Ja si do të jetë testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

1790
Sigal

Matura/ Përmbajtja, struktura  dhe lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar për provimin e dytë të detyruar

Në 30 maj do të zhvillohet provimi i radhës, ai i gjuhës shqipe dhe i letërsisë, që është provim i detyruar i Maturës Shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme. Për këtë, ata do t’i nënshtrohen një testi, në përbërje të të cilit do të jenë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëndë gjatë viteve të shkollës së mesme.

Ky test do të zhvillohet mbi bazën e Programit orientues, që është mbështetur në:

– Programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në kurrikulën bërthamë;

– Udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit;

– Standardet e fushës së gjuhës shqipe dhe letërsisë;

– Udhëzimin e MAS-it, datë 26.12.2013, “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2014″.

Testi

Testi i Maturës Shtetërore Gjuhe Shqipe dhe Letërsi bërthamë për gjimnazin dhe gjimnazin gjuhësor, do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë. Maturanti testohet për aftësitë intelektuale të vëzhgueshme dhe të matshme, të synuara nga programi dhe të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, të tilla si:

– aftësia për të identifikuar dhe për të kuptuar (nivel bazë i aftësive intelektuale);

– aftësia për të analizuar dhe zbatuar (nivel mesatar i aftësive intelektuale);

– aftësia për të vlerësuar, për të gjykuar, për të marrë dhe për të mbrojtur qëndrime të caktuara (nivel i lartë i aftësive intelektuale).

Përqindja e pikëve në test për secilin nivel do të jetë:

Nivelet e aftësive intelektuale
Niveli bazë Niveli mesatar Niveli i lartë
40% 40% 20%

Struktura e testit do të jetë:

Pjesa e parë: tekst letrar (45%)

Pjesa e dytë: tekst joletrar (55%)

Përmbajtja e testit

Njohuritë mbi fjalën: Të kuptuarit dhe përdorimi i drejtë i kuptimit të fjalës; Interpretimi i kuptimeve të dyta, si pasuri gjuhësore brenda situatës teksture; Vlerësimi i kuptimeve të figurshme të fjalëve. Nxënësi të jetë i aftë: të zbulojë kuptimin me të cilin del fjala. në kontekstin që përdoret; të interpretoje kuptimet e figurshme të fjalëve, si pasuri e shprehjes artistike në një tekst letrar; të interpretojë kuptimet e dyta të fjalëve, si pasuri gjuhësore e shqipes brenda situatës dhe hapësirës tekstore; të dallojë kuptimet e figurshme si njësi gjuhësore nga përdorimet e figurshme si njësi të stilistikës letrare; të vlerësojë kuptimet e figurshme të fjalëve, si pasuri e shprehjes artistike në një tekst.

Strategjitë e të lexuarit: Përdorimi i strategjive të të lexuarit për të kuptuar një tekst; Identifikimi i veçorive të teksteve; Evidentimi i veçantive të llojeve të ndryshme të teksteve dhe krahasimi mes tyre; Zbulimi dhe vlerësimi i pozicionit të autorit. Nxënësi të jetë i aftë të zbatojë strategji të tilla të të lexuarit, si: strategjia e hartës së tekstit, e problemzgjidhjes, e përmbledhjes dhe e diagramit të Venit; të përdorë informacionin e tekstit për të zbuluar nëntekstin dhe për të nxjerrë përfundime; të parafrazojë informacionin e marrë nga tekste të llojeve të ndryshme; të bëjë përmbledhjen e një teksti; të zbulojë tipare të përbashkëta dhe dalluese ndërmjet teksteve të ndryshme në lidhje me: personazhet, temën problemzgjidhjen, lidhjen e ndërmjetme dhe relacione të tjera; të vlerësojë stilin e autorit në tekste të ndryshme.

Pasurimi i fjalorit: Zbulimi dhe përdorimi i dukurive gjuhësore, si: polisemia, homonimia, sinonimia, antonimia, shprehjet frazeologjike; Vlerësimi i figurshmërisë së përdorur në tekste të ndryshme, përmes burimeve gjuhësore të shprehësisë. Nxënësi të jetë i aftë: të përdorë gjerësisht dhe me efikasitet dukuritë semantike, si: polisemia, homonimia, sinonimia, antonimia; të analizojë figurshmërinë e përdorur në tekste të ndryshme përmes burimeve gjuhësore të shprehësisë (fonetike, morfologjike, leksikologjike, sintaksore), për të pasuruar fjalorin; të pasurojë fjalorin përmes krijimit të fjalëve e të kuptimeve të reja dhe futjes në përdorim të fjalëve dialektore me vlera shënuese e shprehëse; të pasurojë fjalorin me fjalë të huaja të domosdoshme, duke mënjanuar fjalët e huaja të panevojshme.

