativa ku krahasohet teksti me një paragraf të një studenti tregon se teksti ka një ton të përmbledhur.
4) Pyetjet në lidhje me tekstin letrar nuk kishin të bënin me fragmentin por me veprën në përgjithësi, duke nisur kështu me pyetjen në lidhje me ardhjen e arixhinjve ku përshkrimi i tyre edhe i atmosferës që ata sillnin nuk ishte e mjaftueshme për të hartuar një përgjigje të saktë.
5) Pyetja në lidhje me marrëdhënien midis Hose Arkadio Buendias me Melhiadesin nuk mundej të përcaktohej nga fragmenti pasi Hose Arkadio Buendia e kërkon atë vetëm për të marrë vesh në lidhje me të vërtetën e madhe dhe më pas e harron shumë shpejt.
6) Tema e esesë ishte limit-vonesë jo vetëm në imagjinatë por edhe në argumente duke e bërë kështu të pamundur shkrimin e një eseje estetikisht të bukur dhe të pasur për nga fjalori e figurshmeria”.
Sigal