Alterteksti, modeli  që po rrjep Shqipërinë për të vënë pasurinë. Hartimi i kurikulave, autorët, përzgjedhja e teksteve nga monopoli i tyre. Orientimi politik, Shoqata e Botuesve, shitësit sezonalë dhe si fitohet deri në 500 milionë nga 1 libër Mijëra tekste dhe fletore për 270 mijë nxënës të 9- vjeçares shtypen jashtë shtetit, ndërsa shqiptarët rrinë pa punë dhe emigrojnë

Dritë – hijet e një procesi

Arsimimi  dhe dija  kanë qenë dhe mbeten krenaria e  shkollës sonë. Shqiptarët  kanë sakrifikuar, pasurinë dhe jetën e tyre për Gjuhën Shqipe  dhe germat e saj janë dhe mbeten të arta, sepse janë shkruar me gjakun e të parëve dhe sakrificën sublime të “Rilindësve  të vërtetë“ që shkrinë pasurinë për  gjuhën e Papa Kristo Negovanit, Naimit, Samiut, Fishtës, Nolit, Xhuvanit, Çabeit e të gjithë burrave të mençur të këtij kombi. Po sot ç’po ndodh me arsimin shqiptar?! Të gjithë të preokupuar për të, por jo për dijet por për tenderët, jo për vlerat kombëtare, por për babëzinë, jo për të shkrirë pasurinë, por për të shtuar atë me çdo mjet dhe mënyrë. Jo pa qëllim “Telegraf” po fillon të hapë  sot një pjesë të asaj se ç’po ndodh me librat në vendin tonë: Si po prodhohen, si po  fitohet me to, pse çmimet, nëse do të ishte  “Shtëpia e Librit Shkollor“ do të ishin krejt të tjera? E si mund t’i blejnë hallexhinjtë dhe fukarenjtë e këtij vendi këto libra që së bashku me fletoret shkojnë rreth 100 mijë lekë?! Sa turp, sa të pangopur, sa politikanë mjeranë, sa mashtrues dhe sa të djallëzuar në qëllimet e tyre fillestare!!! Po ç’janë këto shtëpi botuese që nuk respektojnë statutet e tyre të themelimit dhe të miratuara nga gjykatat, a i respektojnë këto “Statute”, mandatet, afatet  e posteve që mbajnë  e kështu me radhë?! Akoma më e rëndë bëhet kjo maskaradë kur shumë shtëpi botuese fitojnë tenderët e taksapaguesve shqiptarë dhe prodhimin e librave e bëjnë në vendet fqinjë si Maqedoni, Bullgari, Greqi etj. Madje  ka raste deri në Rusi e Kinë. Sa keq sa turp, ndërkohë që dhjetëra e qindra shtëpi botuese e shtypshkronja në vendin tonë janë pa punë dhe punëtorët trajtohen me përkrahje sociale nga shteti, d.m.th. përsëri nga taksat e shqiptarëve apo edhe më keq, kanë marrë arratinë  duke shkuar në vende të ndryshme të Evropës.

Kaloi një dekadë dhe gati çdo fillim gushti, qytetarët shqiptarë dëgjojnë refrenin “altertekst…tekste alternative…udhëzime…shitje…etj”. Sigurisht, më të interesuarit janë grupet e interesit: Botuesit – distributorët – prindërit, të cilët kanë fëmijët në arsimin parauniversitar. Fillimisht, ALTERTEKST-i ose thënë ndryshe tekstet alternative, e nisën rrugëtimin e tyre në mandatin e parë të qeverisë Berisha 1, duke i dhënë fund monotekstit, me të cilin operonte arsimi parauniversitar shqiptar. Shtëpitë Botuese ishin të lira të konkurronin dhe numri i alternativave ishte i pakufizuar. Në mandatin e tij të parë qeverisës, kryeministri Rama ligjëroi ndryshimet në ALTERTEKS, duke lënë në treg vetëm 3 tekste alternative. Gjatë 5 viteve të tij qeverisëse, si kryeministri Edi Rama ashtu edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në çdo dalje të tyre publike apo llogaridhënie qeverisëse, e deklarojnë ALTERTEKST-in si arritja më e madhe.