Aftësitë e të kuptuarit të tekstit dhe reflektimi ndaj tij. Përdorimi i njohurive dhe aftësive për të kuptuar tekstin: Evidentimi i rolit të fjalëve në krijimin e tonit dhe atmosferës së veprës; Interpretimi i një vepre në drejtim të arritjes artistike, gjuhësore, filozofike, shoqërore e psikologjike. Nxënësi të jetë i aftë: të analizojë tekstin (letrar dhe joletrar), si formë e larmishme e ligjërimit; të tregojë se si teksti pasqyron artistikisht marrëdhënie historiko-shoqërore të një periudhe kohore të caktuar; të identifikojë karakteristika të kompozicionit në tekste të ndryshme; të identifikojë karakteristika përmbajtësore të teksteve (tema, tematika, motivi, karakteret); të dallojë faktin nga opinioni, duke përdorur informacione nga teksti, argumente logjike dhe këndvështrim vetjak; të dallojë lidhjen logjike të argumenteve në tekste të ndryshme; të zbulojë qëndrimin e autorit ndaj “lëndës” që trajton dhe ndaj lexuesit të cilit i drejtohet; të zbulojë se si përdorimi i fjalëve të autorit krijon tonin dhe atmosferën e përgjithshme të veprës; të interpretojë një vepër në drejtim të arritjes artistike. gjuhësore, filozofike, shoqërore e psikologjike; të zbulojë tipare të përbashkëta dhe dalluese midis një teksti të traditës letrare dhe një shkrimi bashkëkohor duke i vendosur në marrëdhënie krahasuese.

TË SHKRUARIT

Shkrimi si proces: Përfshirja në hapat e domosdoshëm të procesit të të shkruarit; Njohja dhe përdorimi i elementeve të sistemit të vlerësimit. Nxënësi të jetë i aftë: të përfshihet në të gjitha hapat e procesit të të shkruarit: parashkrimi, draftimi, rishikimi (redaktimi e korrektimi); të përdorë elementet e sistemit të vlerësimit (ideja kryesore, nënidetë, organizimi, drejtshkrimi, fjalori, saktësia gramatikore, referencat) për shkrimin e tij.

Shkrimi si produkt: Realizimi i një shkrimi për tema, qëllime dhe audienca të caktuara; Përdorimi i elementeve të domosdoshme për të përfunduar një shkrim. Nxënësi të jetë i aftë: të shkruajë tekste me disa paragrafe duke zhvilluar një ide kryesore; të përdorë gjuhë të saktë, detaje specifike, përshkrime, shembuj, përkufizim, analogji; të shkruajë pjesën në mënyrë të tillë që të bindë lexues të ndryshëm; të zgjedhë fjalët dhe format gjuhësore për të shprehur ngjyrime emocionale personale etj.; të përdorë stil vetjak dhe autorial për të tërhequr vëmendjen e audiencës; të përdorë drejt kuptimet e para dhe të dyta të

fjalëve; të përdorë struktura, të tilla si: kronologjia, sekuenca, titujt, nëntitujt etj.

Format e shkrimit, audienca dhe qëllimet: Demonstrimi i aftësive për të

shkruar dhe forma të ndryshme për një shumëllojshmëri audiencash dhe qëllimesh, si dhe duke zbatuar kriteret e domosdoshme për çdo formë. Nxënësi të jetë i aftë: të shkruajë lloje të ndryshme tekstesh, të cilat: zhvillojnë një ide; kanë një organizim strukturor të

përshtatshëm me qëllimin, audiencën dhe kontekstin; përfshijnë informacione të rëndësishme, duke përjashtuar informacionet më pak të rëndësishme; mbështesin gjykimet me të dhëna të përshtatshme e thelbësore, si dhe me

detaje të përzgjedhura: të vlerësojë si ndikojnë mbi audiencën elemente, të tilla si: stili. mjetet letrare, përzgjedhja e fjalëve, toni, përmbajtja e këndvështrimi.

Drejtshkrimi dhe pikësimi: Zbatimi i rregullave të drejtshkrimit dhe të pikësimit; Zbatimi i njohurive të gjuhës standarde shqipe. Nxënësi të jetë i aftë: të përdorë rregullat drejtshkrimore të gjuhës standarde në të gjitha shkrimet; të përdorë njohuri të gjuhës standarde për të redaktuar shkrimin vetjak; të përdorë rregullat e pikësimit të gjuhës

standarde në të gjitha shkrimet e tij.

box

Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar

Poezi

Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri “Lulet e verës’; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”‘; Fishta “Mrizi i zanave” Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”*; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi

qelq”.

Prozë

Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”: P. Marko “Qyteti i fundit”: Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”; Kasem Trebeshina “Odin Mondvalsen”.

Dramë

Eskili “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”; “Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, “Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Miler “Pamje nga lira “; Noli “Izraelitë dhe filistinë”.