Ja datat e Provimeve të Lirimit dhe rregullat e zhvillimit të tyre

1136
Sigal

Provimet e Lirimit

 20 qershor Gjuhë Amtare (për pakicat kombëtare)

23 qershor Gjuhë Shqipe

27 qershor Matematikë

  MAS/ Zbardhet udhëzimi dhe rregullorja për zhvillimin e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë

Provimet e Lirimit do të nisin në datë 23 qershor me lëndën e Gjuhës Shqipe dhe 4 ditë më pas do të vijojnë me provimin e Matematikës, në datë 27 qershor. Nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillojnë edhe Provimin e Lirimit

në lëndën Gjuhë Amtare. Provimi i Lirimit në lëndën gjuhë amtare, do të zhvillohet më datën 20 qershor 2014. Ndërsa nxënësit që mbesin në një, apo më shumë nga provimet e lirimit kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë. Kështu, në Udhëzimin nr.12 të datës 10.04.2014, “Për zhvillimin e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë (Provimeve të Lirimit) 2014”, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla udhëzon nxënësit e klasave të nënta se ora e fillimit të provimeve do të jetë 10:00 dhe se koha e zgjatjes së tyre do të jetë 2 orë e gjysmë. “Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza për provimin në lëndën Gjuhë Amtare, përgatitet nga DAR Gjirokastër. Zyra Arsimore Delvinë dhe Zyra Arsimore Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën ditën e provimit”, thuhet në udhëzim. Ndërsa për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza për provimin në lëndën Gjuhë Amtare, përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë. Gjithashtu në udhëzim bëhet me dije se nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet e lirimit në përshtatje me veçoritë e tyre. Kështu për institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi do të tërhiqet në AKP nga Drejtoria e Institutit, një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit “brail”.

Rregullorja e Provimeve të Lirimit

Gjithashtu gazeta “Telegraf” ka zbardhur edhe rregulloren për procesin e organizimit dhe zhvillimit të provimeve të lirimit 2014. Sipas kësaj rregulloreje, Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) është autoriteti shtetëror përgjegjës për procesin e Provimeve të Lirimit (PL), që bashkëpunon me ISHA dhe DAR/ZA gjatë gjithë procesit. Ndërsa për zhvillimin normal të PL ngrihen Komisioni i PL i DAR/ZA (KPL) dhe Komisioni Shkollor i PL (KSHPL). Komisioni i provimeve të Lirimit vetëm 3 orë para provimit hedh shortin për shpërndarjen e përgjegjësve të administrimit të provimit, administratorëve të provimit dhe atyre të sekretimit. Gjithashtu, KPL merr masa administrative për shkeljen e rregullave të administrimit të provimeve të lirimit.

PROVIMET E LIRIMIT (PL)

1. Lëndët për të cilat zhvillohen PL janë dy: Gjuhe Shqipe dhe Matematikë;

2. PL jepen vetëm me shkrim, secili në një ditë të caktuar;

3. Nxënësi që nuk arrin të marrë PL, i rijep ato në sesionet e mëpasme;

Mjediset e zhvillimit të provimeve të lirimit

Kriteret që duhet të plotësojnë qendrat e provimit:

– Të jenë vetëm në shkollat publike;

– Të mos kenë më pak sesa 20 nxënës;

– Mjedisi më i vogël të jetë i mjaftueshëm për të paktën 15 nxënës;

– Largësia ndërmjet nxënësve të jetë jo më pak se 120 cm;

– Në ditën e provimit, në shkollë nuk zhvillohen veprimtari të tjera;

– Mjediset të jenë të ajrosura, të pastruara dhe të ndriçuara;

– Në mjediset, ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë postera, tabela ose

materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim;

– Nxënësit ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim;

– Sipërfaqja që nxënësi ka në dispozicion për të shkruar, është të paktën 40

cm x 60 cm.

Vlerësimi i provimeve

1. Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në

notë;

2. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësit për kërkesën përkatëse,

mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga AKP;

3. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjte për çdo nxënës;

4. Pas përfundimit të çdo provimi, publikohet skema e vlerësimit të testit në

faqen elektronike të MAS, AKP dhe DAR;

5. KPL përzgjedh vlerësuesit në varësi të numrit të testeve dhe kohës së shpalljes

së rezultateve;

6. Numri i vlerësuesve është në varësi të numrit të testeve që vlerësojnë dhe

kohës së shpalljes së rezultateve të vlerësimit;

7. Vlerësimi i testeve realizohet në mjediset që përzgjidhen nga DAR/ZA, në

kushte të përshtatshme dhe të sigurta;

8. Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. Çdo vlerësues nënshkruan testin që

vlerëson;

9. Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i

vlerësuesve të lendes cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është

përfundimtar;

10. KPL ngre grupe që shqyrtojnë rast për rast të gjitha testet që raportohen si të

dyshimta për kopjim;

11. Shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas çdo

provimi.