Po a është vërtet kështu? A ka vend për monopol, abuzime, fitime marramendëse etj? Le t’i marrim faktet me radhë…

Në strategjinë e re të arsimit 2014 – 2020, qeveria Rama kishte si prioritet edhe futjen e kurrikulave të reja në arsimin parauniversitar, thënë ndryshe hartimin e teksteve të reja, me kurrikula të reja dhe me 3 tekste alternative. Lëndët e grupit shkencor; matematika, fizika, dituria, biologjia, kimia, do të merreshin dhe do të përktheheshin nga shtëpi botuese të huaja, sikurse edhe tekstet e gjuhëve të huaja do të merreshin nga shtëpi botuese jashtë vendit. Çudia ndodhi që në vitin e parë, gazetarët e “Telegraf” kanë hulumtuar dhe zbuluar se kur në konkurrim ishin tekstet e klasave 1 dhe 6 dhe.. 2 alternativa nga 3 të mundshme, për tekstin “Biologjia 6” e fitoi shtëpia botuese “ Pegi”. Në fakt, po t’i hedhim një sy ALTERTEKST-it, do të shohim se shtëpia botuese “ Pegi”, “ Albas”, Mediaprint” diku në vitin e dytë të konkurrimit u shfaq dhe zuri vend të dukshëm edhe “ Dudaj”, por si asnjëherë më parë, një shtëpi botuese fiton gati të gjithë titujt e librave që ishin në konkurrim. Viti i ri akademik që nis në shtator, do të ketë tekstet e reja në klasat 4 dhe 9 të arsimit parauniversitar. Përsëri, duke iu referuar ALTERTEKST-it zyrtar, të publikuar në faqen zyrtare të çdo drejtorie arsimore, vërehet se shtëpia Botuese “Ideart” ka fituar 1 nga 3 alternativat e çdo titulli libri. Përjashtim bëjnë vetëm tekstet e gjuhëve të huaja, me të cilat Redin Jegeni, drejtuesi i shtëpisë botuese “ Ideart”, nuk konkurroi. Kryesisht këto tekste konkurrohen nga operatorë, që në treg operojnë si qendra të gjuhëve të huaja.

Hallkat e një zinxhiri…

ALTERTEKST-i është një proces zinxhir, që nis me hartimin e kurrikulës nga institucioni përgjegjës në varësi të ministrisë së arsimit, me ngritjen e grupeve të autorëve dhe hartimin e teksteve nga shtëpitë botuese, me ngritjen nga Ministria e Arsimit të komisionit të vlerësimit të teksteve, me paraqitjen e teksteve në konkurrim, shpalljen e fituesve, …për të vazhduar me hallkën më të debatuar të zinxhirit: Përzgjedhja e teksteve nga mësuesit e çdo shkolle e ku përmbyllet me shitjen e tyre, pra me distributorët. Çdo vit, vetë botuesit, si të ata që nuk kanë fituar asnjë tekst (edhe pse mund të kenë konkurruar me minimum 5 tituj), ashtu edhe ata që mund të kenë fituar gjysmat e diçka më shumë e më pak, gazeta “Telegraf” ka zbuluar se  shigjetat i drejtojnë te komisioni i vlerësimit të teksteve, duke aluduar edhe për selektivitet. Në fakt, ekziston për botuesit humbës edhe një mundësi apelim, por që kurrë nuk ka dhënë rezultate pozitive. Mes botuesve që garuan në tekstet e klasave 4 dhe 9, i vetmi që iu gëzua rezultateve të komisionit të vlerësimit të teksteve, ishte Redin Jegeni. E ilustrojmë me shembujt nga ALTERTEKSI i klasës së 4-të:

Matematika 4 – fitojnë Shtëpia Botuese: -“Ideart”, “Albas” , “Uegen”

Dituri Natyre 4- “Ideart”, “Dudaj”, “Pegi”

Qytetaria 4- “Ideart”, “Arbëria 07”, “Pegi”

Historia 4 – “Ideart”, “Morava”, “Albas”

Tik 4- “Ideart”, “Sh,B.L.Sh”, “Albas”

Klasa e 9-të

Matematika 9 – fitojnë Shtëpia Botuese: – “Ideart”, “Mediaprint” , “Pegi”

Fizika 9- “Ideart”, “ Dudaj”, “ShBLSH”

Biologjia 9- “Ideart”, “ Dudaj”, “Mediaprint”

Qytetaria 9- “Ideart”, “ Arbëria 07”, “Albas”

Historia 9- “Ideart”, “ Arbëria 07”, “Albas”

Gjeografia 9- “Ideart”, “Infosoft”, “Pegi”

Tik 9- “Ideart”, “ Filara”, “Mediaprint”

Muzikë 9- “Ideart”, “Pegi”, “Arbëria 07”

