Ja përmbajtja e testit të Gjuhës Angleze, provim i detyruar

2491
Sigal

Matura Shtetërore 2015/ Ministria e Arsimit zbardh programet orientuese për nxënësit

Ministria e Arsimit ka zbardhur programet orientuese për maturantët e vitit 2014-2015. Me bërjen publike të këtyre programeve, tashmë maturantët mund të nisin përgatitjet për provimet finale që i çojnë drejt universitetit të preferuar. MAS me anë të këtyre programeve jep edhe shpjegimet rreth të cilave do të hartohen testet finale të maturës.

Maturantët e këtij viti nuk do të kenë surpriza, përsa i takon zhvillimit të provimeve të MSH, pasi do të jetë e njëjta procedurë që u ndoq në Maturën 2014. I vetmi ndryshim, është se testi me detyrim i gjuhës së huaj këtë vit, do të hartohet sipas nivelit gjuhësor B1, ndryshe nga vjet që ishte A2, ndërsa për gjuhën e huaj me zgjedhje do të jetë sërish i nivelit B2. Të gjithë maturantët do t’i nënshtrohen 3 provimeve me detyrim, si dhe dy provime të tjera me zgjedhje. Pra, në total maturantët do të testohen për 5 provime. Edhe për këtë vit vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës, por nuk do të ndikojë te pikët sipas formulës (të udhëzimit të MAS), e cila, gjithashtu, ka mbetur e njëjtë.

 Programi orientues i Gjuhës Angleze, provim i detyruar  (niveli B1)

Hartimi i këtij programi orientues është bazuar tërësisht në programet e gjuhës angleze,   të cilat përcaktojnë njohuritë dhe shprehitë e domosdoshme gjuhësore, komunikuese dhe funksionale. Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën angleze si  provim i detyruar, është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik, ashtu edhe në aspektin gjuhësor (gramatikor, leksikor) dhe funksional.

Nxënësi që do t’i ushtrohet provimit të Maturës me Detyrim në gjuhën angleze (niveli B1) duhet të demonstrojë aftësitë dhe njohjet e tij për çka ka marrë dhe përfituar nga të nxënët në këtë lëndë gjatë viteve të shkollës së mesme. Përshkrimin e kompetencave dhe njohurive po i paraqesim në gjuhën angleze, pasi nxënësi është njohur me to në portofolin e gjuhëve të huaja, ku jepet përshkrimi për çdo nivel gjuhësor.

 1. Reading and Comprehension

Students at level B1 should understand straightforward texts on subjects related to their fields of interest.

• They can find and understand general information they need in everyday material, such as letters, brochures and short official documents.

• They can search one long or several short texts to locate specific information they need to help them complete a task.

• They can recognize significant points in straightforward newspaper articles on familiar subjects and can identify the main conclusions in clearly-written argumentative texts.

• They can recognize the general line of argument in a text but not necessarily in detail.

• They can understand the description of events, feelings and wishes in personal letters well enough to correspond with a friend or acquaintance.

• They can understand clearly-written straightforward instructions for a piece of equipment.

  2. Writing

Students at level B1 should write very brief reports, which pass on routine factual information and state reasons for actions.

• They can write personal letters describing experiences, feelings and events in detail.

• They can describe basic details of unpredictable occurrences, e.g., an accident.

• They can describe dreams, hopes and ambitions and can take messages describing enquiries, problems, etc.

• They can describe the plot of a book or film and describe their reactions to it.

