Ish-dekani Hysa, Prokuroria mbyll hetimet, Rektorati apelon vendimin

468
Sigal

TIRANE – Një ditë pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj ish-dekanit të Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa, rektorati i këtij fakulteti ka apeluar vendmin.

Sipas Rektoratit të Mjekësisë, kërkohet sërish nisja e hetimeve për Hysën. Ish-dekani akuzohet për shpërdorim detyre, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në Universitetin e Mjekësisë, u zbulua një dëm ekonomik prej 55 milionë lekësh të reja.

Dje, Prokuroria vendosi të pushojë çështjen, pasi sipas organit të akuzës shkeljet e konstatuara ishin me karakter administrativ dhe jo penal. Bajram Hysa u shkarkua në korrik nga ana e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, nga posti i dekanit të Fakultetit të Mjeksësië.