Shtëpia Botuese “ Ideart” ka konkurruar edhe në klasat e tjera, vitet e kaluara dhe ka fituar rreth 20 apo 30 % të titujve që kanë qenë në konkurrim. Hallka tjetër e zinxhirit është: Përzgjedhja e teksteve nga mësuesit. Një debat, i cili ka gjetur pasqyrim herë pas here në gazetën “Telegraf” shoqëron gjithnjë mbledhjet që ministria e Arsimit bën me grupet e interesit, pra me botuesit. Institucioni përgjegjës thekson me forcë se mësuesit janë ata që sipas udhëzimeve kanë përzgjedhur 1 nga 3 alternativat që janë fituese në çdo lëndë. Botuesit nga ana e tyre, jo rrallë herë kanë argumentuar (edhe me fakte) se mësuesit, kryesisht në rrethe, “orientohen” për mos të thënë “urdhërohen” nga drejtuesit e arsimit apo edhe të shkollave , se cilën shtëpi botuese duhet të zgjedhin tekstin. Sigurisht edhe këtu ka vend si për monopol me mbrojtje politike, ashtu edhe për përzgjedhje me fuqi ekonomike Në ALTERTEKS janë 3 alternativa dhe mësuesit kanë zgjedhur. Por a ka shkuar procesi pa dritë-hije?A ka vend për dyshime apo abuzime? Ndoshta përgjigja duhet kërkuar në dy drejtime: Së pari, nga institucioni përgjegjës që është Ministria e Arsimit dhe së dyti, nga vetë botuesit.

Shitja e teksteve … dhe “përzgjedhja” e distributorëve

Tekstet shkollore për vitin akademik 2018-2019 do të jenë falas, jo vetëm për një grup të caktuar nxënësish në nevojë, por edhe për të gjithë fëmijët që do të ndjekin arsimin parauniversitar, në klasat 1 deri 4. Vogëlushët 6 deri 10-vjeçarë, sipas Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, duhet të tregohen të kujdesshëm; duhet të punojnë vetëm me laps: Duhet të kujdesen shumë për librat e tyre, sepse me to, do të mësojnë edhe dy breza të tjerë fëmijësh! Deri këtu gjithçka ndoshta është për t’u përshëndetur, por pas kuintave gazeta “Telegraf” vëren se kemi tjetër pamje. Botuesit janë në përfundim të shtypjes së teksteve të përzgjedhura, por njëkohësisht dikush ka filluar edhe shpërndarjen e tyre. Për të sqaruar lexuesit, distributorët, pra shitësit mund të jenë të përhershëm, por edhe sezonalë, e këtu fillon edhe dritë-hija e kësaj hallke të zinxhirit. Në rrethe kryesisht operojnë 1 apo 2 distributorë, të cilët janë edhe si librarë të licencuar, me një aktivitet gjatë gjithë vitit. Kurse në qarkun e Tiranës, pra në qytet dhe fshatra, situate është ndryshe: Librat mund t’i shesë kushdo që ka “mik” kryetarin apo sekretarin e Shoqatës të Botuesve të Teksteve Shkollore, e që nxjerrin një licence sezonale: (NIPT), vetëm për muajin gusht- shtator. Edhe distributorët e rretheve shpesh janë “në garë” apo në “ethe” me persona të tjerë, në qytetet e tyre. Kjo varet përsëri nga kryetari apo edhe sekretari i shoqatës. Thuhet (pasi vetë disa prej botuesve të teksteve shkollore nuk janë të sigurt) që ka një Shoqatë të Botuesve të Teksteve Shkollore ku Kryetar është Latif Ajrullai i Shtëpisë Botuese “Albas”, kurse Sekretar Redin Jegeni i Shtëpisë Botuese “Ideart” e që çuditërisht ketë vit konkurrimi, si asnjëherë më parë, fitoi jo pak, por gjithë tekstet në klasat 4 dhe 9!!!!! Këta vendosin edhe se kush do të shesë tekstet në zona apo shkolla të caktuara. Pra në një fare mënyre, gjithkush që ka dëshirë të shesë tekstet shkollore, duhet “ të hyjë në tender me ofertë të majme”, që do të thotë: Ose do të paguajnë paraprakisht, ose do të paguajnë një shumë në fund të procesit. Jo vetëm kaq, por botues thonë se z. Jegeni, u ka bërë presion distributorëve (shitësve të rretheve) duke u thënë: “nëse bashkë me librat e certifikuar, pra librat me pullë, nuk do të shisni edhe librat e pa certifikuar si; fletoret e punës të aftësimit teknologjik; historisë; hartën memece, atlaset gjeografike; librin e “Edukimi fizik, sporte dhe shëndet” për klasat 1,2,3,6,7,8,10,11 etj;, nuk do iu jap as librat e certifikuar dhe të përzgjedhur. Do gjej dhe do caktojmë si shoqatë distributore të tjerë!” Çmimet e tyre variojnë nga 150 deri 500 lekë (të reja) Shitësit që kanë vite e vite që punojnë, janë në hall, pasi shitja e librit shkollor është shumë fitimprurës për ata.

