Ja pikët e fituesit të fundit sipas degëve

577
Sigal

Zyrtare/Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpall listën e fituesve në Universitete, raundi i parë, për vitin akademik 2013-2014

Për të gjithë maturantët ka mbaruar ankthi i pritjes së listës së fituesve në Universitete.  Ministria e Arsimit ka bërë publike emrat e të gjithë maturantëve që kanë fituar të drejtën e studimit për në Universitet. Të gjithë maturantët që nuk kanë mundësi të shohin listat e afishuara nëpër Fakultetet përkatëse, Ministria e Arsimit i ka publikuar në versionin online. Ndërsa për maturantët të cilët nuk kanë mundësi të shohin online nëse janë fitues apo jo, gazeta “elegraf” publikon pikët e fituesit të fundit për çdo degë dhe vetë maturantët me pikët e tyre  e llogarisin se në cilën degë kanë fituar, duke pasur parasysh dhe renditjen e preferemncave. Gjithashtu Ministria e Arsimit publikoi dhe udhëzimin sesi fituesit e shpallur tashmë duhet të veprojnë për t’u regjistruar online. Për të kryer regjistrimin online duhet të shkoni tek linku: http://matura.akp.gov.al; Pasi të identifikoheni, duhet të të klikoni te butoni : “Regjistrohu në fakultet” ku duhet të plotësohen me kujdes të dhënat e kërkuara. Pas plotësimit klikoni te butoni: “Identifikohu”. Nëse të dhënat tuaja janë të sakta, do ju dalë dega në të cilën jeni fitues dhe kështu do të vazhdoni procedurat e regjistrimit on-line sipas hapave që ju kërkohen. Kujdes! Nëse jeni shpallur fitues te një preferencë e ndryshme nga preferenca e parë dhe dëshironi të regjistroheni në mënyrë përfundimtare aty, pra të mos vazhdoni konkurrimin për një preference më të lartë, duhet të zgjidhni (klikoni) opsionin: “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe më pas të klikoni tek butoni: “Ruaj”. Nëse doni të vazhdoni konkurrimin për preferencat më të larta zgjidhni (klikoni) opsionin: “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” dhe klikoni butonin: “Ruaj”.  Veprimi i regjistrimit on-line lejohet të kryhet vetëm njëherë. Studenti/ja, gjatë javës së parë të frekuentimit të studimeve universitare në programin e studimit ku është shpallur fitues , dorëzon pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës, dokumentet plotësuese të mëposhtëm: a) Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e njërit prej dokumenteve të identifikimit (e panoterizuar); b) 2 fotografi; c) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekësh.

listat me plota do ti gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf