Intelektualët korçarë i dërgojnë letër kryeministrit Rama kundër ndërtimit të TEC-it

513
Sigal

Ndërtimi i TEC-it me gaz është kthyer në një nga çështjet më të debatuara në qytetin juglindor. Shumë qytetarë korçarë kanë dalë kundra ndërtimit pasi e shohin si “shkatërrim” të qytetit të tyre turistik për shkak të ndotjes së ajrit. Së fundmi, një grup ekspertësh dhe intelektualësh në Korçë i kanë dërguar një letër Kryeministrit të vendit Edi Rama në të cilën shprehen se janë kundër ndërtimit të një TEC-ci që pritet të ndërtohet në afërsi të këtij qyteti. Ata shprehen se ky investim mund të ketë impakt negativ në ekonominë e fshatarëve në atë zonë pasi prek rreth 90 ha tokë humus si dhe dëmton ekosistemin dhe klimën në rajonin e Korçës. Gjithashtu, në këtë letër theksohet se prodhimi i energjisë nuk është parashikuar të jetë për përdorim vendas, por për eksport të saj në vende të tjera të rajonit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të jetë më bashkëpunuese me banorët dhe me ekspertët e fushës. Sipas tyre, në projekt thuhet se ujërat që do të shkarkohen do të derdhen në det, por i kujtojnë qeverisë dhe projektuesit se në Korçë nuk ka det, dhe pyesin ndërkohës se për cilin bëhet fjalë.