3. Use of English

a) Functions/ notions: Describing places; Describing past experiences and storytelling; Describing feelings, emotions, attitudes; Expressing opinions; Expressing agreement/ disagreement; Talking about films and boks.

b) Verb forms: 5 W-s-h- and Yes/No Questions in present /past; Complex question tags; Past continuous; Used to; Would expressing habits in the past; Past perfekt; Future time (will & going to); Future continuous; Present perfekt; Present perfect vs. past simple; Present perfect continuous; Conditionals; Zero, first and second conditional; Phrasal Verbs; Passives; Simple pasive; Reported speech (range of tenses); Modals: Possibility; Might, may, will, probably; Must/can’t (deduction); Modals: Obligation & Necessity; Must/have to; Ought to; Need to; Modals: Past; Should have, might have/etc.; Articles with countable and uncountable nouns; Determiners; Broad range (e.g. all the, most, both); Collocation of adjectives; Adverbial phrases of time, place and frequency including word orden; Adjectives vs. Adverbs; phrases of degree/extent, probability; Comparative and superlative form of adverbs; Broader range of intensifiers.

c) Vocabulary: Town, shops and shopping; Travel and services vocabulary; Contrasting opinions (on the one hand…); Collocation; Colloquial language.

Struktura e Provimit, Gjuha Angleze në Nivelin B1

 Testi i gjuhës angleze me detyrim në nivelin gjuhësor B1 do të jetë i ndarë në 3 seksione ku testohen:

  • Të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare
  • Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme
  • Të shkruarit

 

Pesha që zë çdo kompetencë në provim Seksioni 1

Reading Comprehension

Seksioni 2

Use of English

Seksioni 3

Writing

Në % 40% 40% 20%
Në pikë 20 pikë 20 pikë 10 pikë
Niveli 1 10 pikë 10 pikë  
Niveli 2 10 pikë 10 pikë  
Niveli 3     10 pikë

 

Nxënësi me Niveli1, 2, 3, do të duhet të nënkuptojë që janë pyetje të nivelit të lehtë, mesatar dhe të vështirë.

 

Objektivat e vlerësimit sipas tre niveleve

 

Nr Linjat Pikët Pesha
1 Të Lexuarit dhe të Kuptuarit

o   gjetja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë (Niv.1)

o   reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij (Niv.1)

o   perifrazimi i një fraze ose shprehjeje shkëputur nga teksti (Niv.2)

o   nxjerrja e një kuptimi të përgjithshëm dhe e moralit të pjesës, ose idesë qendrore shprehur në gjuhë të thjeshtë (Niv.3)

o   gjetja e elementëve që justifikojnë përgjigjen e dhënë (Niv.2)

o   plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit (Niv.1)

o   gjetja e fjalëve referuese (Niv.2)

 

20 pikë

3 pikë

3 pikë

 

3 pikë

2 pikë

 

3 pikë

3 pikë

3 pikë

40%
2 Gramatika

o   kohët e foljeve (Niv. 1)

o   shkallët e mbiemrave, (Niv. 1)

o   lidhëzat, (Niv. 1)

o   përemrat lidhorë të thjeshtë, (Niv. 1)

o   parafjalët (Niv. 2)

o   shprehjet me parafjalë, (Niv. 2)

o   format pësore, (Niv. 2)

o   ligjërata e zhdrejtë, (Niveli 3)

o   foljet frazale, (Niveli 2)

o    kushtoret 0 dhe 1(Niveli 2)

10 pikë

1 pikë

1 pikë

1 pikë

1 pikë

1 pikë

1 pikë

1 pikë

1 pikë

1 pikë

1 pikë

 

20%
3 Fjalori

o   mënyrat e fjalëformimit me parashtesë (Niveli 2)

o   mënyrat e fjalëformimit me prapashtesë (Niveli 1)

o   grupet sinonimike (Niveli 1)

o   shndërrime fjalish duke ruajtur kuptimin fillestar (Niveli 2)

 

10 pikë

2 pikë

3 pikë

3 pikë

2 pikë

20%
4 Të Shkruarit

o   Realizimi i temës (Përmbajtja)

o   Organizimi

o   Saktësia në gramatikë

o   Fjalori i përdorur

o   Respektimi i rregullave të shkrimit (shenjat e pikësimit, strukturat e ndërtimit të frazave dhe fjalive, gërmat kapitale, etj)

10 pikë

2 pikë

2 pikë

2 pikë

2 pikë

2 pikë

 

 

 

20%
Totali   50 pikë 100%