Ja 62 emrat e kandidatëve që hyjnë sot në testim

1328
Sigal

Zhvillohet sot në Agjencinë Kombëtare të Provimeve testimi i specializantëve të stomatologjisë

Zhvillohet sot testimi i kandidatëve për 62 specializantë të stomatologjisë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Për herë të parë ky provim organizohet pranë AKP-së për specializantët. Testimi do të nisë në orën 09:00 për 54 kandidatë, ndërsa të tjerët do ta zhvillojnë po sot në orën 14.00. Ndërsa në dhjetor specializantët e mjekësisë kanë pasur një javë kohë për të zhvilluar provimin, nga data 22 deri më datë 30 dhjetor. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se kandidatët për specializantë të stomatologjisë duhet të jenë 30 minuta përpara fillimit të procesit. “Provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë do të zhvillohen në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit”, njofton AKP-ja. Përpos kësaj, aplikantët, të cilët do t’i nënshtrohen provimit, duhet të kenë me vete një mjet identifikimi. Ndërkohë, për kandidatët, të cilat kanë ndryshuar mbiemrin nevojitet edhe një certifikatë, ku të jenë të dy mbiemrat. Ndërsa për paraqitjen në provim duhet të ndjekin disa rregulla, pasi në të kundërt do të skualifikohen menjëherë. “Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi. Gjithashtu ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Po ashtu nuk lejohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”, sqarohet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Sipas rregullores së hartuar, intervista zë vetëm 10 për qind të konkursit ose 100 pikë. Nota mesatare do të ketë 200 pikë në total. Ndërsa pjesa më e rëndësishme është testimi, i cili do të zërë 70 për qind të konkursit, ose 700 pikë maksimale. Janë 734 kandidatë, të cilët kanë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe që pritet t’i nënshtrohen këtij provimi. Në përfundim të testimit të të gjithë kandidatëve, komisioni i vlerësimit përgatit listën duke renditur kandidatët për çdo program specializimi afatgjatë. Kandidati ka dy ditë kohë për të zgjedhur programin e specializimit dhe regjistrimi bëhet shtatë ditë pas shpalljes si fitues. Të gjitha pikët e grumbulluara nga aplikantët do të mblidhen në fund ku do të shpallen edhe fituesit për 365 vende. Më parë kandidatët i janë nënshtruar provimit me gojë, i cili u zhvillua më 19 dhjetor dhe vlerësimi u bë nga një grup prej shtatë anëtarësh. Komisioni shpalli rezultatet e intervistës, dy ditë pas zhvillimit të saj, në faqen e web-it të Fakultetit të Mjekësisë.

Nr. Emer Atesia Mbiemer Dt Ora
1 Ermal Pashai 5.1.2015 09:00
2 Ina Xheladin Ceka 5.1.2015 09:00
3 Sidrit Vladim Peza 5.1.2015 09:00
4 Blerim Qemal Vogli 5.1.2015 09:00
5 Eni Shahin Proda 5.1.2015 09:00
6 Ilvia Flamur Alimehmeti 5.1.2015 09:00
7 Anisa Hysen Koka 5.1.2015 09:00
8 Estela Pellumb Halimi 5.1.2015 09:00
9 Ina Dhimitraq Droboniku 5.1.2015 09:00
10 Rovena Gaqi Xharo 5.1.2015 09:00
11 Eriona Josif Koci 5.1.2015 09:00
12 Endi Arben Toci 5.1.2015 09:00
13 Renato Ramaz Isufi 5.1.2015 09:00
14 Ergest Abedin Qama 5.1.2015 09:00
15 Tizana Vladimir Vrusho 5.1.2015 09:00
16 Daniela Sofokli Kume 5.1.2015 09:00
17 Kozeta vesel bilo 5.1.2015 09:00
18 Olgreta Riza Allamani 5.1.2015 09:00
19 Ledion Viktor Kaci 5.1.2015 09:00
20 Enkelejda Fejzi Mezini 5.1.2015 09:00
21 Edlira Engjellush Shena 5.1.2015 09:00
22 Skerdi Zihni Sula 5.1.2015 09:00
23 Alesio Gezim Bocari 5.1.2015 09:00
24 Haxhi Rrushit Hasi 5.1.2015 09:00
25 Elton Ismail Gjini 5.1.2015 09:00
26 Lorena Edmond Zeqolli 5.1.2015 09:00
27 Jola Bashkim Ogreni 5.1.2015 09:00
28 Brisilda Agim Dyrmishi 5.1.2015 09:00
29 Migena Genc Dervishaj 5.1.2015 09:00
30 Pasho Jahja Kasemi 5.1.2015 09:00
31 Doloreta Servet Celaj 5.1.2015 09:00
32 Elida Kujtim Gjini 5.1.2015 09:00
33 Rezart Kerpaci 5.1.2015 09:00
34 Eni Stavro Jani 5.1.2015 09:00
35 Klodjana Selim Dyrmishi 5.1.2015 09:00
36 Pavlin Ilir Lako 5.1.2015 09:00
37 Alma Petrit Kryemadhi 5.1.2015 09:00
38 Grej Grigor Malo 5.1.2015 09:00
39 Eli Pando Sterjopullo 5.1.2015 09:00
40 Alba Kujtim Likaj 5.1.2015 09:00
41 Sotiraq Anesti Shuka 5.1.2015 09:00
42 Ersted Andrea Muco 5.1.2015 09:00
43 Irena Qani Lugaj 5.1.2015 09:00
44 Arlinda Gramoz Ylli 5.1.2015 09:00
Lista e Specializimeve Stomatologji
45 Dritan Hysen Hoxha 5.1.2015 09:00
46 Remi kujtim Likaj 5.1.2015 09:00
47 Erdit Rifat Dervishi 5.1.2015 09:00
48 Ama Ilirjan Mino 5.1.2015 09:00
49 Marinela Kristaq Skrame 5.1.2015 09:00
50 Drinalda Pal Prendi 5.1.2015 09:00
51 Eni Ndricim Domi 5.1.2015 09:00
52 Entela Rodolf Qose 5.1.2015 09:00
53 Aurela Andrea Fshati 5.1.2015 09:00
54 Elton Kapllan Mance 5.1.2015 09:00
55 Ormir Muhamet Bushati 5.1.2015 14:00
56 Alda Bedri Elmazaj 5.1.2015 14:00
57 Gent Nuredin Ceribashi 5.1.2015 14:00
58 Arlind Musa Lala 5.1.2015 14:00

59 Aris Laze Dautaj 5.1.2015 14:00

60 Olsi Kristaq Karcini 5.1.2015 14:00
61 Oltian Refit Budo 5.1.2015 14:00
62 Andi Bashkim Xhaferri 5.1.2015 14:00