Thuhet se sipas disa distributorëve z. Jegeni e ka fuqinë dhe mbështetjen e Ministres Nikolla dhe Kryeministrit Rama, edhe si sekretar i shoqatës së botuesve. Nga informacionet që ka gazeta “Telegraf”, po edhe sipas tyre, flitet se R. Jegeni u ka bërë presion edhe drejtorëve të arsimit në rrethe që të ndikonin tek mësuesit në përzgjedhjen e teksteve të shtëpisë botuese “Ideart”

Kosto i një teksti…çmimi i kopertinës…fitimi i botuesve dhe distributorit (shitësit)

Tekstet shkollore kanë një çmim në kopertinën e tyre, tavani i të cilit është përcaktuar me një formulë nga ministria e arsimit. Tekstet e kasës së parë variojnë nga 220 deri në 600 lekë të reja, por që në fakt nuk po i llogarisim si kosto në xhepat e qytetarëve, pasi do të jepen falas.

Sipas vetë botuesve, kosto e shtypjes së tekstit, varion deri në 30 % të çmimit të kopertinës, ndërsa kur tekstet dërgohet dhe shtypen në shtypshkronjat e Bullgarisë apo Maqedonisë, kosto e tekstit është 22 % e çmimit të kopertinës. Në koston e shtypit llogaritet: letra, boja, lastrat, fuqia punëtore, energjia e harxhuar.

Atëherë po marrim një shembull për ilustrim me përafërsi: ( nga ato tekste, kosto e të cilit do mbulohet nga buxheti i shtetit)

 Një tekst Matematika 1 dhe një tekst nga klasa e 4 –të Matematika 4

Matematika 1 – shtëpia botuese “ Dita Print”

 Çmimi i kopertinës —- 601 lekë ( të reja)

 Kosto e shtypit ( 30%) —- 180 lekë ( të reja)

Tirazhi ( rreth 35.000)

 Shuma e fituar – 35.000 copë x 380 lekë =13.300.000 lekë

Matematika 4 – shtëpia botuese “ Ideart”

 Çmimi i kopertinës —- 498 lekë ( të reja)

 Kosto e shtypit ( 30%) —- 149.4 lekë ( të reja)

Tirazhi ( rreth 35.000)

 Shuma e fituar —35.000 copë x 348 lekë =180.000 lekë

Matematika 4 – Fletore Pune shtëpia botuese “ Ideart”

 Çmimi i kopertinës —- 292 lekë ( të reja)

 Kosto e shtypit ( 30%) —- 90 lekë ( të reja)

Tirazhi ( rreth 35.000)

 Shuma e fituar —35.000 copë x 202 lekë =070.000 lekë

 Pra, nga Matematika 4, fitohet: 12.180.000 + 7.070.000

 = 19.250.000 lekë (të reja)

 

 

Po llogarisim 1 tekst, që nuk mbulohet nga buxheti i shtetit, por nga xhepat e qytetarëve

 Matematika 9 – shtëpia botuese “ Ideart”

 Çmimi i kopertinës —- 550 lekë ( të reja)

 Kosto e shtypit ( 30%) —- 165 lekë ( të reja)

Tirazhi ( rreth 35.000)

 Shuma e fituar — 35.000 copë x 385 lekë =475..000 lekë

 Matematika 9 – Fletore Pune shtëpia botuese “ Ideart”

 Çmimi i kopertinës —- 350 lekë ( të reja)

 Kosto e shtypit ( 30%) —- 105 lekë ( të reja)

Tirazhi ( rreth 35.000)

 Shuma e fituar —35.000 copë x 245 lekë =8.575.000 lekë

 Pra, nga Matematika 9, fitohet: 13.475.000 + 8.575.000

  = 22.050.000 lekë ( të reja)

 Më lart, cituam që distributorëve të rretheve u bëhet presion që duhet patjetër të shesin edhe tekstet jashtë katalogut. Pra. fletoret e punës, hartat memece, atlaset gjeografik, librin e edukimit fizik dhe sportet etj.

Po llogarisim fitimin e botuesit, nga tekstet jashtë katalogut:

Teksti: Edukim fizik, sportet dhe shëndet : ( klasa 1-2-6-7-8- etj)

Edukim fizik, sportet dhe shëndet 1 – shtëpia botuese “ Ideart”

 Çmimi i kopertinës —- 250 lekë ( të reja)

 Kosto e shtypit ( 30%) —- 70 lekë ( të reja)

Tirazhi ( rreth 35.000)

 Shuma e fituar –35.000 copë x 180 lekë =300.000 lekë

Shënim: Kjo shumë është vetëm për klasën e parë: Teksti është format në klasat 2, 3, 6, 7, 8, 9 dhe 10.. pra shuma duhet të shumëzohet me 8 x 6.300.000=50.400.000 lekë të reja