Hapen universitetet, 4.000 kuota të paplotësuara; rektorët: Ejani regjistrohuni

100

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla renditi asryet e ndryshimit të
skemës së mëparshme, ku 20% zinte nota e tre viteve të shkollës së mesme dhe
70% ajo e maturës shtetërore.
 

Duke bërë një paralelizëm me të shkuarën, skema e re për
ministren e Arsimit është transparante pasi nuk çon më ministria lista me
shtesa, por vetë sistemi i përzgjedh, ndërkohë që u mundësohen studime të larta
të gjithëve, por sipas meritës.
 

Fazat dyditore pritet të vijojnë deri më datë 28 tetor,
ndërkohë që disa universitete kanë deklaruar se do të vijojnë të pranojnë
derisa të përmbushen kuotat e pranimit.
 

Majfton që studentët të jenë të vëmendshëm ndaj portalit “U
Albanian” në momentin që u shfaqet me jeshile dega që ata preferojnë për t’u
regjistruar, pasi pas dy ditësh e drejta digjet duke i kaluar maturantit
pasardhës.