Ja përgjigjet e testeve të gjuhëve të huaja

857
Sigal

Matura 2014, dje testimi i gjuhës së huaj, maturantët: I thjeshtë, s’kishte nevojë për kopje

Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP ka shpallur skemën e vlerësimit të testit për gjuhët e huaja, që kanë qenë provim i detyruar mature. Korrigjimi i testeve do të kryhet nga mësuesit e shkollave përkatëse, sipas skemës së përgatitur nga AKP.

Testi i parë i provimit të detyruara të Maturës Shtetërore, ai i gjuhës së huaj në anglisht, gjermanisht, italisht dhe frëngjisht ka kaluar me optimizëm për maturantët. Për ta ky provim ishte i thjeshtë dhe kjo sjell motivimin e tyre edhe për provimet e tjera të maturës. Testi i gjuhës së huaj ishte një risi, sepse për herë të parë është si provim i detyruar. Maturantët e nisën testin në orën 10.00 dhe disa prej tyre përfunduan përpara orarit përfundimtar, pas orës 12.00. Të pyetur për penalitet apo problem të tjera gjatë testimit, maturantët thanë se “nuk kishte nevojë për kopje pasi kishin njohuri të mjaftueshëm në gjuhën e huaj”. Testi kishte 25 pyetje, ku vlerësimi maksimal është 50 pikë. Provimit iu nënshtruan në total mbi 51.000 maturantë, ku 45.000 janë maturantë të këtij viti. Ky provim do të pasohet nga ai i Gjuhë-Letërsisë më 30 maj, ai i Matematikës në 9 qershor dhe i provimeve me zgjedhje 16-18 qershor. Çdo maturant ka të drejtën e tërheqjes së një kopjeje të provimeve, por nuk do të ketë rishikime dhe nuk do të ketë rivlerësim note. Kështu, pavarësisht pretendimeve të maturantëve, nota do të jetë e pandryshuar.