Ja rezultatet paraprake të konkursit të pranimit në Arkitekturë dhe Urbanistikë si dhe në Universitetin e Arteve

641
Sigal

Zbardhen rezultatet e konkurrentëve të konkurseve të pranimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve

Maliqari: Sot seanca e ankimimit, vetëm për “Vizatimin teknik”

Pas shpalljes së rezultateve paraprake të konkursit të pranimeve në Arkitekturë dhe Urbanistikë, kandidatët njihen me to dhe disa prej tyre mund të kenë reklamime, atëherë bëhet dhe ankimimi. “Rezultatet e pasqyrojnë pjesën e testit special 60%, ndërkohë që këto rezultate do t’i bashkangjiten atyre të Maturës Shtetërore 40%. Rezultatet janë paraprake, pasi ditën e sotme dt. 7 shtator ora 9.00 do të zhvillohet seanca e ankimimit, sipas rregullores së konkursit, vetëm për seancën “Vizatim Teknik”, shprehet për “Telegraf” prof.dr. Andrea Maliqari, dekani i fakultetit të “Inxhinjerisë së Ndërtimit” në Universitetin Politeknik. Kështu, mblidhet komisioni i shqyrtimit të ankesave, bëhet kontakti me personat e komisionit të rivlerësimit me kandidatët, pastaj bëhet shpallja përfundimtare e rezultateve, e cila i dërgohet AKP-së, që bën renditjen përfundimtare edhe mbi bazën e pikëve të konkursit të Maturës Shtetërore.

Konkurruan gjithsej 314 kandidatë nga të cilët:

294 nga shkollat brenda vendit

16 nga shkollat e trojeve jashtë Shqipërisë

2  për fakultet të dytë

2 për transferim studimesh

 Ja rezultatet paraprake të konkursit të pranimit në Universitetin e Arteve sipas degëve

Malaj: S’kualifikohen 89 konkurrentë. Nuk arritën pragun prej 60 pikësh

Universiteti i Arteve bëri publike dje rezultatet paraprake të konkursit të pranimeve për të gjitha degët. Kjo është një listë paraprake, sepse lista e fituesve, përfundimtare del nga MASH, pasi bëhet edhe përllogaritja me rezultatet e Maturës Shtetërore. Prof. Petrit Malaj, Rektori i Universitetit të Arteve në Tiranë, bën të ditur për “Telegraf”, se përgjithësisht konkurruesit kanë shpërfaqur një performancë të kënaqshme dhe se më shumë se 2/3 e kandidatëve, e kanë kaluar pragun e pikëve minimale, që është 60 pikë. Kështu, nga 343 kandidatë që janë regjistruar për konkurrim, 89 prej tyre nuk kanë marrë pikët e nevojshme për të qenë kandidatë fitues në këtë universitet. “Të gjithë kandidatët që nuk kanë fituar minimalisht 60 pikë, nuk mund të jenë më kandidatë për studentë të Universitetit të Arteve këtë vit akademik”, është shprehur prof. Malaj.

Konkurruan gjithsej 343 kandidatë, nga të cilët:

89 s’kualifikohen automatikisht, nga të cilët:

28 nga Fakulteti i Muzikës

39 nga Fakulteti i Artit Skenik

12 nga Fakulteti i Arteve të Bukura

 …

për m♪7 tepër lexoni Gazetën Telegraf